Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të prezantuar programin e turizmit në qytetin ku ai është drejtues politik, Berat. Me parashutë mbi qytetin e ‘një mbi një dritareve’ Klosi ka treguar ndryshimin e gjithë qytetit dhe po ashtu premton se Unaza e re që kalon mes përmes Beratit do ta shndërrojë qytetin në në një vend pa ndotje dhe pa trafikun e rënduar. “Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh…
Author: tirana
Grupe militantësh partiakë të qeverisë dhe të opozitës u përplasën sot fizikisht mes tyre në qytetin e Elbasanit, qendra tradicionale festive e Ditës së Verës. Përkrahës të dy partive kryesore pritën me brohoritje fyese kryetarët socialist dhe demokrat, duke u përplasur edhe fizikisht me njëri tjetrin, pa ndonjë dëmtim shëndetësor midis tyre. Të gjithë pjesëmarrësit në të dy tubimet ishin në shkelje të hapur të kufizimeve të pandemisë, që ndalojnë rreptësisht tubimet, mos-distancimet fizike dhe mos-mbajtjen e maskave higjenike. Por këto rregulla nuk i penguan dy politikanët kryesorë; Lulzim Basha i Partisë Demokratike dhe Edi Rama i Partisë Socialiste, që…
Një 24-vjeçar i prekur nga koronavirusi është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. Mësohet se i riu është në gjendje kritike për jetën. Rasti i 24-vjeçarit përbën episodin e gjashtë kur pacientët kanë tentuar vetëflijimin në ambjentet spitalore, ndërsa në spitalet Covid dhe Covid 2 në Tiranë deri tani janë regjistruar 5 viktima.
Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani, që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, ka reaguar pas VIDEOS të ish-ministrit të Brendshëm pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, ku Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë si ministër i Brendshëm. Zagani shkruan se ai e ka në terezi pasi është pushtet por me lek sa te duash tek e fundit. “Diku ne nje media shqip lexova se Saja ishte bo nostalgjik per kohet e “Bravo çuna”,dhe kishte publikuar nje video per kete. Provova direkt nga fb im te shikoj se per ça behej fjale,…
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. MSH njofton se po ashtu, janë regjistruar në orët e fundit, 653 raste të reja. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa ishte sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit. Basha u shpreh se të gjithë bashkë do t’i japin fund të keqes, sipas tij. “Sot si Ditë Vedre dhe ditë shprese që të gjithë bashkë më 25 prill do ti japim fund kësaj të keqe. Thirrjes për ndryshim po i përgjigjemi ne. Thirrja vjen nga çdo shtëpi dhe familje. Dita e Verës është dita kur shpresa thyen frikën siç e thyen pranvera dimrin. Në Elbasan do të vendoset në piedestal qytetaria. Të…
Armiqësia mes dy reperave ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të rrahjeve të bujshme mes repistëve të huaj. Ndonëse kanë qenë rivalë për shumë vite, Stresi dhe Noizy kanë vendosur ta “falin” njëri-tjetrin. Dyshja kanë kthyer faqe, duke i lënë pas mëritë mes tyre. Fillimisht, Stresi e ka përshëndetur Noizyn në një video live ku mes të tjerash shprehet “I them që hiç mos ta nin, na jena nja nga inati krejtve”. Videoja është ruajtur nga “Hip Hop Shqip” në Instagram. View this post on Instagram A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip) Më…
“Doctor Bike” është një ndër stacionet unike të përdoruesve të biçikletave, sidomos atyre elektrike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëbisedoi në mjediset e këtij biznesi të themeluar nga dy të rinj, me një grup të rinjsh përdorues të biçikletave, por edhe frekuentues të kësaj hapësire, ku u shpreh krenar që sot korsitë e dedikuara të biçikletave janë kthyer në kapilarët kryesorë në çdo segment dhe lagje të Tiranës. “Përpara 6 vitesh, të flisje për biçikletë në Tiranë ishte tabu. Po shikoja matësin e biçikletave që kemi vënë në Rrugën e Kavajës dhe shënonte 1500 përdorues vetëm në mëngjes. Qyteti humanizohet…
Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Daris bëri thirrje për qetësi rreth vaksinës së AstraZeneca-s antiCOVID-19 duke këmbëngulur se vendi nuk ka zbuluar ndonjë efekt anësor të papritur nga procesi i vaksinimit i kryer deri tani. Darias i tha medias lokale se Spanja po vazhdon të administrojë vaksinën që është ndalur në një numër vendesh në Evropë dhe Azi pas raporteve të mpiksjes së gjakut. Në shkurt, Spanja mori rreth 220 000 doza të AstraZeneca-s. Agjencia Europiane e Barnave gjithashtu tha se nuk ka “asnjë tregues se vaksina ka shkaktuar mpiksjen e gjakut”. Spanja ka aprovuar vetëm vaksinën AstraZeneca për njerëzit…
Të paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit pas përplasjeve të ndodhura mesditën e sotme në këtë qytet. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 5 përfaqësues të partive politike PD dhe PS të cilët u përplasën me njëri tjetrin pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha në këtë qytet. Për identifikimin e personave të tjerë dhe atyre që e nisën dhunën këtë të dielë në Elbasan, policia po kontrollon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur një urim jo konvencial për të uruar Ditën e Verës. Tahiri ka postuar në profilin e tij në instagram një video kolazh nga momentet e ushtrimit të detyrës në këtë dikaster duke kujtuar se si 4 vjet më parë e mbylli karrierën e tij si ministër. “Faleminderit ty që besove! Faleminderit dhe ty që kritikove. Na bënë të gjitha mirë”, shkruan Tahiri në “Instagram” duke mos harruar të falënderoj edhe djemtë e vajzat në unifromë. Postimi i Tahirit: Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e…
Moderatorja Bora Zemani ka komentuar “Përputhen” dhe konkurrentët e këtij programi. “Fjala vjen, pa përmendur emra, nëse do ishe në vend të Arjan Konomit, çfarë do i thoje kujt?”, e pyeti Eno Popi, referuar konkurrentëve. Bora tha se shumë prej tyre kanë mungesë etike në të folur dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit dhe Arjan Konomit. “Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është…