Ditët e fundit telefonatat nga zyrat e partive janë bërë të shpeshta. Jo vetëm që bëjnë sondazhe dhe verifikime për votuesit e tyre, por një pjesë shpjegojnë edhe programin. Në audion që po bëhet virale është një koordinatore e PD e cila telefonon një emigrant të sapo ardhur në Shqipëri. Kordinatorja e nis bisedën se Basha është për integrimin europian dhe për këtë ka dhe një program që do ta realizojë kur të vijë në pushtet. Kur qytetari e pyet se çfarë programi ka PD, ajo i përgjigjet se do hapë 110 mijë vende pune. Me ironi qytetari e pyet…
Author: tirana
Ndarja e pasurisë bashkëshortore pas divorcit vazhdon të shkaktojë debate, që shkojnë në rastin më të mirë në dyert e gjykatave dhe në rastin më të keq në vetëgjyqësi. Dokumentari Unpublished në Euronews Albania ndalet te problematikat e ndarjes së pasurisë mes çifitit dhe manovrat që përdorin burrat për të mos i dhënë pasuri bashkëshorteve. Në 2020 janë zhvilluar në gjykatën e Tiranës gjithsej 14.500 gjyqe civile. Në çdo 40 gjyqe njëri ka qenë për mosmarrëveshje në ndarjen e pasurisë. Sipas ekspertëve problemi më i madh është mungesa e njohurive të qytetarëve për procedurat juridike. “Nëse bën një analizë dhe…
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka hedhur akuza se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Topalli tha se Rama e Basha ka bërë pazar gjithmonë me njëri-tjetrin. Po ashtu ajo tha se mes tyre ekziston një dyshim gjithmonë, por shprehet se po bëjnë gjithçka që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare. “Rama dhe Basha kanë një pazar me njëri-tjetrin, e kanë pasur gjithë kohës. Unë vazhdoj të dyshoj që… 2017 ishte thyerja e madhe e besimit. Edi Rama dyshon se Ilir Meta…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për mësuesit të cilët refuzuan të merrnin doza të vaksinës anti-Covid. Ajo u shpreh se procesi i vaksinimit do të vijojë edhe për këta arsimtarë, derisa të vaksinohet edhe mësuesi i fundit. “Ne kemi vaksinuar më shumë 6 mijë mësues dhe në total kemi 36 mijë mësues në sistemin publik dhe jopublik. Kemi kapacitet të mjaftueshme dhe të bollshme. Ata që nuk e kanë bërë do t’i presim deri sa të vaksinohet edhe mësuesi i fundit”, u shpreh Manastirliu. Ndërsa personat që kanë dërguar formular për të mos aplikuar vaksinën, por që tashmë me…
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë. Megjithatë fakti se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shprehen ende të dyzuar nëse do të votojnë, apo se cilës forcë politike do t’ia besojnë zgjedhjen e bën rezultatin për kryeqytetin sërish të diskutueshëm. Në sondazhin e tretë kombëtar të kompanisë MRB për Euronews Albania, 17.2% e të pyeturve nuk e përcaktuan se kë parti do të zgjidhnin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën: Nuk do të votoj – 3.6%Nuk e di – 11.5%Refuzoj – 2.1% Nga ata që u përgjigjën, shumica…
Dashamir Shehi tha se kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për mbrojtje duke u shpallur dhe vullnetar për t’ju bashkuar Gardës së tij. Pas deklaratës së tij surprizë, ka ndërhyrë i habitur, moderatori Blendi Fevziu, por Shehi tha se po bënte shaka. Pjesë nga intervista në “Opinion” Shehi: Po marr rastin e Elbasanit, po ti bësh analist qetësisht siç i bëj unë, ajo është fotografia e zgjedhjeve që do kemi nëse nuk ndërhyet. Basha po bën takim, rastësisht kalon Rama. Njerëzit e Bashës i turren politikisht, janë teza të bashkësisë politike këto. Do ishte mirë mos të thoshin asgjë se Ditë…
AstraZeneca është rekomanduar sërish nga Agjencia Evropiane e Barnave si një vaksinë efektive dhe e sigurt. Rastet e mpiksjes së gjakut dhe të trombozave, janë verifikuar si shumë të rralla në krahasim me 20 milionë individët e vaksinuar. Ornela Ademi, e cila është drejtuese pranë Agjencisë Evropiane të Barnave thotë se evidencat shkencore kanë zbuluar se përfitimet e AstraZeneca janë më të larta se pasojat që mund të shkaktojë njektimi i saj. “Jo, nuk mund të them se ka argument shkencor që nuk ka efekte anësore, sepse barnat kanë efekte anësore, ashtu dhe kjo ka efekte anësore. Ka të dhëna…
Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka komentuar përfshirjen e presidentit Ilir Meta në fushatën elektorale. Topalli thotë se Meta është i përfshirë tërësisht në fushatë, madje shprehu shqetësimin se mos ndoshta “ai vijon linjën e konfliktit”, gjatë fushatës. “Shoh edhe një zhgënjim total me treshen, Rama, Basha, Meta. Meta sepse pozicioni i presidentit është vakant prej kohësh. Meta është i përfshirë tërësisht në fushatë. Tërësisht dhe në një mënyrë që ndonjëherë të krijon një ide, që mos mendon se linja e konfliktit do të mund të ishte një linjë që do të vijohej gjatë kësaj fushate, gjë…
Nga Sokol BallaJava politike po mbyllet siç filloi. Po ne Elbasan. Dy perplasje, nje fizike dhe nje virtuale mes dy paleve, apo mbeshtetesve te tyre u regjistruan sot, ndersa nje biznesmen u kacafyt me Luçiano Boçin, nderkohe qe nje ish deputet i PD, Bylykbashi kercenoi nga Facebook, numrin dy te Partise Socialiste Taulant Balla. Ai premtoi lufte, nese ps fiton me shume sesa 7 mandate, ne nje tjeter shenje tensionimi te opozites, pas sinjaleve te perseritura nga sondazhet, se ajo nuk po e kalon dot vijen e ylberit dhe te kuotohet, as vecmas as si shumatore, me shume sesa socialistet.…
“Jorida Tabaku, goc Tirone”, kjo është shprehja që qëndron në maskat që mesa duket po përgatiten për të ua shpërndarë qytetarëve në Tiranë. Në një foto që ka mbërritur ne redaksinë e Dosja.al, shihet se në një rrobaqepësi, po qepen maska të cilat janë ngjyrë blu dhe që mbajnë emrin e Jorida Tabaku, e cila është në pozicionin e dytë në listën e PD-së në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit.
misioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një zonje nga drejtori i spitalit të këtij qyteti. Bëhet fjalë për Adelina Lucën, e cila thotë se është dhunuar nga ish-dhëndri i saj. Vajza e zonjës Adelina është divorcuar me ish-bashkëshortin e saj dy vjet më parë, pas një martese 10-vjeçare. Shkak është bërë një lidhje tjetër e tij, që sot është kurorëzuar në martesë. Kjo ka sjellë konflikte mes vajzës, mamasë së saj dhe të akuzuarit. Më 27 Janar 2021, Erjon Dhroso, ish-dhëndri dhe drejtori i spitalit Sarandë, i hyn zonjës Adelina,…
Epidemiologu Dritan Ulqinaku tregoi disa nga rregullat që përfliten të vendosen për udhëtimet jashtë vendit. “Po përflitet për tre pika që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve nëpër botë. Njëra është të kesh marrë të dyja dozat e vaksinës dhe të kesh një certifikatë të vaksinimit, e dyta të kesh tampon negativ dhe e treta një test që vërteton nëse e ke kaluar apo jo kovidin. Kjo do të thotë që ata që e kanë kaluar, nuk kanë nevojë për certifikatën e vaksinimit. Dokumenti sigurohet nga ISHP të të gjithë personave që e kanë kaluar kovidin. Vetëm seorologjiku nuk mjafton,…