Mikel Fusha 22-vjeç u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai u qëllua në këmbë pas një konflikti në një lokal në lagjen “Mark Lula” rreth orës 19:30. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Elvis Lekndreu është shpallur në kërkim. Blutë e Shkodrës theksojnë se vijon krehja e zonës për kapjen e tij. E ndërsa policia deklaroi se shkak ishte një konflikt i çastit, nëna e të plagosurit jep një tjetër version. Në lot, ajo rrëfeu se djali i saj, që punonte në lokalin ku ndodhi plagosja ishte konfliktuar me autorin para…
Author: tirana
Me mësimin në universitete që vijon online prej muajsh, teatrot mbyllur dhe aktivitetet sociale e kulturore të kufizuara, Komiteti Teknik i Ekspertëve për vendimet e marra u përball me një padi nga Partia Republikane, vetëm në kudër të fushatës elektorale. Sa i përket prioriteteve të politikës, edhe kur bëhet fjalë për jetët e njerëzve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli shpjegon për ABC, “Për neve gjithmonë prevalon shëndeti. Pra është si duhet shëndeti dhe pastaj në varësi të masave që propozohen në mbrojtje të shëndetit, funksionojnë të gjitha aktivitetet e tjera”. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rishikimin e elementit të…
Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Nertila dhe nëna e saj Historia. Nertila tregon se e ka braktisur burri dhe janë në proces divorci. Ai jeton me një grua tjetër që ka dy fëmijë dhe i ka marrë në shtëpi, ndërsa ajo vetë me 3 fëmijët e saj ka shkuar të jetojë tek shtëpia e prindërve. Nertila tregon se prindërit e saj shitën një tokë, i hapën mobilieri ish-burrit, i blenë makinë dhe një shtëpi në Tiranë dhe pas 11 vitesh u divorcuan. Prindërit nuk kanë mundësi ta mbajnë më vajzën. Zonja Historie…
Pa kaluar 24 orë nga plagosja e dyfishtë e së shtunës, mbrëmjen e sotme në Shkodër është shënuar një tjetër ngjarje kriminale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”. I plagosuri është Mikel Fusha. Ai është plagosur në këmbë. Po sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit të hënën për t’u takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Është faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar orën 13:20 për takimin dy palësh. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee. Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018. Por ky nuk është takimi i fundit mes…
Prodhimi masiv i vaksinave është i ndërlikuar. Ka pasur dy qasje të gjera për prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinave Covid. Vaksina Oxford / AstraZeneca mbështetet në një qasje kryesisht të testuar mirë, në të cilën kulturat qelizore të prodhuara në laborator prodhohen në bioreaktorë të mëdhenj. Teknika e dytë, më e re, që prodhon vaksina të mARN-së si Pfizer dhe Moderna, përfshin “ARN të dërguarin” (material gjenetik) për një proteinë të modifikuar të spikes që prodhohet në laborator dhe më pas kombinohet me enzimat dhe nukleotidet përpara se të paketohen në flluska yndyrore. Çdo teknikë ka problemet e…
Numri i mjeteve që janë prodhuar gjatë apo pas 2010 është rritur me 150% nga 8700 copë të hyra në 2018 në 12900 copë të hyra vitin e kaluar. Kjo tregon se flota e makinave që qarkullon në Shqipëri ka tendencën të kalojë drejt prodhimeve relativisht të reja. Autoveturat e prodhuara në Gjermani dominojnë në rrugët e Shqipërisë. Kjo tendencë është theksuar edhe më tej në 2020, ku nga 43.661 autovetura, të regjistruara për herë të parë më shumë se 38 për qind e tyre janë vetëm të dy markave “Volkswagen” dhe “Mercedez-Benz”. Nëse do ta rajonalizojmë tregun e makinave…
Greqia pritet të hapë fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Turqinë. The Guardian shkruan se lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Autoriteti i Aviacionit Civil. Ndërkohë që të gjithë njerëzit nga vendet e tjerë duhet të tregojnë një test negativ të Covid dhe më pas të vetë-izolohen për 7 ditë. Ndërsa për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe përveç se të të kenë një test negativ me vete, duhet që të bëjnë edhe një test në Greqi dhe më pas të karantinohen për 7 ditë, si dhe kur të…
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka reaguar ndaj deklaratës së kandidates për deputete të listës së Lulzim Bashës, Flutura Açka, e cila u shpreh se gjuha e kryeministrit Edi Rama nuk i ngjason asaj të një kryeministri.“S’ka faj e shkreta e krahason me gjuhën e Sali Berishës dhe sjelljen e Ilir Metës, pa folur për Luçianon”, shkruan Shalsi teksa e mbyll reagimin e tij me fjalinë: Bravo Flutura për standardet që ke! Postimi i Plotë: Flutura Açka nuk na surprizon më. Gjuha e Edi Ramës thotë nuk i ngjan asaj të një Kryeministri. S’ka faj e…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur dtën e sotme në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe. Ky takim vjen 3 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, e cila do të zhvillohet në kushte jo të favorshme për shkak të pandemisë. Mësohet se në këtë takim do të caktohet edhe ndarja e zonave se ku do të punojnë kandidatët për deputetë.
Dy aksidente kanë ndodhur afër Kopshtit Botanik në Tiranë. Siç shihet dhe nga fotot një makinë është përmbysur pasi ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. olicia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Një tjetër makinë është përplasur me bordurë, fatmirësisht edhe ky aksident pa probleme.
Andi Shehi, ish konkurrenti i “Për’puthen” ishte i ftuar së fundmi në emisionin “EXPULS” në RTV Ora. I pyetur se si u ndje kur plasi skandali Tea dhe Beart, Andi me qetësi absolute u shpreh se vazhdon të ketë respekt për ta dhe uroi që çifti të bëhet me fëmijë. “Asgjë. Kam shumë respekt, InshAllah do Zoti të bëhen me fëmijë, të jenë gjithe jetën bashkë, familja atë natë më tha hajde ikim hamë ndonjë darkë”, u shpreh Andi.