Një banesë në fshatin Bujqësisë në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm. Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht një nga dhomat, ndërsa të tjerat kanë shpëtuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Me ardhjen e zjarrfikësve u bë e mundur edhe shuarja e flakëve, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë shpëtoi. Për fat të mirë, në momentin që ra zjarri në shtëpi nuk ka pasur njerëz. Dyshohet që shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Author: tirana
Për ju që flini me bark, në shpinë ose në të djathtë, kemi një lajm të keq për ju. Ju po dëmtoni shëndetin tuaj. Për këtë arsye zgjidhni të flini në të majtë, sepse keni shumë përfitime. 1. Redukton gërhitjen Jeni lodhur duke dëgjuar partnerin të ankohet se ju gërhisni shumë gjatë natës? Tani ka një zgjidhje; flini në anën tuaj të majtë. Kjo ndodh sepse gjuha, goja dhe nofullat, në anën e majtë, janë krejtësisht të relaksuara. 2. Ju ndihmon të luftoni refluksin (urthi) Hani shumë para gjumit? Kjo mund të shkaktojë refluks gjatë gjithë natës. Nuk është rasti?…
Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën ‘AstraZeneca”. Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ku dhe nuk kanë munguar batutat me mësuesit. Një mësuese e ka falenderuar se që ka zgjdhur që fillimisht të vaksinohen mësuesit tek shkolla e tyre ndërkohë Rama ka thënë se kjo nuk është bërë pa qëllim, pasi shkolla mban emrin “4 dëshmorët” Ndërkohë mësuesja i ka thënë se “Mos bëhet ndonjë Iipestë”, ku të pranishmit ia kanë plasur së qeshurës. Kryeministri më pas i ka thënë që mos të ketë merak. Pjesë nga Biseda: Mësuesja: Faleminderit që…
Nga Lindita Çela Nga banesa e tij me pamje nga laguna piktoreske e Nartës në jug të Shqipërisë, 72-vjeçari Jorgaq Subashi mund t’i hedhë një sy tokës që iu dha në vitin 1993 si pjesë e përpjekjes së qeverisë për të kthyer pronat e kapura nën sundimin komunist. Por ai nuk lejohet të jetojë në të. Pothuajse tre dekada pasi e fituan tokën përsëri, Subashi dhe 34 bashkëfshatarë të tij ende nuk i kanë marrë aktet e tyre të pronës. Ata mbeten të bllokuar nga burokracia në dukje e pandryshueshme, pavarësisht se një gjykatë konfirmoi në vitin 2012 se pronat…
“Presidenti i vendit duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar me keqardhje ngjarjes së djeshme, gjatë një takimi me banorët e Lagjes 13. Ai shtoi se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje. “Dje ishte një situatë për të ardhur keq, një moment i trishtë, se ti thua unë jam qytetar i këtij vendi, mund të kemi bindje të ndryshme, por në momentin kur kërcet grushti dhe shkon i hidhesh në fyt…
Gjatë konferencës për media, pas një vizite te shkolla “4 Dëshmorët”, ku nisi sot vaksinimi i mësuesve, nuk kanë munguar dhe incidentet me kryeministrin Edi Rama. Një gazetare, që ndodhej ngjitur me të, ishte pa maskë në konferencë. Ky detaj nuk i ka munguar kryeministrit Rama, i cili i është kthyer gazetares dhe e ka pyetur për maskën, duke i thënë: “Pse nuk ke maskë? Ik merre”. Ndërkohë, siç shihet dhe në video, pas kësaj fjale të kryeministrit, gazetarja është larguar.
Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ka tërhequr nga tregu kinez 2.6 milionë makina. Shkak është bërë një problem në softuerin e këtyre automjeteve. Kjo do të thotë që softueri nuk mund të tregojë vendndodhjen e saktë të makinës në rast aksidenti. Lajmi është bërë i ditur nga administrata shtetërore e Kinës për rregullimin e tregut. Kjo administratë vendosi në dijeni kompaninë Mercedes për këtë problem të automjeteve të kësaj në Kinë, gjë që detyroi prodhuesin gjerman të tërheqë 2.6 milionë makina. Kompania nuk ka komentuar pas këtij rasti. Muajin e kaluar, Mercedes-Benz në SHBA tha se po tërhiqte 1.29 milionë…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar në Lezhë ku do të zhvillojë takimet e radhës elektorale. Rrugës atë e kanë shoqëruar disa makina me flamuj të Partisë Demokratike. Po ashtu ai nuk ka ngurruar të ndalojë makinën dhe të përshëndesë qytetarët dhe mbështetësit e tij.
Adele dhe ish bashkëshorti Simon Konecki kanë finalizuar marrëveshjen e divorcit, pas pothuajse 2 vjet nga njoftimi për ndarje. Këngëtarja britanike dhe bashkë-themeluesi i Life Water, marka ekologjike e ujit, njoftuan prishjen e lidhjes së tyre në gusht të 2019. Siç raporton Us Weekly, në janar të 2021 të dy kanë arritur marrëveshjen e divorcit, të cilin gjykatësi e ka firmosur tani. Djali Angelo do të jetë në kujdesin e të dyve. Ish bashkëshortët bënë publike lidhjen e tyre për herë të parë në janar të 2012 dhe nëntë muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre Angelo. Çifti…
Zbulohet fotoja e ekzekutorit të Behar Sofisë, në mes të Tiranës.Personi më poshtë në foto është 23-vjeçari Ernejt Shyti. Vrasja e Sofisë është bërë me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit nga Kërraba dhe Fushë Kruja. Sa i përket autorit, ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua mbrëmjen e kaluar. Më parë, ai nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ u diskutua se lista e cilës parti, PD-PS-LSI, është më seksi”. Për analistin Arjan Curi lista më seksi është ajo e maxhorancës. Curi: Për mua më seksi në kuptimin e parë të fjalës është e mazhorancës, se mazhoranca vdes të konkurrojnë dhe me estetikë dhe sensualitet. Çani: E ke fjalën për Najadën? Curi: Edhe Najada është një zonjë tmerrësisht e bukur, me ato flokët e kuqe… Çavi: Jo jo… Mos ekzagjero. Curi: Më pëlqen shumë. Çani: O Curi seriozisht? Curri: Po patjetër. Çani: S’e dija që gustot e tua ishin kaq të…
Kontrata e lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Fryma e Re Demokratike për dhënien në përdorim të disa zyrave për t’u përdorur për seli ka mëse 4 vite që ka përfunduar. Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente, kontrata e lidhur për dhënien në përdorim të zyrave që ndodhen në godinën e Bashkisë së Tiranës që më parë ka qenë ish selia historike e PD është lidhur më 3 mars 2016 me afat vetëm një vit. Kjo kontratë jo vetëm që ka përfunduar, por nuk është rinovuar më nga palët. Në nenin 5 kontratës, thuhet se ajo lidhet…