Duket se dy reperët e njohur shqiptarë, Stresi dhe Noizy, i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre.
Të njëjtit në bazë të veprimeve të fundit kanë qetësuar ‘gjakrat’ duke rregulluar raportet me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë.
Kjo pasi në rrjete sociale dyshja përmes një ‘live’ kanë sqaruar të vërtetën, në njërën anë Stresi ka folur për Noizyn duke iu përgjigjur fansave në pyetjet e bëra, gjersa ky i fundit ka folur më në detaje për atë që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe.
