Author: tirana

Ministrja e Infrastrkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se në fund të marsit do të hapin tunelin nr.3 tek Dogana, dhe kjo do të lehtësojë shumë trafikun në zonën e Unazës së re. Në një intervistë për Report Tv, Balluku tha se kjo do të jetë një lirshmëri për shoferët që duan të shkojnë në Durrës apo të kthehen në Tiranë. “Sa i përket Unazës së Tiranës kemi hapur një nga tunelet më të rëndësishme, tunelin nr.4 që tërheqë trafikun që vjen nga Tirana. Në ditët e fundit të Marsit do të hapim tunelin nr. 3 dhe ky do…

Read More

Vetëm pak ditë pas dhunës fizike mes militantëve të PD dhe PS, në 14 mars, kur në qytet ishin edhe dy krerët e partive Edi Rama dhe Lulzim Basha, një tjetër incident është shënuar sot mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Sipas Boçit edhe kjo përplasje kishte motive politike. Por ndërkaq, një tjetër ish-deputet i PD-së, Aurel Bylykbashi duket se nuk po gjen rehat. Ai thotë se kërcënohet nga Taulant Balla, madje përmes një shkrimi në Facebook, i dërgon këtij të fundit mesazhe kercenuese që tregojnë qartë se sa e tensionuar është situata në këtë qytet.…

Read More

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Lezhë. Sipas policisë kufoma është gjetur në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes” në gjendje të parregullt nga ana strukturore. Ndërkohë nga verifikimet e para mësohet se trupi është shtetases A.Gj 63-vjeçe, banuese në Lezhë. 63-vjeçarja ishte shpallur e humbur nga bashkëshorti i saj, Ll.,Gj në datë 25.02.2021, i cili kishte bërë edhe kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Read More

Edi Rama: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita

Read More

Motër, Alma Zogu, në moshën 18-vjeçare bëri betimin e murgeshës, pavarësisht kundërshtive të forta nga familja e saj. Sipas saj, ka qenë beteje shumë e gjatë me familjen dhe fisin, sepse sipas tyre ishte një jetë e humbur, dhe e dështuar. “Ëndërronin që të vazhdoja shkollën e lartë. Në zonën time, ishte diçka e pazakontë, më thoshin se murgeshë bëhet dikush që nuk ka zgjidhje tjetër, ose ka mangësi fizike. Unë studioja, kisha rezultate të mira dhe ata mendonin se do të vazhdoja studimet e larta dhe do të krijoja familje”. Motër Alma tregon se momenti më i vështirë ka…

Read More

Personazhet e famshëm janë ata që kanë më shumë komplekse me pamjen e tyre, duke qenë se publiku pret që t’i shohë gjithmonë në formë perfekte. Pjesa më e madhe e tyre ndërhyjnë në foto përmes photoshopit apo filtrave dhe ata që guxojnë të dalin pa asnjë lloj filtri numërohen me gishtat e njërës dorë. Një ndër to është edhe Bebe Rexha, e cila ka publikuar sot një video për të treguar si është në realitet. Në video ajo shihet me rrathë të zinj poshtë syve, me bark me pala, diçka tepër e zakonshme për njerëzit e thjeshtë. “Jam shumë…

Read More

Rikthimi i Antonelës puntatën e sotme ka sjellë debat të madh mes saj dhe Ledjanës. Përsëri nuk ka pasur një sqarim mes vajzave dhe kjo ka agravuar me ofendime e tone të larta. Debati mes tyre: Ledjana: Dua të merret masë nga ana e produksionit për gjuhën e përdorur. Antonela: Edhe për ofendimet e tua. Antonela: Kjo tregon se unë jam reale e nuk po shtirem. Ledjana: Çfarë thua. Antonela: Mu ngatërru goja moj shoqe.

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka hapur aplikimet për punësime. Vendet e lira janë dy, ndërsa formulari është në linkun e mëposhtëm. “Doni të punoni me ne? Mundësi punësimi! Ambasada Amerikane në Tiranë po kërkon aplikantë të kualifikuar dhe që përmbushin kriteret për pozicionet Asistent për Programet e Angazhimit me Publikun (Koordinator i Programeve të Shkëmbimit dhe Pjesmarrësve të Tyre) dhe Asistent për Programet e Angazhimit me Publikun (Koordinator i Programeve të Këndeve Amerikane) në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun. Për më shumë informacion dhe detajet mbi aplikimet, regjistrohuni këtu: https://bit.ly/30TeN5F “mbyllet postimi në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetet sociale.

Read More

Dyfishohen gjobat për shoferët që shkelin Kodin Rrugor, e që bëhen burime aksidenti. Ashpërsim të masës administrative do të ketë për personat që lëvizin në gjendje të dehur. Gjoba shkon deri në 15 mijë lekë të reja. Kur kalohet masa 0.5 gram për litër drejtuesi i mjetit dërgohet për procedim penal, ndërsa kur shkaktohet aksident dhe fajtor është shoferi i dehur, makina bllokohet për dy muaj. Por deri në 15 mijë lekë të reja do të gjobiten edhe drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon. Nëse shoferi kapet 3 herë me celular brenda vitit, patenta i pezullohet për 3…

Read More

Pak ditë më parë Elvisi u largua nga “Përputhen” pas postimit me litar që bëri bujë e ngjalli reagime të shumta. Postimi ishte një thumb për Antonelën, e cila e ndjerë e ofenduar shpërtheu në lot në studio. Ndonëse tani nuk është më pjesë e programit, duket se Elvisit nuk i del e keqja me Antonelën. Ai e ka thumbuar sërish ditën e sotme, duke e cilësuar si “viktimë të televizionit”. Elvisi ka publikuar një video nga puntata e sotme, ku Antonela përdori një gjuhë ofenduese ndaj Ledjanës. Ajo e quajti “burrë me silikon”. Ish-konkurrenti ka shkruar se kjo është…

Read More

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 590 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 2954 persona. Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 14 qytetarë. Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. NJOFTIMI: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2954 të vaksinuar, 2994 testime, 710 të shëruar, 590 raste të reja dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse…

Read More