Author: tirana

Kryeministri Edi Rama sulmoi koalicionin opozitar, teksa tha nga Elbasani se PD dhe LSI kanë një kontratë, ku sipas tij, pjesa e fshehtë e saj tregon përgjegjësinë që do të marrë në qeverinë e nesërme Monika Kryemadhi dhe çeta e saj e harbuar. Mes të tjerash, kryeministri thekson se të gjithë ata që janë pjesë e koalicionit, janë pengmarrësit e çdo mundësie për të zhvilluar një qeveri normale. Ndërsa foli dhe për taksën e sheshtë, duke thënë se rikthimi i saj do të zvogëlojë automatikisht pagën e gjithë pjesë së madhe të shoqërisë, që sipas Ramës, punon fort për të…

Read More

Loco apo i njohur ndryshe si Elvisi i Për’puthen i ftuar në programin Fitstation me Çenkuela Hasën erdhi në një rrëfim ndryshe për familjen, fëmijërinë dhe pjesmarrjen në një emision dashurie. Ai tregoi se pse zgjodhi të jetë ndryshe nga disa konkurentë duke mos folur për jetën e tij gjatë daljes së përditshme në ekran. “Nëse ke diçka personale dhe të hidhur në jetën tënde duhet të ngelet ay, nëse del në televizion dhe tregon një histori tënden dhe e zmadhon, mua më duket sikur e gjitha bëhet për mëshirë dhe këtë gjë unë nuk e doja kurrë, të më…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme nga Elbasani për përplasjen mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, dhe biznesmenit Gjergj Luca. Gjatë një takimi me kandidatët e PS në Elbasan, kryeministri u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”. “Nuk mund të vaksinojmë intensivisht, dhe të tallemi nga ana tjetër. Është papërgjegjshmëri dhe këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike, që pretendon të ofrohet si forcë qeverisëse. Ky skuthllëk është tipar i lidershipit të tyre dem babadem dhe i politikës së tyre dem…

Read More

Në parathënien e një libri për fëmijët e punonjësve të shëndetësisë, të cilët vdiqën nga pandemia e COVID-19, Duka i Sussex-it përmend dhimbjen që vuajti nga vdekja e nënës së tij, Princeshës Diana, që ndodhi në 1997, atëherë kur Princi Harry ishte 12 vjeç, një humbje që, siç e përshkruan ai vetë, i la “një boshllëk të madh brenda vetes”, por që përfundimisht u mbush me “dashuri dhe mbështetje”. Libri, i titulluar “Hospital By the Hill”, i shkruar nga Chris Connaughton dhe i ilustruar nga Fay Troote, tregon historinë e një të djaloshi, nëna e të cilit vdiq ndërsa punonte…

Read More

Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e godinës së re. Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, inspektoi sot nga afër kantierin e gjimnazit “Sami Frashëri”, një nga 160 shkollat që po rindërtohen në kuadër të programit të Rindërtimit. “Gjimnazi “Sami Frashri”, do të jetë shkolla më e madhe dhe e bukur në Shqipëri. Në traditë të vet po kthehet edhe në modernizimin e ambienteve mësimore edukative dhe në aspektin e arkitekturës po kthehet në një simbol të dijes dhe arkitekturës moderne me 48 klasa ku do të mësojnë 1400 nxënës”, –…

Read More

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet edhe ditari politik i Enver Hoxhës, të cilat i përkasin periudhës kohore 9 mars – 30 prill të vitit 1961, ku udhëheqësi komunist i Shqipërisë, ka mbajtur shënime dhe ka analizuar ngjarjet dhe raportet zyrtare në mes udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe qeverisë shqiptare, me Moskën zyrtare, duke u përqëndruar jo vetëm në marrëdhëniet në mes dy vendeve, siç ishin problemet me incidentet në ‘Bazën Ushtarake’ të Vlorës kur sovjetikët donin të tërhiqnin prej andej të gjitha nëndetëset,…

Read More

Nga fshati Ravonik ku zhvilluan takimin e radhës në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste në pushtet kërkoi mandatin e tretë si shpërblim për punën e bërë deri tani dhe projektet madhore që janë në rrugë e sipër. Drejtuesi politik i qarkut Korçë, Ministri i Mrbojtjes Niko Peleshi listoi një sërë invstimesh të bëra realitet gjatë këtyre viteve që më herët as mund të imagjinoheshin, ndërsa nga ana tjetër premtoi se katër vitet e ardhshme të mandatit të tretë do të jenë pikënisje e rritjes së ekonomisë familjare bazuar në premtime konkrete. “Në këto tetë vite kemi qeverisur…

Read More

Një ndër ambasadorët kryesor amerikanë që bindi palët për të votuar Reformën në Drejtësi në endin tonë është Donald Lu. Sot ai u shfaq nëpërmjet një mesazhi të Ambasadës Amerikane për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. “Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video. Ai ishte ambasadori në Shqipëri nga 2015-12018, një vit i vështirë pas përplasjeve të forta për reformën në drejtësi dhe betejën antikorrupsion për kapjen e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.…

Read More

Ajo është tepër hermetike kur bëhet fjalë për jetën e saj private, mirëpo me sa duket moderatorja Nevina Shtylla është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivën e fotove të saj të fëmirërisë. Pikërisht një foto nga fëmijëria e saj e ka ndarë edhe në rrjetet sociale. Moderatorja shfaqet në moshë shumë të vogël, me flokët me onde, të prera shkurt dhe vëmë re se portreti i saj është po aq i ëmbël sa sot. “Baby Nevi”- ka shkruar ajo krahas fotos që s’e kishim parë më herët.

Read More

Një pjesë e Tiranës ka mbetur këtë të diel pa energji elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin rajonal të OST. OSHEE njofton të gjithë qytetarët se punonjësit ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët. Njoftimi i OSHEE: Për shkak të një defekti në NST Rajonal të OST, kanë mbetur pa energji disa fidera 20/kV që furnizojnë me energji zonat: Rruga “Siri Kodra”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Mine Peza”, Rruga “8 Marsi”, rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”, Rruga “5 Maji”, Medreseja,…

Read More

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar kreun e PD-së Lulzim Basha, si një kukull në duart e Ilir Metës. Më tej Veliaj tha gjatë një takimi me sipërmarrës në Rrogozhinë, se Basha nuk voton dot as për veten e tij në 25 Prill sepse i ka skaduar karta e identitetit. “Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër akuzave të PS mbi kandidatët e PD, përkatësisht kandidatit në Shijak, si i lidhur me krimin. Basha tha se PD është hartuesja e ligjit të dekriminalizimit, ndaj dhe sipas tij, është “hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike”. Më tej, Basha deklaroi se sot problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë Vettingun…

Read More