Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi publikoi disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë vunë re se ai shoqërohej edhe nga një person tjetër. Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm. Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar. Më vonë ishte…
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ka botuar një libër me titull “Misioni im”. Sipas Bashës, libri është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve dhe veçanërisht rinisë. Në këtë libër, Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, si i ka përjetuar që nga viti 1992 dhe betejën opozitare të viteve të fundit. Kjo “lëvizje” e Bashës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Gazetari Alfred Lela me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryedemokratin për sa i përket botimit të këtij libri.Ai…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të çojë për verfikim të thelluar 12 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në listën e zbardhur nga KQZ shihet se kandidatët janë të 5 subjekteve, mes tyre dhe PS, PD dhe LSI. 12 kandidatët do t’i nënshtrohen një verifikimi të thelluar për të parë nëse kanë pasur apo kanë probleme me ligjin. Lista e kandidatëve që do të dërgohen për verifikim të thelluar: Koalicioni ABEOK: – Altin Gjeloshaj – Elsa Voka Partia Lëvizja Socialiste për Integrim: – Arbër Arifaj Partia Demokratike: – Agron Kapllanaj – Gentjan Muca – Rezart Tusha –…
Pak ditë më parë, 28-vjeçari nga Maqedonia, Arsim Abdyli kërkoi largimin nga “Përputhen”. Ai tha se duhet të shkonte në Zvicër për të vizituar të birin. Mirëpo, pas largimit nga programi, Arsimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram. Ish-konkurrenti publikoi një foto të dorës së tij me një unazë në gisht, krahas së cilës shkruante “Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi”. E dini kush fshihet pas kësaj dhurate kaq domethënëse? Ana Lleshi, konkurrentja që u përjashtua nga “Përputhen” muaj më parë. Burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë treguar se dyshja janë në një lidhje dashurie…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot Kryegjyshatën e Bektashinjve, me rastin e festës së Sulltan Novruzit. Ka qenë vetë Baba Mondi që e priti në hyrje zotin Basha, ndërsa të dy u përshëndetën përzemërisht. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat i uroi Baba Mondit dhe besimtarëve bektashinj shëndet e jetë, duke uruar që kjo ditë të jetë një ogur i mirë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin. Lulzim Basha: Baba Mondi, mire se të gjej! Gëzuar për shumë vjet Sulltan Nevruzin! Shëndet, jetë dhe dritë për ty dhe të gjithë klerikët bektashi, për të gjithë besimtarët bektashi…
Motra e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, James Mattheës kanë pritur një vajzë, e cila erdhi në jetë para pak ditësh. “Nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Ajo është perfekte, të gjithë janë shumë të lumtur për ardhjen e saj në jetë”, ka thënë një burim për “Hello!”. Çifti i njohur kanë vendosur që të voglën e tyre ta pagëzojnë me emrin Grace Elizabeth Jane Mattheës, që duket se ka një kuptim shumë të veçantë për ta. Disa thonë se emri i dytë i vogëlushes është një nderim…
Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në “Top Talk”, thotë “pavarësisht gabimeve, Partia Socialiste, meriton një mandat të tretë”. “Nuk mund të krahasohemi me qeverisjen e mëparshme, kemi mësuar nga gabimet. Kemi kaluar periudha shumë të vështira, që përfshijnë tre tërmetet dhe pandeminë dhe ia kemi dalë. Ne po përpiqemi të nxisim reflektimin e njerëzve tanë. Janë njerëzit që na kanë votuar dhe ndihen të pakënaqur, por ne themi që i pranojmë dhe fajet”, thotë Majko. Sipas tij, synimi është që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Partinë Socialiste ata që e kanë votuar edhe para…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet ku raportohet se një person i moshës 50-vjeçare është gjetur i vetëvrarë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, në Vorë, në një pallat të braktisur. Njoftimi i policisë: Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë, në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të…
Slogani i ri “Vjosa Parku Kombëtar Tani” është një apel për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës, thonë mbrojtësit e mjedisit. Aktori i famshëm i Hollivudit, Leonardo di Caprio, ishte një nga të parët që promovoi filmin e shkurtër të prodhuar nga kompania “Patagonia” me titull “Vjosa Forever”: “Lumi Vjosa, speciet e tij dhe gjallesat që varen prej tij janë në rrezik dëmtimi të përhershëm nga digat. Shikoni filmin “Vjosa Forever” nga Patagonia dhe nënshkruani peticionin, që i kërkon qeverisë shqiptare të mbështesë #VjosaN NationalParkNow “, shkroi aktori dhe aktivisti mjedisor në Tëitter më 11…
Dashi Pesë yje për Dashin. Pranvera po zgjon ndjenjat: Dielli dhe Venusi janë në anën tuaj dhe nga e diela do të ketë një energji të mira. E gjitha varet nga ju, nga ajo që dëshironi dhe nga dëshira që duhet të riktheheni dashurinë tuaj në lojë. Jeni të vendosur dhe pozitiv. Në punë, mundësi të mira po vijnë në fund të muajit. Ju nuk i keni zgjidhur plotësisht problemet e lindura midis 2019 dhe 2020, por shpresa për të qenë në gjendje të rikuperoni (megjithëse ngadalë) është e madhe. Demi Katër yje për Demin. Fillimi i vitit për dashurinë…
Qeveria Kurti 2 pritet që të votohet pasditen e së hënës, ndërkohë që disa prej emrave të kabinetit të ri qeveritar janë zbuluar nga mediat kosovare. Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës dhe ka konfirmuar se tashmë është bërë caktimi i ministrave. “I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, tha shkurtimisht ai. Pas seancës për konstituimin e Kuvendit, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Çdo mundësi për të ngushëlluar zemrën tuaj duhet të shfrytëzohet, një nga planetët që ju mbështet nga tani deri në fund të muajit është pikërisht Afërdita. Në punë, ka perspektivë të mirë për një situatë që do t’ju japë disa surpriza. Një derë mbyllet, por një tjetër hapet. Demi Kjo ditë lë diçka për të dëshiruar, ndoshta ju jeni shumë i paduruar? Apo ndoshta është dikush që krijon dyshime tek ju. Në punë do ndiheni…