Masat aktuale do të mbeten në fuqi edhe për 2 javë të tjera. Këtu përfshihen edhe ndalimet për t’u grumbulluar më shumë se 10 persona, edhe gjatë fushatës zgjedhore. “Situata vazhdon të jetë delikate jo në fazën që duhet të jemi të kënaqur. Komiteti ka vedosur që masat që kanë qenë aktive deri më tani, do të jenë edhe për dy javë të tjera”, tha Mira Rakacolli. Vijon
Author: tirana
Mjeku i njohur shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, foli për vaksinën kineze dhe efektin e saj në Amerikën Latine. I ftuar në lidhje Skype në emisionin Open në Top Channel, Sallabanda zbuloi se kolegët e tij në Amerikën Latine i kishin raportuar se ishte ndërprerë vaksina kineze atje, për shkak të problemeve. “Është ndaluar për momentin për shkak të mortalitetit dhe sëmundshmërisë. Këto janë fakte, që duhet t’i zbulojmë dhe të bëjmë kujdes. Në Kili, në 30% e popullsisë nuk ka pasur atë efekt vaksina, siç për shembull ka pasur Pfizer në Izrael,” tha Sallabanda. “Qeveria shqiptare është e detyruar…
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Durrësit”, në Tiranë. Mësohet se një taksi ka përplasur me motor që shpërndante pica, ndërsa nuk dihen ende nëse ka persona të plagosur. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga ‘BalkanWeb’, nga aksidenti ka pasur dëme materiale të konsiderueshme, pasi dhe makina dhe motori janë dëmtuar.
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po shkëlqen këtë sezon në Serie A. Belgu është një ndër më të mirët tek zikaltrit dhe po i udhëheq ata tek titulli kampion. Mesa duket pas suksesit të bomberit qëndron specialisti i dietave i ekipit milanez. Matteo Pincella i ka vendosur disa rregullta strikte Romelut, duke e hequr atë nga zakonet e këqija që ai ka patur tek Manchester United. Belgu zbuloi se ka humbur plot 7 kilogramë që nga ardhja e tij në Milano. Lukaku tashmë i ka harruar makaronat karbunara si dhe picën me ananas, e cila është e preferuara e tij.…
Sot në emisionin “Stop” u trajtua një histori e cila nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjeç, tregon, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin. Për arsye dokumentesh, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019, martesa e saj përfundoi dhe Marsida, nënë e një djali 20 vjeç dhe një vajze 11 vjeç kthehet në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra, 26 vjeç. “Kam qenë e fejuar, kemi ikur drejt shtetit anglez nga Franca. Gjatë deklaratës siç bënin shumica e shqiptarëve…
Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në emisionin e gazetarit Adi Krasta, ka komentuar çështjen e ndarjes së territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama dhe debate të tjera të jetës politike në Shqipëri. 1- Në lidhje me ndarjen e territoreve:Ishte një ide e vjetër serbe që u lancua për fat të keq nga gojë shqiptarësh. Kam bërë detyrën time si ministër i jashtëm në respekt të kushtetutes. Nuk është heroike të bësh detyrën tëndë. Edhe sot po të kthehesha do të bëja të njëjtën gjë ekzaktësisht. I pyetur për të ardhmen e tij në…
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi në intervistën me gazetaren Esiona Konomi se informacionet në lidhje me shpalljen non grata të Tom Doshit, Adriatik Llalës dhe Vangjush Dakos kanë të bëjnë me diçka të rëndë. Ajo tha se informacionet janë konfidenciale, dhe të klasifikuara që nuk mund të ndahen publikisht, por shtoi kur sekretari i shtetit e lidh emrin e tij me një përcaktim të tillë, kjo nuk është diçka e lehtë. “E saktë. Në raste të tilla, kur Sekretari i Shteteve të Bashkuara lëshon një caktim të tillë, përdoret i gjithë informacioni që është paraqitur. Dhe është një proces shumë rigoroz…
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në intervistën për gazetaren e ABC, u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara Tom Doshin nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend. Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë…
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur për përplasjen e sotme mes Bashës e Ramës. Rama reagoi i nervozuar për pjesëmarrjen e Komisioneres Mariya Gabriel në një bashkëbisedim me kreun e PD-së Lulzim Basha, në lidhje me arsimin. Sipas Bushatit, kjo ngjarje nuk është e keqe dhe duhet marrë me më shumë sportivitet nga Rama. ‘Kjo është një ngjarje, por në analizë të fundit mendoj se KE është partneri kryesor në politikat zhvillimore të Shqipërisë. Në rrugën e modernizimit të vendit dhe në kuadër çdo këshillë që vjen, duhet të shihet si investim i taksapaguesve europianë për ne.…
Në librin e tij me titull “Misioni im”, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar edhe për ofertat që ka marrë për të ‘vrarë’ politikisht ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha. Ndër rreshta në librin e tij, Basha shkruan se Berisha për të nuk ka qenë një barrë, por një këshillues, një shkollë për të. “….Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim…
Kandidati për deputet i PD Flamur Noka deklaron se historia e trysnimit të qytetarëve nga krimi dhe mafia merr fund më 25 prill. Noka tha në “Frontline” në News24 se qytetarët do mund të jetojnë të lirë dhe dinjitozë. “Kush luan me votën, luan me kokën. Shenjtëria e votës është e patjetërsueshme. Vota është e shenjtë. Askush nuk duhet ta mendojë të tjetërsojë votën e shqiptarëve. Do të thotë që ka një zgjidhje, ligji dhe vetëm ligji do të jetë ai që do të prevalojë mbi gjithçka. Loja me votën është lojë me kokën. Kjo ka qenë ëndrra e çdo shqiptari…
Një 75-vjeçare me iniciale N.B. ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku jetonte mbrëmjen e sotme dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet. Policia njofton se vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetasja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.