Një lajm i trishtë ka ardhur për bluzat e bardha në Greqi. Një mjek 41-vjeçar i cili po kurohej për Covid në spitalin Thriasio, është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të diele. Nga të dhënat e para sipas autoriteteve mjeku ka kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve, 41-vjeçari u trajtua në katin e tretë të spitalit në klinikën kirurgjikale, e cila për shkak të pandemisë është shndërruar në pavijon Covid për të infektuarit me virus. Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, ndërsa sot është gjetur i vdekur në bodrumin e spitalit.
Author: tirana
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. Tekniku italian në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu,…
Fushata ka nisur të krijoj trendin e saj të shumëllojshëm. Jemi gati 5 ditë nga fillimi zyrtar i fushatës dhe duket sikur kjo fushatë do të ketë kryefjalë të saj imazhin. Nga bluzet woody që i shohim në çdo takim të nisur deri tek gjetjet e veçanta që lidhen me traditën e elektoratit sipas zonës. Një gjetje të veçantë ka bërë dhe deputetja e Partisë Socialiste për Pogradecin Blerina Gjylameti. Siç shihet në bluzen e saj shfaqen vargjet e famshme e “Dremit Liqeri” të Lasgush Poradeci.
Gjatë natës që lamë pas, punonjësit të SHISH, Alfred Karajt i vendosën tritol në banesën e tij në Burrel. Siç shihet nga pamjet, banesa e punonjësit të SHISH është rrethuar nga policia, e cila vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Në momentin e shpërthimit Karaj dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë, ndaj dhe fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka krijuar panik te banorët e një pallati në bllokun e banimit të quajtur “Katrori”, ku janë thyer edhe xhamat e disa banesave të pallatit. Vetë punonjësi i SHISH,…
Disa qarqe në veri dhe jug të vendit janë përfshirë në këtë fund marsi nga reshje bore. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë akset Pukë-Fushë Arrëz-Kukës dhe në Dardhë-Voskopojë. ARRSH thekson se gjatë orëve të natës, por edhe në orët e para të mëngjesit kontraktorët janë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve. Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset.
Pedagogia e njohur e Universitetit të Tiranës, Iris Luarasi ka njoftuar mëngjesin e sotëm mes dhimbjes së madhe humbjen e babait të saj. Me një dedikim prekës, Luarasi shkruan se asnjë nga familjarët e saj nuk e kishte menduar se mëngjesin o sotëm do t’i gjente pa praninë e njeriut të tyre të shtrenjtë. “Asnjë nga ne të dashurit e tu, sot nuk e besonte se sot Zoti do të thërristë pranë vetes e ne mëngjesi do të na gjente pa ty. I dashuri e mentori ynë, na ke thyer zemrën e një pjesë e shpirtit tonë sot udhëton me…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ironizuese për kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Spiropali e krahason Bashën me personazhin e njohur në filmin e humorit Borat. Video-montazhin e ka shoqëruar me një këngë. Jo vetëm kaq, por Spiropali ka bashkëngjitur në video edhe momentin kur Lulzim Basha këndon himnin e flamurit. Vizitat e tij nëpër qytetet e Shqipërisë ku po bën edhe fushatë, Spiropali i ka krahasuar me skenat e humorit në film. “B. vs B.”,- shkruan Spiropali bashkëngjitur videos.
Policia e Fierit njoftoi mëngjesin e sotëm se gjatë natës që lamë pas janë sulmuar me gurë xhamat e selive elektorale të 2 partive politike në këtë qytet. U mësua se janë dëmtuar pikërisht zyra elektorale e PS dhe e PDIU. Mirëpo autorët nuk janë mjaftuar me kaq, ata e kanë filmuar aktin vandal dhe kanë shpërthyer në sharje. Në videon e publikuar dëgjohet një i ri që mes sharjeve shpreh pakënaqësinë e tij ndaj partive politike, që sipas tij gjithë këto vite nuk kanë bërë asnjë gjë.
Dy vjedhje janë regjistruar gjatë mesnatës së kaluar, njëra në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit dhe tjetra në fshatin Tregan. Në lagjen “Vullnetari”, në qytetin e Elbasanit, sipas burimeve jo zyrtare disa persona ende të paidentifikuar janë futur dhe kanë marrë në një apartament disa sende me vlerë. Ndërsa një tjetër vjedhje ka ndodhur në njësinë administrative “Tregan”, ku dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur dhe kanë marrë materiale ndërtimi dhe një motor, të cilin e kanë lënë pak metra larg banesës, ku kishin kryer vjedhjen, pasi nuk kishte karburant. Të dy familjet, banesat e…
Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën jetën për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia. Në këtë luftë, Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës u janë bashkuar dhe njerëz të thjeshtë nga trevat e Shqipërisë që nuk kanë pasur formim ushtarak, vetëm me qëllimin që të ndalojnë vuajtjet e të pafajshmëve e dhunën e ushtruar nga Serbia. Shumë prej tyre humbën jetën, shumë humbën familjarët e të dashurit, shumë shpëtuan me dëmtimte të parikuperueshme dhe historia e gjithsecilit mbeti e harruar nën…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rendit të tjera dështime të kryeministrit Edi Rama, sipas tij, në këto tetë vite qeverisje. Këtë të diel, Basha ka publikuar në “Instastory” një video-mesazh, ku thekson se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera. Mesazhi i Bashës: “34 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në tetë vite. Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera? Përgjigjja: 6 milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime…
Policia ka dhënë detajet për shpërthimin me tritol që ndodhi gjatë natës që lamë pas në banesën e punonjësit të SHISH në Burrel. Sipas policisë një sasi e vogël lëndë plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit A.,K. Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa sipas informacioneve paraprake rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mat/informacion paraprak: Rreth orës…