Author: tirana

Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar në vitin 2015. Ai është Artur Baku i cili në vitin 2015 ka qenë drejtor i pyjores në Fushë Krujë ku është arrestuar për shpërdorim detyre. Drutë që ai sekuestronte i shiste tek palët e treta. Policia kishte ndaluar një kamion me lëndë drusore pa asnjë dokument të cilën ja kishte dhënë drejtori i pyjores nga lënda drusore e sekuestruar. Ai ka deklaruar në prokurori se kjo ishte rruga e fundit që ai bënte prej 15 metra…

Read More

OBSH ka reaguar për situatën me vaksinën AstraZeneca, e cila po ndalohet me urdhër të prerë nga disa shtete europiane, ku ndër të fundit ishin Danimarka, Norvegjia apo dhe Bullgaria. Dyshohet se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku që më pas çon në atak kardiak, por sipas OBSH kjo nuk ka asnjë lidhje. Zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris deklaroi se vaksina e AstraZeneca është e shkëlqyer dhe përdorimi i saj duhet të vijojë. Nuk dihet tashmë çdo të ndodhë me këtë vaksinë, ndërkohë që frika ekziston pasi janë plot 5 milion europianë që e kanë marrë këtë vaksinë.

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga zyrat e FRD pas përplasjes së dhunshme ditën e sotme ku Policia Bashkiake kërkoi lirimin e zyrave. Basha denoncon se Rama ka darkuar para dy netësh me kriminelët në kryeministri, madje thotë se ka më shumë pushtet për Enver Hoxhën, por ai thotë se opozita nuk trembet. Për Bashën skenat e dhunës do të vijojnë në rast se 25 prilli nuk kthehet në ditën e thyerjes së statu-quosë. ” Para disa ditësh, një mik i huaj shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruante, duket qartë se fitorja po vjen.Kam vetëm një…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar tek zyrat e FRD pas përplasjes së sotme ku Policia Bashkiake kërkonte të lironte zyrat, raporton gazetari Osman Stafa. Në përplasje u përfshi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili pasi u njoftua shkoi tek zyrat dhe u kërkoi Policisë Bashkiake të dalin jashtë. FRD është pjesë e koalicionit të PD me aleatët, teksa kryetar ka Sali Shehun.

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 730 raste të reja me COVID-19, raporton Express. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 201 raste, Prizren 63 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 47 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 40 raste, Lipjan 38 raste, Podujevë 38 raste, Gjilan 35 raste, Ferizaj 28 raste, Kamenicë 26 raste, Vushtrri 22 raste, Obiliq 20 raste, Viti 12 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Rahovec 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Suharekë…

Read More

KLGJ i propozon 4 emra Presidentit Meta për në Gjykatën e Lartë. Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi janë emrat e propozuar. Gjykata e Lartë pritet të plotësohet, dhe sot KLGJ ka propozuar emrat e kandidatëve të cilët e kanë kaluar Vettingun. Ky institucion i ka aktualisht 3 gjyqtarë të emëruar në mars të vitit 2020 nga radhët e juristëve, kurse emrat e propozuar sot janë nga radhët e gjyqtarëve. NJOFTIMI NGA KLGJ Sot, në datën 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor, i propozon Presidentit të Republikës katër gjyqtarët e parë nga radhët e sistemit gjyqësor për t’u…

Read More

Mjeku Arianit Gogo ka rënë pre e dhunës në QSUT, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Autori ishte 28-vjeçari Avjerino Vjeroi cili shkoi në Urgjencën e QSUT nën efektin e lëndëve narkotike dhe e goditi me grusht mjekun Gogo. Menjëherë ka ndërhyrë stafi tjetër mjekësor për normalizimin e situatës, ndërsa 28 vjeçari u dërgua për trajtim në spitalin psikiatrik Nr.5 Tiranë. Materialet jane referuar në prokurori për plagosje të lehtë me dashje. Nuk dihet ende shkaku që çoi autorin të dhunojë mjekun pikërisht në spital.

Read More

1682 drejtues mjetesh janë gjobitur në të gjithë Shqipërinë, pasi janë kapur në shkelje të rënda me rregullat e qarkullimit rrugor. Njoftimi i policisë: Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues, çon në evidentimin dhe ndëshkimin me masë administrative të 1682 drejtuesve të automjeteve, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim potencial për shkaktimin e aksidenteve rrugore. Vijojnë kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Njësia Operacionale e Drejtorisë së…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ‘Facebook’ disa foto të zyrtarizmit të patentave mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama shkruan se ajo që u tha u bë realitet, ndërkohë që tregon dhe hapin e radhës. Kreu i qeverisë bën të ditur se hapi tjetër është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që sipas tij nuk do të vonojë shumë. POSTIMI: U tha u bë Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.

Read More

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në kryeqytet. Greqia është goditur nga një tjetër tërmeti i fuqishëm ditën e sotme. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 rihter, ndërsa është ndjerë sërish në disa qytete të Shqipërisë.

Read More

Kreu i PD, Luzlim Basha është gjobitur me 5 milion lekë pas tubimit të djeshmë në Kavajë. Sipas Report Tv, Basha u gjobit pasi dje mblodhi rreth vetes rreth 150 persona. Policia e Kavajës gjithashtu ka proceduar penalisht 24 mbështetës të tij, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja. Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha u prit nga qindra persona në qendër të Kavajës. Shumica prej tyre nuk mbanin maska dhe as nuk respektonin distancën, duke mos respektuar rregullat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Read More

Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë më vete në zgjedhjet e 25 prillit por pavarësisht kësaj, kanë nënshkruar një marrëveshje politike duke i premtuar njëra-tjetrës qeverisje në koalicion në rast se fitojnë zgjedhjet. Të dyja partitë sëbashku qeverisë në koalicion mes viteve 2009 dhe 2013, kur kishin 72 deputetë ndërsa LSI ndryshoi krah politik më 2013 dhe ra në opozitë bashkë me PD më 2017. Të dyja këto parti morën 62 deputetë në zgjedhjet e vitit 2017, gjë që do të thotë se të dyja do të duhet të fitojnë së…

Read More