Author: tirana

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër, më në fund do të shijoni një relaksim të merituar. Në dashuri po kaloni një periudhë shumë të errët, por kujdesuni më shumë për veten dhe familjentuaj. Demi Sipas parashikimeve të Paolo Fox për nesër, Hëna do të kthehet e favorshme, kushtojini vëmendje takimeve të reja veçanërisht nëse jeni i martuar. Jupiteri gjithashtu po kalon nëpër qiellin tuaj, kështu që do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe asaj që ju thuhet. Binjakët Siç…

Read More

Kryeministri Edi Rama premton një sezon turistik më të lehtë se një vit më parë falë rritjes së shpejtë të vaksinimeve deri në muajin qershor. Teksa ka ndarë foto nga pritja e dozave të mbërritura sot nga AstraZeneca, Rama shprehet se vaksinimi në Shqipëri do të kryhet me shpejtësinë e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian. “Falë rritjes së shpejtë të vaksinimeve deri në qershor, ne do të kemi një sezon turistik më të lehtë se sa vitin e shkuar dhe falë organizimit që kemi bërë, ne do ta kryejmë vaksinimin e popullsisë me shpejtësinë e shumicës së vendeve të…

Read More

Veshkat ndihmojnë në largimin e mbetjeve dhe lëngjeve nga gjaku në formën e urinës. Por ka shumë probleme që mund të ndërpresin këtë proces dhe një prej tyre janë gurët në veshka, të cilat janë masa të forta si kristale. Gurët në veshka kanë tendencë të formohen dhe të zhvillohen në fshikëz dhe uretër. Gurët në veshka janë një problem i zakonshëm që ndodhin tek shumë njerëz, por kjo mund të çojë në sëmundje kronike dhe përfundimisht në dështim të tyre, nëse nuk trajtohet në kohë. Prandaj, është thelbësore konsumimi i lëngjeve, të ndiqni një dietë të ekuilibruar mirë, të…

Read More

A keni pësuar ndonjëherë lëndim në kokë? Nëse po, mund të përkeqësojë aftësitë njohëse dekada më vonë. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se dëmtimet e kokës në fillim ose në mes të jetës mund të kenë një ndikim të vogël, por të rëndësishëm në shëndetin e trurit dhe aftësitë e të menduarit në planin afatgjatë. Studimi, i cili u botua së fundmi në revistën Annals of Neurology Clinical and Translational, zbuloi se dëmtimet në kokë nuk dukej se shkaktonin çmenduri, por mund të përkeqësonte ose përshpejtonte disa simptoma të çmendurisë, siç raportohet nga IANS. Sarah-Naomi James nga…

Read More

Kreu i PDBDNJ-së, Vangjel Dule, do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit në listën e Tiranës. Dule është përfaqësues i minoritetit grek, por në listën e Aleancës për Ndryshim ai do të jetë së bashku me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, përfaqësues i kauzës çame. Ky fakt u vu në dukje gjatë emisionit Zonë e Lirë këtë të premte ku Dule ishte i ftuar. Analisti Arjan Curi tha për rastin e Dules se “është një grek në mes dy çamëve”, pasi në listë dy numra poshtë Dules është edhe Mesila Doda. Por kreu i PBDNJ-së sqaroi se ndodhet në…

Read More

Sipas një studimi, burrat mund të kalojnë pafundësisht kohë duke menduar për seksin, por të dyja gjinitë ëndërrojnë njëlloj për këtë temë pasi dritat janë fikur. Një studim befasues, i mbështetur edhe në hulumtime më të hershme, të cilat konkludonin se femrat shohin më pak ëndrra erotike sesa mashkulli, ka ndryshuar tërësisht mendimin publik. Por këtu përfundojnë krahasimet. Në pjesën më të madhe, fantazitë e seksit mes burrave dhe grave, në ëndrra, kanë tendencë të përputhen. Ndërsa gratë kanë tendencë të fantazojnë për yjet e filmave, politikanët, këngëtarët e rock-ut apo dashnorët e kaluar dhe ata të tanishëm, burrat tentojnë…

Read More

Mimi Kodheli është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, është renditur nga Rama në vendin e 21 në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Kodheli theksoi se ka kaluar shumë sfida në politikë dhe beson se edhe kjo është një tjetër sfidë e vështirë, por jo e pamundur për ta fituar. ‘Në këtë moshë ku jam unë ethet fillojnë edhe zbehen. Kur ke provuar shumë herë të qenit në listë e merr më me filozofi ethet nuk janë si të herës së parë. Ti e merr si pjesë të sfidës si pjesë të punës, vazhdon…

Read More

Valbona Mezini kandidate e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, ka deklaruar se është paguar nga 300 deri në 500 mijë euro për t’u bërë deputet. Sipas Mezinit, e cila foli për “Abc”, kryetarët e kanë ngritur pazarin dhe shikojnë ata që ofrojnë më shumë para. “Ka pasur kandistë për deputet në 2017 që kur i lanconte kryetari nuk thoshte dot gjë përvese është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. Ky vend bëhet…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mehallas, Divjakë. Një person i identifikuar si Artan Kaboci është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë nën presionin e armës. Pas kësaj, u njoftuan me urgjencë forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë neutralizuar menjëherë Kabocin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Read More

Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi përplasjes së Presidentit Ilir Meta me efektivët e Policisë Bashkiake, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme, në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike. Konkretisht, Novosti.rs shkruan se kjo përplasje ka ardhur si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas medias serbe, Meta ka akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama. “KAOSI I PËRGJITHSHËM NË SHQIPRI: Presidenti Meta u përplas me policinë, duke arritur kulmin në një përplasje me Kryeministrin Rama. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u përplas me policinë, e cila…

Read More

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zgjedhur të vijë më afër elektoratit por edhe ndjekësve të tij duke u bërë aktiv në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme Shehi është shfaqur në një video Live me ndjekësit e tij, duke deklaruar se do të vijojë këtë komunikim online për shkak se teknologjia ka avancuar dhe tashmë pandemia i dikton politikanët të zhvillojnë fushatën virtualisht për të shmangur kontaktet. Shehi tha se do të ishte hipokrizi pot ë mos e pranonte se ka hyrë në rrjete sociale për të qenë më afër elektoratit, ndërsa shtoi se ajo që…

Read More

Në librin e tij të publikuar rishtas, historiani Roman Sandgruber diskuton marrëdhënien mes Adolf Hitlerit dhe të atit. Sandgruber analizon 31 letra të panjohura më parë të cilat Alois Hitler ia shkruante një burri që i kishte shitur një fermë në fshatin austriak Hafeld. “nuk janë thjesht letra biznesi, ka një atmosferë shumë familjare në to dhe shumë thashetheme për të afërmit”, thotë Sandgruber. Kur u kontaktua për herë të parë nga një grua që pretendonte se kishte zbuluar letra, historiani mendoi se ishte ndonjë mashtrim. Por kur i pa nga afër, vuri re se ato ishin autentike. “Duke pasur…

Read More