Nëse papritmas keni gjetur një pikë të kuqe konfuze në lëkurën tuaj, mos u shqetësoni. Më poshtë do lexoni pse shfaqen dhe si mund të parandalohet përhapja e tyre. Angioma është një tumor i vogël beninj që përbëhet nga enët e gjakut. Ekzistojnë 2 arsye kryesore për zhvillimin e tij: 1. Mosha. Shumë njerëzve i krijohen angiomat në moshën 30 ose më vonë. Si rregull, në këtë rast duket si një nishan i vogël dhe ndodhet kryesisht në krahë dhe shpatulla. Angiomat e tilla shkaktohen nga ndryshime të thjeshta të moshës së lëkurës dhe enëve të gjakut. 2. Problemet shëndetësore ose stili i…
Author: tirana
Futen në fuqi ndryshimet në ligjin “për disiplinën në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Nga dita e sotme nëse je ushtarak dhe ke kritika për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk duhet t’i shprehësh publikisht, në formë shkresore, elektronike apo verbale, pasi në të kundërt rrezikon përjashtimin nga struktura. Ky është një nga ndryshimet që ka pësuar ligji për masat disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. “Shprehja e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura, në formë shkresore, elektronike ose verbale, që cenon imazhin e institucionit apo personalitetin e ushtarakëve të tjerë të Forcave të Armatosura”…
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku makinës së prokurorit Arjan Muçaj, iu vendos tritol, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Përmes një njoftimi për shtyp, KLGJ ka dënuar ashpër aktin kriminal, ndërsa thekson se akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës. REAGIMI I KLGJ SËKëshilli i Lartë Gjyqësor shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me aktin kriminal të datës 11.3.2021 ndaj anëtarëve të familjes së gjyqtares Gentiana…
Gazetari Artan Hoxha ka treguar tre gjërat që mund të zbulojnë një bos krimi në ditët e sotme. I ftuar në emisionin e Olsi Bylykut “Roped with Olsi”, ai ka ndarë shumë detaje nga jeta e tij private deri te qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri. Ndër të tjera, gazetari u ndal edhe te detaji më i rëndësishëm për të zbuluar një kriminel, që është femra. Ai tregoi historinë e një nga personazheve të njohur të botës së krimit, Marsel Sotirit, të cilit i krijuan një prit përmes një missi me forma të kolme. “Tre gjëra ka për të zbuluar…
Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Një i ri është në gjendje kritike për jetën pasi gjatë sherrit ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës. Nuk dihet ende shkaku i sherrit si dhe as identiteti i personave që janë përfshirë në konflikt.
Këngëtari Vasil Konomi u gjet i vdekur në fshatin Goranxi në Dropull. Mësohet se trupi i Konomit ndodhej në garazhin e tij, pranë makinës, i pajetë ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ai u helmua nga gazrat e makinës. Kjo pistë është ngritur pasi makina e tij ka qenë e ndezur nga darka e djeshme deri në mëngjesin e sotëm. Konomi ishte këngëtar dhe klarinetist. Sipas Policisë, ai banonte në fshatin Goranxi dhe trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit të Gjirokastrës për ekspertizë mjekoligjore. NJOFTIMI NGA POLICIA Gjirokastër/nformacion paraprak. Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia…
Autoritetet greke të shëndetësisë kanë vendosur të mbajnë në fuqi edhe për një periudhë tjetër 2-javore masat ndaj pandemisë. Vendimi vjen për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Lajmi u konfirmua nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias përmes një konference për shtyp, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al. Hardalias njoftoi zyrtarisht shtrirjen e bllokimit në Atikë dhe 18 zona të tjera, përfshirjen në “në zonë e kuqe” të tetë zonave të tjera deri më 22 mars dhe ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat, të të gjitha niveleve, në të gjithë vendin per dy jave. Nuk lejohen: -Lëvizjet në zona…
Elvisi Lushi (Loco) u largua dje nga “Për’puthen” për shkak të një postimi thumbues për Antonelën, që i kushtoi shtrenjtë. Para se të largohej ai u përqafua edhe me Sindin, vajzën për të cilën ishte deklaruar se do të ishte vetëm për të në emision. Ndërkohë së fundmi Sindi ka bërë një postim në rrjete sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për Elvisin. Përmes këtij postimi ajo ka treguar se zgjedhja e saj e vetme në program mbetet Murati, sepse tashmë ka hequr dorë nga Elvisi. Ajo i ka uruar këtij të fundit që së shpejti të gjejë atë që meriton.
Në Shqipëri përplasjet sot mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike, përfshinë dhe presidentin Ilir Meta. Kreu i Shtetit ndërhyri duke urdhëruar punonjësit e Bashkisë që të dalin jashtë, ndërsa foli për një përpjekje nga ana e pushtetit, për të dhunuar forcat opozitare që synojnë të konkurrojnë në zgjedhje . Fryma e Re Demokratike, e cila ka qenë në aleancë me socialistët në pushtet, konkurron tani në zgjedhjet e 25 Prillit në koalicion me Partinë Demokratike. Punonjësit e Policisë Bashkiake u shfaqën sot në zyrat e Frymës së Re…
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, me qanë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ka qenë dhe mbetet përfaqësues i denjë i popullit të Durrësit e Shijakut. Duka thekson se ndryshe nga ai, Rama është në listën e Durrësit si përfaqësues i kriminelëve të zonës. Postimi i kryetarit të PAA-së, Agron Duka: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?! – Ti çfarë përfaqëson?! Ja ta them unë: – Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit. A të duan shqiptarët? Ja ta them unë: – Ti robo je…
Antonela ka vendosur të tërhiqet nga Mevlani pasi ai nuk bëri diferencimin mes saj dhe Ledianës. Për këtë, Antonela është justifikuar duke thënë se ka kuptuar që është tallur me të, por e do aq shumë se do të donte ta shihte të lumtur. Antonela: Ai e di çfarë ndjej për të, prandaj kam vendosur të mënjanohem. Edhe pas Prime, ai ka tentuar të më bëjë për vete, por në fakt është tallur me mua. Lediana: Je tallur ti me të. Antonela: Lediana, nuk e kuptoj pse bën kështu. Lediana: Nuk kishe pse dilje para takimit dhe ta ofendoje. Antonela:…
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Durrës Edi Paloka është takuar sot me drejtuesen politike të LSI në këtë qark, Elona Gurin. Mësohet se biseda e tyre ishte përqendruar tek zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita e bashkuar synon të marrë më shumë se 7 mandate në këtë qark. Më herët edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhviloi një vizitë në qytetin bregdetar, ku u takua me qytetarë e simpatizantë të PD, si dhe u bëri thirrje të dalin masivisht në votime më 25 prill për të larguar këtë qeveri dhe për të sjellë ndyshimin në vend.