Në letrën e tij, Rama i bën ftesë për intensifikimin e marrëdhënieve mes të shteteve si dhe luftimin e pandemisë Covid-19. “Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”, ka shkruar Rama. Më tej ai shkruan se beson në ekipin qeverisës të Kurtit për t’i…
Author: tirana
Gazetari Arian Çani, thotë se do të jetë lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Në një intervistë që ka dhënë për MCN TV, Çani ka dhënë këtë përgjigje teksa është pyetur në lidhje me fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, që do të fillojë, ditën e nesërme. “Nuk bëj dot parashikim. Skenari më i keq është se ka një përplasje ende pa nisur fushata. Unë them do jetë lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Nëse s’do të ketë vetëm fjalë, do të fusë në një epokë…
Një magazinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se magazina ka marrë flakë rreth orës 16:40 dhe ndodhet tek qendra tregtare “Casa Italia”. Nuk raportohet nëse ka persona të lëdnuar nga zjarri, por vetëm për dëme materiale. Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërsa grupi hetimor pritet që të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë Tiranë: Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe…
Denisa ka rrëfyer në tv Klan se para 9 muajsh burri i saj vdiq nga një aksident me motor, duke lënë mbrapa 3 vajza të vogla. Ata jetonin në një shtëpi me gjyshërit nga e ëma dhe jetesa nuk ka qenë shumë e mirë. Denisa 25-vjeç tregon se burri dhe gjyshi pinin dhe kjo gjë shkaktonte konflikte në shtëpi, duke mos qenë aspak e lumtur. Pasi i vdiq nipi i tij, gjyshi i kërkon Denisës të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët. Ajo u detyrua të jetojë tek një lokali i një miku së bashku me vajzat dhe vjehrrën…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë në njësinë nr.5, në Tiranë. Në bisedën që patën me kreun e opozitës, disa të rinjtë shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e vendeve të punës, që sipas tyre i çon drejt emigrimit. Ata i shprehën mbështetjen kryetarit Basha, ku si shpresë të fundit shohin ndryshimin më 25 prill. Mes të tjerash lideri demokrat theksoi se motivi kryesor që e shkroi librin ‘Motivi im’ ishte luftimi i plogështisë. “Motivi kryesor ishte; të luftojmë plogështinë, idenë e pamundësisë. Gjerat mund të ndryshohen me kohën. Shqiptarët i kanë ndryshuar gjerat.”,…
Elona Guri, është personi që u konfliktua me një burrë mesditën e sotme në Durrës. Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Durrës, është konfliktuar fizikisht me një person me inicialet Ç.K.. Për momentin të dyja palët ndodhen në polici. Njoftimi i policisë: Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e…
Olta Gixhari sapo na prezantoi me profilin në ‘Instagram’ të babait të saj. Ai quhet Skënder dhe është shumë entuziast për profilin e tij në media sociale. Të paktën këtë na la të kuptojmë Olta, e cila ka shkruar: “Ju lutem bëjini follow babit tim. Nuk kemi temë tjetër veç ‘Instagram-it’ këto ditë”. Dhe në fund citon frazën që i ka thënë i ati tani që u njoh me këtë botë virtuale: “Unë paskam qenë prapa bote mi të keqen babi”. Si çdo baba apo mama, ai do i shkruaj vajzave: ‘sa bukur keni dalë’ nëpër foto dhe ndoshta poston…
Prof. Servet Pëllumbi “Është një akt revolucionar të thuhet e vërteta në kohë gënjeshtrash” – G. Orwell Në përvjetorin e Brigadës së IV-të sulmuese, themeluar në Voskopojë, (dhjetor 1943), isha ftuar si “trashëgimtar”, me që babai Ismail Pëllumbi (Porodina) ishte anëtar shtabi dhe intendent i Brigadës që në themelimin e saj. Takimi me komunistë të vjetër, por dhe me nga të tanishmit, të cilët është pak t’i quash të çuditshëm”. Ja gjuha tipike e tyre:”Partia komuniste e Shqipërisë marksiste-leniniste nuk do të bashkohet kurrë me partitë revizioniste të Xhafës, Çunit dhe Dajtit!”(Artikull tre faqe gazete i “shokut Qemal”, Kryetari i PKSH- …
Zyrtarizimi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha ka sjellë zhgënjime të shumta. Një prej tyre është dhe general Piro Ahmetaj, ish këshilltari i ish-presidentit Bujar Nishani e më pas Presidentit Ilir Meta. Në shkurt të vitit 2020, Lulzim Basha thirri gjeneralin Piro Ahmetaj, të cilit i kërkoi të kandidonte për deputet në emër të Partisë Demokratike në Vlorë. Kjo pabesi dhe mungesë serioziteti duket se e ka zhgënjyer gjeneralin, i cili pasi ka parë se emri i tij nuk ishte në listë, i ka dhënë një mesazh Lulzim Bashës. Përmes një letre të hapur…
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se nga 2475 testime kanë rezultuar 448 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që numri i viktimave mbetet i lartë, teksa raportohet për 15 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të…
Moderatorja e njohur për publikun, Alketa Vejsiu ka publikuar së fundmi disa video teksa shëtit së bashku me të atin në biçikletë, duke ndarë kështu me ndjekësit e saj një pamje të rrallë krahas të atit. Alketa është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e kemi parë se shpeshherë publikon imazhe të jetës së saj profesionale, ndërsa për atë private mbetet më e rezervuar.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Sejko theksoi se parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar se situata varet edhe nga pandemia. “Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat…