Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatën botërore bektashiane për ditën e Sulltan Novruzit. Ajo është takuar me Baba Mondin, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe duke uruar të gjithë besimtarët për lumturi dhe shpresë. “Shumë e këndshme të shkëmbenim urime për Novruz dhe të shijonim qumësht dhe ëmbëlsira me Baba Mondin. Ishte gjithashtu bukur takimi me Myftin e madh Spahiu. Uroj që Babai dhe të gjithë anëtarët e besimit Bektashi të kenë shëndet të mirë, lumturi dhe shpresë!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallati Élysée në Francë ku është pritur nga Presidenti francez Emanuel Macron. Ka qenë vetë kreu i Shtetit francez që e ka pritur Ramën teksa ka mbërritur me një shtrëngim duarsh e shumë ngrohtësi. “I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë ”, tregon kryeministri Edi Rama arsyen e udhëtimit.
Greqia ka dhënë një lajm shumë të mirë. Mësohet se ajo ka hequr kufizimet në fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të frenuar përhapjen e Covid-19. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil (YPA). Megjithatë të gjithë qytetarët që vijnë nga këto tre shtete në drejtim të Greqisë, duhet të kenë me vete një test negativ të Covid-19, që është bërë 72 orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek. Gjithashtu, të gjithë udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën shtatë ditë. Ndër të tjera, një…
Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Kadastrës, Artan Lame pas akuzave të këtij të fundit për programin e PD lidhur me pronat e legalizimet. Tabaku e siguron Lamen se ligji aktual i pronave do të anulohet, ndërsa për qeverinë e PS thotë se ka bërë shumë mashtrime e premtime të pambajtura lidhur me këto çështje. Për më tepër Tabaku e sqaron edhe se si me anë të ligjit të ri do të kthejë të drejtën e pronës tek pronari që i takon. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU Sot nga ana e qeverisë patëm…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 827 të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 16 persona. Lajmi i mirë është se 518 qytetarë janë shpallur të shëruar nga sëmundja, gjatë 24 orëve të fundit. Në Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet…
Olti Curri, i personifikuar si “Bolti” nga emisioni “Kosherja” është mërzitur shumë nga notat e humorit të regjisorit Altin Basha duke shpërthyer në një breshëri statusesh në rrjetet sociale. Në puntatën e mbrëmshme, emisioni pati një episod ku dukej Kryemadhi dhe Curri që kërcenin një këngë nga Anadolli i Turqisë, nisur nga një video virale që ata kishin zgjedhur vetë ta përcillnin në rrjetet sociale. Por kjo nuk i ka pëlqyer personazhit të vërtetë, i cili akuzoi Bashën se nuk ia kishte arritur fare me rolin e tij, ndërsa duket se ajo që e ka nxehur me tepër janë përdredhjet…
Testi i poligrafit për kandidatet dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si një ndër kushtet e përzgjedhjes përfundon në Gjykatën Kushtetuese.
Në pjesën e parë të librit të botuar në media, Lulzim Basha thotë se kur ishte veç 10 vjeç, në vitin 1984, ai dëgjonte fshehurazi “Zërin e Amerikës” me dajën. Pjesa nga libri (Basha rrëfen episode nga viti 1984, kur ishte 10 vjeç dhe daja e ftoi të dëgjonin fshehurazi “Zërin e Amerikës”) Kur kthehem pas në kohë për të gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar për herë të parë për politikën, ndal në një mbrëmje të vitit 1984, kur daja im më ftoi të dëgjonim fshehur “Zërin e Amerikës”. Ishin lajmet e orës 18:00. “Qeveria e…
Kandidatja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, teksa ka qënë në një bashkëbisedim me votues për herë të parë në njësinë 13 i ka bërë thirrje të rinjve që të dashurojnë më shumë. Ajo iu drejtua të rinjve duke i thënë që të dëgjojnë muzikë të mirë, të bëjnë qef, të dashurojnë e pse jo të punojnë dhe mësojnë më shumë. DEKLARATA: Është e vërtetë që dhe në këtë moshë njeriu të ketë dilemë se cfarë do të bëjë kur të rritet, dhe unë e kam. Jam më e madhe se prindërit e juaj, njeriu është i ri në mendje, pastaj…
Emisioni As Pro, As Kundër në ABC News ka transmetuar të enjten e shkuar puntatën e tij të fundit. Në emision është transmetuar një përshtatje “shqiptare” e këngës së famshme “Ich Will” nga grupi legjendar gjerman “Rammstein”. Në video janë zëvendësuar protagonistët realë me politikanët kryesorë në Shqipëri, Rama, Berisha, Basha, Meta. Ata parakalojnë të gjithë në pranga përpara fotografisë së ish diktatorit komunist Enver Hoxha. Pas transmetimit në studion ku ishte e ftuar edhe ish-ministrja e Integrimit në qeverinë Rama 1, Klajda Gjosha, moderatori Robert Aliaj pyet të ftuarin e emisionit Adrian Thano lidhur me përshtypjet nga videoja. “Zakonisht…
Duket si nëpër filma, por ka ndodhur me të vërtet në një emision të një televizioni në Rumani. Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shihet një grua tërësisht e zhveshur teksa vrapon në mes të studios dhe tenton të godasë me tullë drejtuesen e emisionit, Mirela Vaida. Në video, shihet se si regjisori reagoi menjëherë dhe u përpoq të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të gjuante tullën drejt prezantueses bukuroshe. Fatmirësisht, tulla nuk e goditi prezantuesen. Arsyeja e këtij akti nuk dihet ende, por mediat rumune shkruajnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar…
Dea Mishel është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, ku diskutohen tema të ndryshme çdo të diel. Ditën e sotme u diskutua rreth kërcënimeve që njerëzit marrin në rrjetet sociale, numrat e telefonave apo edhe në rrugë. Dea tregoi se për tre vite rreth është përndjekur nga një vajzë, e cila ishte e fiksuar me partnerin e saj. “Më ka përndjekur 3 vite një vajzë”, Dea “Më ka përndjekur një vajzë. Në çdo lëvizje time, më gjente. Ishte një person i fiksuar me të dashurin tim. Për 3…