Author: tirana

Njëri nga personat e akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më datë 1 Shkurt në qytetin e Fierit, është arrestuar nga policia. Albert Zaja është kapur pasditen e së dielës në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Mësohet se policia ka zhvilluar një aksion pas marrjes së informacioneve në rrugë operative se ku fshihej i dyshuari. Gjatë aksionit ku morën pjesë disa forca policore, u finalizua me arrestimin e Albert Zajës. Ky është një nga 4 personat e akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, i cili u ekzekutua më 1 Shkurt në Fier në një atentat të mirëorganizuar. Të akuzuarit e…

Read More

Drejtuese politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, është pritur sot me entuziazëm nga të rinjtë e Bathores, me të cilët ndau vizionin e Partisë Socialiste për këtë zonë. Spiropali u tha të rinjve se transformimet në zonë kanë nisur menjëherë që pas ardhjes në pushtetin lokal të Partisë Socialiste, dhe se Kamza do i bashkohet valës së madhe të fitores për Shqipërinë e së ardhmes. “Ndryshimet kanë nisur për Kamzën që me ardhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Ne kemi vizionin, kemi vullnetin, kemi dëshirën, kemi dhe kryeministrin më të mire që ka nxjerr ky vend. Edi…

Read More

Për zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste po aplikon një skemë ku kryesuesit e qarqeve politike janë të vendosur jo në vende të sigurta apo në ato që  cilësohen si vijat e kuqe të mandateve. Kjo i ka vënë në rrezik figurat kryesore politike të PS-së që janë edhe anëtarë të Kryesisë së PS-së, të forumit më të lartë të funksionimit të një partie politike. Përpos këtij përcaktimi rrezikues, nuk janë rikandiduar tre emra të kësaj kryesie. Jashtë kanë mbetur ish-ministri Ditmir Bushati, deputetët Elgantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi. Ndërsa Valentina Leskaj nuk është angazhuar në këto zgjedhje. Nga 22…

Read More

Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (SANS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kryer operacionin në shkallën më të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mediat bullgare kanë raportuar se dy nga gjashtë të arrestuarit janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov.Iliev, sipas të dhënave bullgare, ishte drejtuesi i grupit kriminal dhe ish-oficer i Inteligjencës Ushtarake. Ai u diplomua në shkollën e inteligjencës në Moskë, në GRU. Zyra e prokurorit bullgar njoftoi se grupi i spiunazhit përfshinë gjithashtu një drejtor të një regjistri për informacionin e klasifikuar…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar bilancin e shkaktuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Gjatë ditës së sotme mësohet se janë shënuar 4 humbje jete dhe 659 raste të reja. Nga ana tjetër, janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste…

Read More

Benevento ka shkaktuar tronditje të madhe në Serie A, pasi mundi kampionin në fuqi, Juventusin, duke ia zbehur dukshëm gjasat për ta mbrojtur titullin.Adolfo Gaich e shënoi golin e vetëm dhe atë që ishte goli i tri pikëve historike për Beneventon në Allianz Stadium, në përpjekjet e saj për mbijetesë në ligën elitare italiane të dielën.Si pasojë e kësaj humbjeje, e cila e katërta për skuadrën e Andrea Pirlos këtë sezon, bardhezinjtë mbeten në shifrën e 55 pikëve, 10 larg liderit Inter, 11 ndeshje para përfundimit të sezonit 2020/21.

Read More

Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër tjetër. Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re. “Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar…

Read More

“Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët”. Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, dr. Eliona Demalia u shpreh për Newsbomb se projekti ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti. “Pjesa e shembur që do të ndërtohet, ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të…

Read More

Bokse apo mbathje normale? Burrat që zgjedhin bokse kanë numër më të lartë të spermës sesa ata që preferojnë të brendshme të tjera. Në këtë përfundim u arrit pas një studimi për të provuar lidhjen mes të brendshme dhe prodhimit të spermës tek meshkujt. Pjesë e studimit, të zhvilluar në Massachusetts, u bënë 656 burra të moshës 18 deri në 56 vjeç. Studiuesit i pritën pjesëmarrësit në spital dhe mblodhën spermë dhe mostra gjaku. Ata i pyetën burrat se çfarë lloj të mbathurash përdornin. Më shumë se gjysma e tyre u përgjigjën e veshin bokse. Studiuesit zbuluan se burrat që…

Read More

Rrjeti i njohur social, Instagram, po prezanton politikat e reja duke limituar interaksionet mes adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë më të sigurt platformën e vet për përdoruesit më të rinj. Aplikacioni ka ndaluar mundësinë që të rriturit t’u dërgojnë mesazhe direkte adoleshentëve që nuk i ndjekin dhe i ka prezantuar “masat e sigurisë” që do t’u shfaqen të rinjve kur të rriturit që u shkruajnë “kanë pasur sjellje të dyshimta”. Këto masa të sigurisë ua mundësojnë përdoruesve të rinj opsionin që të raportojnë apo bllokojnë të rriturit që u shkruajnë. Masat do t’ua kujtojnë të rinjve që të…

Read More

Reshjet e dendura të dëborës që filluan pasditen e sotme ne Kukës kane sjellë problemet e para në rrugë. Problematika më e theksuar është në Rrugën e Kombit, e cila përveç reshjeve të borës është edhe nën pushtetin e mjegullës, çka ka sjellë edhe 2 aksidente rrugore në segmentin Tuneli Kalimashit-Fushë Dukagjin. 2 mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në këtë segment. Dyshohet se aksidente pa pasoja për jetën kanë ndodhur si pasojë e kushteve të motit dhe lagështirës në Rrugën e Kombit. Nga këto dy aksidentet që kanë ndodhur në orare të ndryshme njëri nga kamionët me targa…

Read More

Policia ka gjobitur 3088 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të ndryshme që mund të shkaktojnë aksidente. 834 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara; 748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara; 453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 29 masa për shkelje të semaforit. Gjithashtu janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Read More