Në Spanjë po merr gjithmonë e më shumë kuota mundësia e rikthimit të Cristiano Ronaldo te Real Madrid. Është e përditëshmja “AS” që i jep zë këtij skenari, duke zbuluar edhe një prapaskenë të bujshme. Sipas gazëtës, Florentino Perez u pendua shpejt që e la CR7 të largohej dhe që në vetën e 2019 provoi të bindë porugezin të kthehej në Madrid. Por tani gjërat kanë ndryshuat. Cristiano Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer nga aventura juventine pas eliminimit të radhës nga Champions League dhe pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Real Madrid kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe…
Author: tirana
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të zhvillohet ditën e nesërme ashtu siç ishte parashikuar, por është shtyrë për të martën me datë 16.03.2021. Arsyeja e shtyrjes së seancës plenare është bërë dita e verës, kjo pasi në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor të shtunën ose e dielën, dita e hënë është ditë pushimi. “Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00. (Urdhër nr. 14, datë 11.03.2021, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.) Procedurat e transmetimit do të jenë…
Edhe Irlanda i është shtuar listës së shteteve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca kundër Covid si një masë paraprake pas raporteve të vazhdueshme të mpiksjes së gjakut në njerëzit që e kanë marrë atë. Zëvendës shefi mjekësor, Dr Ronan Glynn, tha se organi këshillues i Irlandës për vaksinat kishte rekomanduar që vaksinimi me AstraZeneca të “shtyhej përkohësisht” me efekt të menjëhershëm. Raportet e para të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që marrin vaksinën AstraZeneca dolën nga Austria dhe shkaktuan një shqetësim të madh, duke çuar në një numër vendesh evropiane, përfshirë Danimarkën e cila ndaloi përdorimin…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju mundoheni për të krijuar një marrëdhënie dashuri me dikë, por kur ia arrini qëllimit duket sikur jeni në kafaz. Mundohuni të mos bini në asnjë kurth këtë të hënë. Në punë do të ketë ide të mira, Hëna është në shenjën tuaj dhe ju ndihmon. Demi Zemra juaj është indiferente, ndoshta për shkak të keqkuptimeve të vogla që mund të zgjidhen. Në punë nuk mund të bëni të njëjtat gjëra pa pushim: doni të…
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë qenë sot në Fushë Krujë, e cila po rindërtohet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Rama u shpreh se 128 shtëpi që përfundojnë brenda më pak se dy muajsh dhe 15 pallate që do të jenë gati në vjeshtë. Ndërsa Ahmetaj dha lajmin e mirë duke konfirmuar marrëveshjen me Abu Dhabi për arritjen e kontratë së parë për Spitallën. “Sapo kemi marrë dhe konfirmimin nga fondi i Abu Dhabi për arritjen e kontratës së parë për Spitallën, për lotin e parë të Spitallës. Nënshkruhet këtë javë dhe…
Në 24 orët e fundit dy urgjencat COVID në Tiranë janë përballur me një numër të ulët rastesh të referuara nga Tirana dhe rrethet përmes numrin unik 127 të urgjencës Kombëtare. Brenda spitaleve COVID në Tiranë bëjnë me dije se numri i shtrimeve në dy spitalet kryesore COVID 1 dhe 2 ka rënë në 30 shtrime ditore nga 70 që numëroheshin në fund të muajit shkurt. Rënia e shtrimeve reflektohet edhe në pavionet e 4 spitaleve COVID në Tiranë ku numri i shtretërve të zënë ka rënë në 80% të kapacitetit.Por paralelisht me reduktimin e urgjencave po vihet re një…
Qytetarë të shumtë i janë drejtuar sot qytetit të Elbasanit në festën e Ditës së Verës. Pas festës qytetarët e shumtë, po kthehen në qytetin e tyre, dhe kjo ka bërë që të krijohen radha kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan. Dhe pse jemi në një kohë pandemie sot pamë që qyteti i Elbasanit ishte i mbushur plot, ku shumica ishin pa maska dhe nuk respektonin distancën sociale. Festimi i Ditës së Verës kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë dhe konsiderohet si festë e Elbasanit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të diele ka qenë në Elbasan ku është takuar dhe me gratë kandidate në kët qark. Në fjalën e tij Basha është shprehur se detyra e tyre është që të mbajnë zotimet dhe të mbyllin të gjithë angazhimet një nga një. Sipas tij një rëndësi të veçantë ka përfshirja e grave në PD. “Një rëndësi të veçantë përfshirja në ekipin tonë grave përfaqësuese të Shqipërisë. Grave profesioniste do t’u besohet kthimi i institucioneve qytetarëve. Grave profesioniste do t’u besohet fytyra njerëzore e politikës. Po humbim shumë jetë njerëzish. Po humbim shumë jetë mjekësh…
Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë psikologia e njohur Denata Toçe dhe bashkëshorti i tij Arben Skënderi, i cili është një artist i mirënjohur në Shqipëri. Ata gjatë intervistës kanë folur për pjesëmarrjen në politikë, po ashtu edhe për jetën private. Moderatori Ardit Gjebrea zbuloi një sekret të Arbeni, që ai i thërret bashkëshortes Denada dhe jo Denata. Arbeni shpjegon arsyen pse nuk i pëlqen t’i thërrasë asaj me emrin që ka. Ardit Gjebrea: Denata, gjen diçka që nuk shkon tek tabelat e Arbenit? Denata Toçe: Emri është me d. Ardit Gjebrea: Ti si e…
Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë psikologia e njohur Denata Toçe dhe bashkëshorti i saj artist Arben Skënderi i cili është pjesë edhe e jurisë së “Këngës Magjike”. Së fundmi Denata Toçi i ka hyrë politikës dhe ajo tregon publikisht pse mori një vendim kaq të rëndësishëm për jetën e saj. Ardit Gjebrea: Më kanë bërë kureshtar lajmet e fundit në lidhje me përfshirjen tuaj në politikë. Çfarë lidhje keni ju me politikën dhe për më tepër të dy. Denata Toçe: Duket sikur unë nuk kam lidhje me politikën sepse mendoj që ne kulturalisht, e…
Këngëtarja, Albërie Hatërgjonaj, e ftuar në “E Diell” rrëfen për marrëdhënien që ka me babin e fëmijëve tashmë që janë të divorcuar. “Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë këngëtarja. Për kohën që kanë qenë të martuar, përgjigjet nëse babai i dy vajzave e ka kufizuar në veshje. “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua…
Nga Skënder Minxhozi Lulzim Basha premtoi të dielën, me njërën dorë në ballakume e tjetrën të zbukuruar me verore, se Edi Ramës do t’i rezervohet kudo e njëjta pritje si në Elbasan, ku militantë të organizuar të opozitës u përpoqën të ndalojnë kryeministrin në vizitën e tij në qytet. “Kudo që të shkosh Edi Rama, do të marrësh të njëjtën përgjigje”, deklaroi Basha pas incidenteve mes palëve, ku pati disa të shoqëruar nga policia. Më siguri që në një cep të selisë së PD, aty ku këshilltarët hebrenj të Bashës kanë planifikuar këto javë me kujdes edhe omletën “pa mendje”…