Author: tirana

Pas sherrit të bujshëm që patën pak ditë më parë Xhensila Pere dhe gazetari Ronaldo Sharka janë përballur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’. Gazetari e pyeti Xhensilën rreth komenteve të publikut, duke i thënë “Ty të quajnë imorale, të bezdis kjo gjë?”. Kjo pyetje revoltoi Xhensilën, e cila i tha “Opinioni publik thotë që ti je gej, e vërtetë është?”. Mbrëmjen e djeshme Ronaldo kishte ftuar ish-mikeshën e tij në “Dua të të bëj të lumtur”, për të zgjidhur konfliktin e ndodhur mes tyre. Gazetari tha se pyetja ishte bërë me qëllim që Xhensila…

Read More

Pas Elbasanit, tensionet politike janë zhvendosur në qytetin e Fierit. Policia njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike. Informacion paraprak Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditë e sotme duke publikuar disa pamje nga transformimi i Pazarit të Gjirokastër falë ndërhyrjes së qeverisë së tij. Rama ka vënë në duke ndryshimet e këtij qyteti me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Nëpërmjet fotografive Rama ka treguar se si ka qenë Pazari i Gjirokastër, përpara se të ndërhyhej nga autoritetet për mirëmbajtjen e qytetit. “MIRËMËNGJES dhe me keto pak sekonda nga Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot, ju uroj një të dielë të bukur”,- shkruan Rama bashkëngjitur videos.

Read More

Ish-deputeti Neritan Ceka ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’, në një puntatë që u ushte dedikuar qytetit të Elbasanit. Ceka foli për kujtimet e tij në Elbasan, si dhe për qytetin e tij të zemrës në tërësi. Ai tregoi gjithashtu se gratë e Elbasanit janë të forta, madje rrëfeu rastin e gjyshes së tij, e cila mbante gjithmonë me vete një pistoletë. “Gjyshja ime mbante një pistoletë, për të thënë se sa gra të forta që ishin. Prandaj mendoj që im atë iku dhe gjeti një grua shumë më larg. E gjeti në Selanik.”, është shprehur Neritan…

Read More

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, raportohet se është infektuar me koronavirus. Mediet turke raportojnë se aktori është shtruar në spital për shkak të COVID-19, ndërsa po vazhdon të trajtohet për virusin. Tolgahan Sayisman ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën e tij televizive me personazhin e Mustafait në “Elveda Rumeli” e në shumë të tjerë. Tolga ka azhurnuar fansat në rrjete sociale me informacione të reja rreth shëndetit të tij, “Ne kemi vendosur të vazhdojmë trajtimin në spital. Unë u bëjë thirrje të gjithëve të jenë më të kujdesshëm”. Sayisman për publikun shqiptar u bë më i njohur me…

Read More

Vranësira dhe reshje shiu e dëborë do të mbeten prezent gjatë gjithë ditës së sotme. Sipas MeteoAlb mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta MBIZOTERON gjatë orëve të para të ditës, duke sjellë herë pas herë reshje shiu e dëbore. Parashikohet që vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës të mbeten prezent gjatë gjithë ditës, POR herë pas here do kemi intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke u luhatur nga -1°C zonat verilindore deri në 13°C në mesdita në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë dhe det…

Read More

Pas dy atentateve në Durrës e Shkodër, Shqipëria duket se nuk gjen qetësi. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar edhe në Kombinat! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Shaban Bartoshi”, ku R.G., ka tentuar të vrasë me armë zjarri Artur Korteshin. Gjithçka ka nisur pas sherrit të Korteshit me vëllanë e autorit. Pasi ky i fundit ka marrë vesh për konfliktin ka shkuar me armë zjarri për t’u “sqaruar” duke qëlluar në ajër dhe duke shkaktuar terror në zonë. Megjithatë fatmirësisht askush nuk është lënduar. Policia ka bërë me dije se autori është identifikuar dhe po kërkohet…

Read More

Të djathtët e politikës që synojnë një karrige në Parlament i kanë pranuar në këtë formular, si edhe të majtët problemet me të shkuarën e tyre. Por, edhe ata nuk preken nga ligji i dekriminalizimit pasi asnjëra nga krimet për të cilat u dënuan apo u shoqëruan në polici, nuk përfshihen në veprat ndaluese për të marrë një funksion apo për tu zgjedhur. Veprat që kandidatet për deputete kanë kryer nisin nga shpërdorimi i detyrës, shpifja dhe dëbimi, për disa çështje të njohura e për të tjerë të panjohura nga publiku. Së paku deri më tani, më i pasinqerti në…

Read More

KAS ka kaluar për shqyrtim të martën në orën 10:00 ankesën e Partisë Demokratike për heqjen e 71 kandidatëve nga lista. PD u ankua në KAS duke kundërshtuar vendimin e KQZ e cila i hoqi kandidatët e tepërt nga lista, me justifikimin se lejohen deri në 153. Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa, ndërkaq pritet të shihet pas 3 ditësh se çfarë do të vendosë KAS. Kujtojmë se PD-së iu kthenë listat për shkak të kuotave gjinore, por pas korrigjimit në lista u vu re një rirenditje kandidatësh, disa heqje dhe shtime të tjera kryesisht në fund…

Read More

Vëllezërit Marjan Doçaj dhe Hoten Doçaj janë kushërinj me Gentian Doçajn, në kërkim si urdhërues i pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz 1 vite më parë. Në atë ngjarje të përfshirë ishin dhe Artan Doçaj, vëllai i Gentjan Doçajt si dhe Ardian Doçaj i cili u vetëdorëzua në kufi dhe madje OFL i sekuestroi edhe pasurinë. Trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende dhe sot, teksa zanafilla e ngjarjes nisi me vëllain e tij, Anton Prenga i cili kishte bllokuar mbi 100 kg kokainë në Angli, në pronësi të shqiptarit të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepi. Ky i fundit…

Read More

Policia e Shkodrës ka reaguar për plagosjen e dyfishtë në Bardhaj të Shkodrës ku shënjestër ishin vëllezërit Marian dhe Hot Doçi. Nga informacioni zyrtar, bëhet me dije se vëllezërit e moshës 23 dhe 30 vjeç janë dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër edhe FNSH ka zbarkuar në zonën ku ka ndodhur ngjarja për të rrethuar zonën dhe për të kapur autorët. NJOFTIMI NGA POLICIA Shkodër/informacion paraprak Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë…

Read More

Abibe Berishës 70 vjeçe e infektuar me koronavirus i është pamundësuar trajtimi në Repartin e Pulmologjisë në QKUK, për shkak të numrit të madh të pacientëve. I biri i 70 vjeçares tregon se ajo vuan nga bronkiti dhe luhatja e tensionit. Por, trajtimin ditor ajo tash do ta marrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, pasi e njëjta që nga korriku ka ndarë një pjesë të objektit për ambulant për Covid 19, duke parë kapacitetet e vogla të spitaleve krahasuar me numrin e pacientëve. Mjeku kujdestar tregon se moshat që kërkojnë më tepër trajtim janë ato të shtyra…

Read More