Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar qytetin e Beratit, ku është takuar me qytetarët dhe ka shpalosur programin e tij për trashëgiminë kulturore. Teksa Basha vazhdonte fushatën, bashkëshortja e tij Aurela ishte në shtëpi duke gatuar drekën. Ajo ka treguar në një postim në rrjetet sociale se për drekë gatoi byrekë me petë tëpjekura të lyera me vezë të rrahura me qumësht dhe djathë. “Byreku i drekës me petë të pjekura të lyera me vezë të rrahura me qumësht dhe djath (edhe sodë sipas recetës së tezes)”, shkruan bashkëshortja e kryedemokratit. Gjatë drekës Basha ishte…
Author: tirana
Protestat në Gjermani kundër masave anti-Covid, janë kthyer të dhunshme. Sipas CNN, mijëra njerëz janë përplasur me policinë në Kassel të Gjermanisë. Një zëdhënës i policisë lokale tha se 15,000-20,000 njerëz kishin marrë pjesë në protestë. Trazirat filluan kur protestuesit u mblodhën në Sheshin Friedrichsplatz, pa maska mbrojtëse dhe duke mos respektuar distancën, ata u përpoqën të çajnë kordonin policor për t’u bashkuar me një grup të protestuesve. Nga ana tjetër forcat e policisë u munduan të shpërndanin turmën duke përdorur piper. Në zona të tjera të qytetit, policia ka përdorur shkopinj dhe ka qëlluar me ujë ndaj protestuesve, të…
Rolandi është konkurrenti më i ri i “Për’Puthen +40”, i cili që nga ekrani i televizorit i ka vënë syrin Luljetës. Ai e ftoi në një takim 4 minutësh ndërsa folën për disa detaje të jetës së tyre. Luljeta: Jetoj vetëm, bëj palestër psonisje, bëj ecje, bëj guida i kam qejf udhëtimet. jam tip sportiv pa komplekse, unë këndoj pëlqej, kështu jam unë dua humor. Roland: Jam i divorcuar, kam një djalë, jetoj vetëm punoj taksi, edhe mua më pëlqejnë udhëtimet, Luljeta: Unë s’ja them shumë për gatim them të drejtën. Roland: Unë kam zanatin shofer. Luljeta: Po bashkëshortja ku…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Mësohet se dy vëllezërit e plagosur janë Gent dhe Marjan Doçi. Deri më tani është bërë me dije se të dy ndodhen në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh 35 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit. Basha pyet qytetarët nëpërmjet Instagram se cila është norma e financimit që qeveria ofron në raport me PBB për arsimin e mesëm. Sipas OECD, Basha thotë se vetëm 0.4% e PBB shkon për arsimin e mesëm në Shqipëri, nivel shumë i ulët në raport me vendet e zhvilluara ku është të paktën 2%. Çfarë po ndodh? Lulzim Basha jep mesazhin e fortë 35 ditë.
Rezidenca kryesore e Donald Trump, Mar-a-Lago, është mbyllur pjesërisht pasi disa anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas BBC, përfaqësues nga resorti Mar-a-Lago kanë thënë “Beach Club “dhe një dhomë ngrënie janë mbyllur, por nuk specifikoi sa njerëz kishin dalë pozitiv. Resorti në Florida ka shërbyer si rezidenca zyrtare e ish-presidentit që kur ai u largua nga posti në janar.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” t’i nënshtrohet rikonstruksionit! Megjithatë duket se e vërteta është krejt ndryshe pasi pamje që qarkullojnë në rrjet, të filmuara nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, tregojnë qartë pjesë të godinës që janë hedhur në tokë. Godina është shpallur monument kulturë e kategorisë së dytë, vendim që është marrë që më 5 mars të vitit 2007. Projekti që është marrë përsipër nga Instituti i Ndërtimit, pretendohet që të kryhet për 36 muaj, por nuk përcaktohet se kur kanë nisur dhe kur duhet të përfundojnë. Ndërsa buxheti i caktuar për projektin është shuma e…
Konkurrentja e re e “Për’Puthen+40” Stela ka zgjedhur Armandon për takimin 4 minutësh. Një takim i sinqertë mes tyre, ku Armando është shfaqur shumë i emocionuar. “Unë jam Armando, mësues gjuhë-letërsie, jam beqar, lëri se çfarë thonë gojët e liga, por nuk jam martuar asnjëherë dhe nuk kam qenë në burg. Pëlqej shumë udhëtimet. Nuk e di por po më rreh zemra si zog, nuk e di pse ndihem kaq i emocionuar Shumica prej njerëzve i japin shumë rëndësi pamjes së jashtme, por unë vlerësoj atë të brendshme”, tha ai. Bashkëbisedimi mes tyre ka vijuar në mënyrë shumë të bukur,…
Prej disa vitesh në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri afishohet një listë prej 62 emrash që ndalohen t’i vihen fëmijëve, të cilët në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë janë cilësuar si të papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë. Më shumë se ¾ e kësaj liste përbëhet nga emra vajzash dhe pjesa tjetër prej emra djemsh. Në qoftë se emrat e djemve në listë theksojë kryesisht tipare të kulturës patriakale, të tillë si Cub, Burgim, Bretk ose Keqan, emrat e vajzave shprehin gjerësisht pakënaqësinë prindërve për ardhjen e tyre në jetë dhe dëshirën e prindërve për të pasur një trashëgimtar…
Kandidatja e re e Për’Puthen +40 është Stela Nikolla, 41-vjeçarja nga Vlora me një vajzë të vogël. Qëkur hyri në sy ka rënë rinia e saj. Stela ka treguar për vajzën, duke theksuar se është pak e xheloze dhe do të ketë kritika me kandidatët që do të zgjedhë. “Unë jam Stela Nikolla jam nga Vlora, e divorcuar, kam një vajzë 10 vjeçe. Vajza ime është e lumtur kur unë jam e lumtur. Goca ime është çik xheloze, nuk prononcohet. Është tip i qetë si puna ime e do bëjë sikur nuk do të kuptojë”, tha ajo.
Një autobus urban i linjës Vlorë-Uji i ftohtë është përfshirë nga flakët para pak minutash përballë shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë. Autobusi ka qenë duke kryer itinerarin e tij të përditshëm, kur drejtuesi i automjetit ka ndjerë erë tymi nga pjesa e pasme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Flakët e zjarrit janë shoqëruar me dy shpërthime të cilat sipas policisë dyshohet se janë nga pjesa e motorit të autobusit. Menjëherë forca të policisë së bashku ke zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke fikur zjarrin.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Për shkak të incidentit të ndodhur, për disa momente trafiku në aksin Tiranë-Durrës është rënduar. Megjithatë deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.