Drejtori i spitalit ‘”Shefqet Ndroqi’’, Perlat Kapisyzi i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për situatën e pacientëve, shifrat dhe medikamentet për COVID-19. Kapisyzi thotë se pacientët tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ vijnë shumë vonë, pasi ata refuzojnë fillimisht të vijnë në spital dhe nuk e kuptojnë që gjendja e tyre po rëndohet. Ai theksons e që në hyrje duket një pacient që është në gjendje shumë të rëndë, dhe vetë stafi nuk di si t’ia thotë familjarëve. Sa i përket medikamenteve e trajtimeve, Kapisyzi referuar studimeve ndërkombëtare thotë se plazma nuk ka bërë mirë në…
Author: tirana
Drejtori i COVID-2 ose spitalit ‘’Shefqet Ndroqi’’, Perlat Kapisyzi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 i është përgjigjur me një histori akuzave të qytetarëve për infermierët. Kapisyzi thotë se ishte prapa derës, dhe një infermier 25-vjeçar po ushqente një të moshuar. ‘’Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi’’- citon Kapisyzi fjalët e të riut ndaj të moshuarit. Ai në ato momente u emocionua, por njëkohësisht u ligështua. Drejtori i spitalit e pranon se ‘’pyll pa derra’’ nuk ka, por siguron se spitali ”Shefqet Ndroqi’’ është kthyer në Vaterlo të vuajtjeve dhe sakrificave për pacientët dhe stafin shëndetësor…
Policia e Londrës nuk arriti të përmbajë sot protestat kundër hipokrizisë së qeverisë për koronavirusin, të nisura nga disa vendndodhje te kryeqytetit, megjithë paralajmërimet për ndalim të demonstrimeve prej pandemisë. Protestuesit u përleshën me oficerët e policisë pasi refuzuan paralajmërimet e tyre për “shkelje të rregullave të epidemisë” në zonën qendrore të parkut Hyde Park. Protestuesit, shumica e të cilëve pa maska, udhëhiqeshin nga aktivisti i opozitës laburiste britanike Piers Corbyn dhe aktori vendas Laurence Fox duke kërkuar fundin e kufizimeve të vendosura prej më shumë se një vit. Qeveria britanike po vihet nën presion për zbutjen e masave të…
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 3251 testime kanë rezultuar 519 raste të reja me COVID-19. Po kështu raportohet për 11 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Njoftimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në…
Zv.kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrotje biznesmenit Gjergj Luca, pas përplasjes fizike që ky i fundit pati me kandidatin e PD Luçiano Boçi. Braçe shkruan se Luca sulmohet pasi është një biznesmen që nuk shihet të shëtisë me makina luksoze, por e gjen vetëm në punë, duke prodhuar e mbajtur me punë mijëra njerëz. Ai thotë se biznesmeni sulmohet nga njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë por e urrejnë punën prej paaftësisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare me krimin. Postimi i plotë:
Kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë sot në familjen Hasnetari në Berat gjatë vizitës së tij në këtë qytet. Ndërsa bisedonte me mikpritësit, Bashës i është afruar me ndrojtje një nga fëmijët e shtëpisë dhe i ka dhënë një letër. Kryedemokrati është befasuar nga ajo që kishte shkruar në letër i vogli. Në letër djali shkruante “Basha hajde në Berat, Rama ik nga Berati”. Basha ishte në shtëpinë e Aqif Hasnetarit si një nga familjet e vjetra të qytetit, e persekutuar nga regjimi komunist.
Megjithse në Shqipëri Nevruzi është festa kryesore e komunitetit musliman Bektashi, ajo festohet në shumë vende të Lindjes së Mesme, botës arabe dhe muslimane, e njohur si Viti i Ri Persian. Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Ne Shqiperi festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shkuar sot së bashku me djalin e tij Evenin për një vizitë në zyrën e ish-kryeministrit Berisha. Ish-ministri i Brendshëm në kohën kur PD-ja ka qenë në qeveri shihet i buzëqeshur në foto bashkë me djalin e tij, teksa thotë se ishte një kënaqësi që të takonin doktorin. Nuk harron të theksojë mbështetjen dhe miqësinë e përhershme që ka treguar ish-kryeministri Berisha për të dhe familjen e tij. Nuk dihet nëse jo vizitë ka pasur qëllime politike tani që jemi në prag fushate dhe zgjedhjesh, apo ishte thjeshtë një vizitë sociale miqësore mes…
Sot është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Gjergji Sauli, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije përmes një njoftimi vetë GJK në faqen e saj zyrtare, teksa thotë se drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të mëdha e më të shquara. Z. Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960. Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me…
Në stadiumin “Liri Ballabani” është luajtur përballja Burreli-Erzeni. Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të fortë e të shpejtë. Vendasit e Samuel Nikës patën raste të shumta shënimi por goli i vetëm i ndeshjes erdhi në në minutën e 87 kur portieri mik e kthen topin në lojë dhe Danaj gjuan rreptë dhe gëzon vendasit. Pas golit lojtarë dhe zyrtarë të Klubit Erzeni sulmojnë fizikisht gjyqtarin ansorë dhe efektivët e Policisë. Kjo bëri që takimi të zgjasë 10 minuta më shumë. Në 99′ kapiteni shijakas Troplini godet futbollistin burrelas Hasa. Kryesori i ndëshkon të dy futbollistët me karton të kuq.…
Gjigandi mediatik CNN ka shkruar për planet e ardhshme të Europës për procesin e vaksinimit. Sipas CNN, Europa po luan një lojë të rrezikshme me vaksinat ndërkohë që pretendon të vaksinojë 70% të popullsisë brenda shtatorit. Nga ana tjetër frika dhe dyshimi tek qytetarët është më e lartë se kurrë pas ‘alarmit’ për vaksinën e AstraZeneca. EMA dha ‘ok’ për vijimin e përdorimit të saj, por FDA e SHBA ende nuk ka dhënë autorizim. Nga ana tjetër kontinenti europian është në valën e tretë të pandemisë, dhe disa vende kanë rikthyer masat e ashpra të Lock-Down, ndërkohë që shpëtimi i…
Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg është detyruar të kërkojë falje për shkeljen e rregullave anti- Covid të vendit gjatë një feste për ditëlindjen e saj. Ajo kishte ftuar 13 persona për drekën e ditëlindjes në një restorant, ndërkohë që në vend lejohen grumbullime vetëm deri në 10 persona. Në një postim të gjatë në “Facebook”, kryeministrja kërkoi ndjesë për veprimet e saj dhe tha se ajo ishte shumë e trishtuar për ç’ka kishte ndodhur. “Për më shumë se një vit, unë i kam kërkuar kutdo prej jush të ndjekë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga infektimi. Dhe është një përgjegjësi…