Ambasadrja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur të urojë në gjuhën shqipe festën e Ditës së Verës. Në nje postim në ‘Twitter”, teksa ka postuar disa foto nga liqeni, shkruan: “Gëzuar Ditën e Verës! Shumë këndshëm t’i bashkohesha njerëzve në mirëpritjen e pranverës“. Gëzuar Ditëen e Verës! So lovely to join people in welcoming the first signs of Spring in 🇦🇱! pic.twitter.com/7SsqspJRol— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 14, 2021
Author: tirana
Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” u fol për ndihmën e psikologes në çift. A shkojnë çiftet për të folur rreth problemeve të tij? Balerini i njohur, Graciano Tagani, u shpreh se në “Shqipëri ka meshkuj që janë të rinj, e thonë nuk bëj seks të shfrenuar me gruan se nuk e kam të përdalë. Kanë dashnoren që e përdorin për gjëra të tjera. E ti kur mendon këto gjëra, nuk mund të shkosh te psikologia për të folur rreth problemeve të tyre”, tha balerini. Gjithashtu ai shtoi se si paragjykohen femrat në Shqipëri që kanë patur 2 apo 3…
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përkujtuar sot bashkëshortin e saj i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Përmes një video të postuar në rrjete sociale, Margariti ka kujtuar një nga momentet e bukura të familjes, ai kur bashkëshorti I saj vallëzonte me vajzën. Bashkëshorti i Elva Margaritit, Artan Asllani, me profesion arkitekt, do të ndahej më 30 janar nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një sëmundje të gjatë nga e cila vuante. Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018, ndërkohë që nuk është përfshirë në listat e…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me një video-selfie teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit, ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kreut të qeverisë, i cili i tha të ndahet nga Likja e Saliu, dhe të këpusë zinxhirin e Monikës, pasi lider nuk është dot, por të bëhet pak burrë. Basha tha se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez, por burrë të bën dashuria dhe përkujdesi ndaj vendit tënde. ‘Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na…
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetajn ka inspektuar ditën e sotme punimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit në fshatin Bubq të Krujës. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se ‘aty po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë!’ ‘Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative!’- përmbyll postimin kreu i qeverisë.
Gjatë merkatos së verës pritet të ketë disa ndryshime në repartin e sulmit te Milani. Të dy sulmuesve, Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic, i përfundojnë kontratat në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse ata do të rinovojnë apo jo. Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, kuqezinjtë kërkojnë të transferojnë në Milano Mauro Icardin. Sulmuesi i PSG-së konsiderohet si zëvendësuesi ideal i suedezit, por “Djalli” nuk është i vetëm në garë për shërbimet e argjentinasit, kartoni i të cilit vlerësohet diku te 50 milionë euro. Ish-kapitenin e Interit e kërkon gjithashtu Juventusi dhe Roma dhe me shumë mundësi ai do të lëvizë…
Producenti i njohur Turjan Hyska ka publikuar për herë të parë një foto me bashkëshorten e tij Orinda Huta, me barkun e rrumbullakosur. Prej kohësh përflitej se Orinda ishte shtatzënë, por vetëm sot ata vendosën që ta konfirmojnë zyrtarisht. Turjan Hyska ka publikuar foton bashkë me Orindën dhe qenin e tyre. “Pranvera nuk vjen me nje lule, vjen me nje (enmoji i një bebeje)”,- shkruan Turjan Hyska bashkëngjitur fotos.
Çifti Altin dhe Iliriana Basha rrëfyen detaje mjaft interesante dhe të pathëna më parë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” u zbulua se Iliriana preferon shumë surprizat. Ajo në 40-vjetorin e Altinit e surprizoi me këngën “Ain’t No Sunshine”, bashkë me kolege dhe ish-kolege e kishin incizuar në versionin shqip, për të emocionuar Altinin. Por kjo këngë nuk ishte vetëm kaq! Ajo është edhe simbolizim i nisjes së dashurisë së tyre dhe udhëtimeve të shumta Tiranë- Prishtinë. Ndërsa Iliriana është natyrë romantike dhe e surprizave, nuk mund të themi të njëjtën gjë për regjisorin.…
Deputetja socialiste Mimi Kodheli është pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, e renditur e 21-ta në numrin rendor. Një vend i largët për t’u shpallur fituese, pasi është larg pozicionit të sigurt. Sot Kodheli ka postuar një mesazh me fotot e 21 deputetëve socialistë dhe aleatë që nuk do të jenë më pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste. Në listën e fotove është edhe Ditmir Bushati, deputeti që është lënë jashtë listës dhe që ka pasur jo pak përplasje me Ramën në mbledhjen e Kryesisë. “Kolegë, jam e privilegjuar që kam mundur të bëj…
Mimi Kodheli u prezantua zyrtarisht si kandidate për deputete e zonës së Farkës në Tiranë. Përkrah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili drejton fushatën e PS për të gjithë Qarkun, Kodheli tha se renditja në listë nuk e ka shqetësuar aspak, pasi beson tek fuqia e votës dhe e familjes së madhe socialiste. “Unë besoj vetëm në një gjë: me punën që bëjmë, ne jemi një familje, dhe ju e dini si ndërtohet familja, me mundim, me shpresë, me dashuri të madhe, me bujari për të toleruar njëri-tjetrin, por edhe me besim. Unë jam pjesë e një…
Duket se dy reperët e njohur shqiptarë, Stresi dhe Noizy, i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre. Të njëjtit në bazë të veprimeve të fundit kanë qetësuar ‘gjakrat’ duke rregulluar raportet me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë. Kjo pasi në rrjete sociale dyshja përmes një ‘live’ kanë sqaruar të vërtetën, në njërën anë Stresi ka folur për Noizyn duke iu përgjigjur fansave në pyetjet e bëra, gjersa ky i fundit ka folur më në detaje për atë që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe.
Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Përveç fotove e videove të punës, ajo ndan me ndjekësit edhe poza familjare. Së fundmi, Shkurta ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Ermal Hoxha. Ata ndodhen në makinë, teksa po dilnin për të shijuar kohën bashkë.