Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania dhe MBR zbuloi se 44.1% e qytetarëve në Tiranë mendojnë se Edi Rama është lideri politik më i përshtatshëm për të drejtuar vendin, kundrejt 34.1% e të anketuarve që preferojnë të shohin në karrigen e kryeministrit liderin e PD, Lulzim Basha. Në rang kombëtar Rama rezultoi të kishte një pëlqyeshmëri 45.6% të atyre që e shohin atë si kryeministrin më të përshtatshëm, ndërsa Basha mori një përgjigje pozitive në 32.2% të të anketuarve në sondazh. Kështu, sipas të dhënave Rama shihet të ketë pëlqyeshmëri më të lartë në rang kombëtar në krahasim me qarkun e…
Author: tirana
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka provokuar me një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale. Kreu i shtetit serb ka publikuar foton e hartës së Kososvës, ndërsa brenda është pikturuar flamuri i Serbisë. Një detaj tjetër që bie në sy është fakti që postimi nuk është bërë në faqen zyrtare të presidentit por në profilin e tij personal në Instagram. Ndërsa deklarata e tij është kaluar pa asnjë reagim nga politika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të…
Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, është martuar me Ajlin Petrelën, nënën e dy vajzave të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-aktori i humorit ka ndarë fotot nga ceremonia private që kanë zhvilluar për celebrim. Bashkëshortja e tij shihet e veshur me fustan të bardhë, ndërkohë që pranë tyre ndodhet vajza e madhe. “10 vjet bashkë ajlin_petrela. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time 3 vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar, e me plot dashuri”, ka shkruar Erion Isai përkrah fotove të surprizës. Ndërsa 2 vite më parë, Erion Isai…
Profesor Genc Sulçebe u shpreh se pikërisht prania e variantit anglez të kovidit që ka shkaktuar rritje të vatrave të infektimeve në vendin tonë. “Padyshim, kemi konstatuar se kemi të bëjmë me këtë variant në Shqipëri dhe ky variant po bëhet dominues në Evropë dhe gjatë muajit mars do të jetë dominues në të dyja kontinentet, në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Është më ngjitës dhe në këtë mënyrë është edhe më problematik. Është garë që bën virusi për të mbijetuar. Ndaj dhe vaksinimi duhet të jetë sa më masiv, më i shpejtë që të konkurrojë virusin, para se ai…
Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklarata e Preisdentit Bush për pavarësinë e Kosovës është përkujtuar përmes një instalacioni në kryeqytet. “Enough is Enough” është një vepër arti publik e artistit Alban Muja, e cila lind prej deklaratës së bërë prej Presidentit George Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007: “Ka ardhur koha, madje sa më shpejt, që të themi “Mjaft më!” (Enough is enough!), Kosova është e pavarur!”, duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithë politikës ndërkombëtare, por edhe duke rikujtuar edhe një herë…
Pyetjes lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, analisti Mustafa Nano iu përgjigj duke thënë se nuk janë vendimtare për Shqipërinë, por për disa persona. Nano analizoi se këto zgjedhje janë “vendimtare për Bashën sepse nëse humb edhe këtë herë nuk ka alibi që mund ta mbajë në krye të partisë”, ndërkohë që shtoi se “nëse fiton Basha do të bëhej kryeministër dhe nëse Rama humb do të ikë në shtëpi”. Besoni se e majta do arrijë objektivin për të marrë 4 mandate në Shkodër aq më tepër që drejtues politik nuk është më Ditmir Bushati, por Ilir Beqaj?…
Në emisionin “Historia ime Viti 2019 dhe muajt e parë të vitit 2020 u shoqëruan me zhvillime globale që përcaktuan dhe problematika të ndryshme për të rinjtë në Shqipëri. Përveç gjetjeve kritike që u analizuan gjatë vitit 2019, viti 2020 solli një situatë të re dhe të rënduar përsa i përket sfidave me të cilat përballen të rinjtë si punësimi, arsimimi, migrimi etj. Edhe pse gjashtë muajt e parë të vitit 2020 kufijtë e Shqipërisë qëndruan pjesërisht të mbyllur, në dhjetë vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja. Shqipëria vazhdon të ketë një numër…
Sjellja dhe pozicionimi i Presidentit Ilir Meta, që kulmoi pak ditë më parë në zyrat e FRD-së, e riktheu edhe njëherë në protagonist kryesor përballë shumicës qeverisëse. Por si e komenton analisti Mentor Nazarko, cfarë fshihet pas lëvizjes së kreut të shtetit? “Presidenti po sillet në një situatë të pazakontë. Ajo që duket është që e ndihmon LSI-në që të protagonizohet, pasi duket se zonja Kryemadhi nuk e ka aftësinë për ta energjizuar fushatën e LSI-së, duke e personalizuar me një figurë të fortë që ndikon opozitën. Ai ia çon frytet partisë së tij të origjinës, natyrisht e hijëzon zotin…
Në një njoftim që do konsiderohet si mbështetje për efektivitetin e vaksinës së Oksfordit dhe Astra Zenencas, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar pas njoftimit te Agjencisë Evropiane të Barnave për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, se ai do ta bëj nesër vaksinën anti covid dhe ajo do jetë Astra Zeneca. Mbështetje më të madhe për vaksinën britaniko- suedeze të Oksfordit dhe Astra Zeneca e cila mori sërish dritën jeshile nga autoriteti rregullator evropian, pas atij të marrë nga autoriteti britanik më herët, duket se do ia japë kryeministri britanik Boris Johnson i cili ka njoftuar se do ta bëjë…
Nora Malaj rrëfeu momente të veçanta nga lidhja e saj me bashkëshortin kur ende nuk e kishin shfaqur. Perveç gjyshit dhe nënës askush tjetër nuk e dinte në familjen e saj. Ajo tregoi se u gjend përpara një situate të sikletshme, pasi babai i saj në atë kohë ishte Shef i Shtabit të Flotës Ushtarake për Shqipërinë dhe i duhej të nisej jashtë vendit me anijen Dajti. Ajo bashkë me Arin (bashkëshortin) duhet të shkonin në Durrës për ta takuar babain e saj. “Gjyshja ime që ishte shumë tradicionale, teto Ollga tipike, merr dhe dajën tim, i hipin trenit të…
Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka zbuluar listën me 26 emrat e futbollistëve që do të jetë të gatshëm për 3 sfidat e para kualifikuese të Kupës së Botës, kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë. Tekniku i “tre luanëve” nuk i ka kursyer risitë në ndeshjet e programuara gjatë muajit mars. Sulmuesi i Aston Vija, Ollie Watkins dhe portieri i West Brom, Sam Johnstone kanë marrë ftesë për herë të parë, me Southgate që premton minuta për duelin me kombëtaren tonë. Numri 1 i pankinës së Anglisë ka rikthyer në urdhërat e tij emra si Jesse Lingard dhe…
Një 38-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, ndërkohë që udhëtonte me një makinë Audi A4. Bëhet fjalë për Sokol Sallakun, i cili banonte në Chiaravallo, në provincën e Ankonës dhe rezulton i dënuar me mbi 6 vite burg. Më 11 mars u lëshua urdhri i arrestit ndaj tij nga prokurori i Perugias. 38-vjeçari Sallaku duhet të vuajë 6 vjet, 8 muaj dhe 11 ditë burg për akuzat që lidhen me drogën dhe dhunën, të kryera nga viti 2008 deri në 2016. Mediet italiane raportojnë se Sallaku po udhëtonte drejt Triestes me një Ford Kuga në vendin e…