Author: tirana

Asnjë surprizë në ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, madje ekipet që kalojnë në çerekfinale janë thuajse të përcaktuara. Roma ka likuiduar ukrainasit e Shakhtar Donetsk me rezultatin 3-0. Pellegrini, El Shaarawy dhe Mancini ishin ata që vendosën fatet e këtij dueli, ndërkohë që në fushë ishte edhe Kumbulla i ndëshkuar me karton të verdhë. Anglezët e Tottenham kaluan lehtësisht Dinamo Zagreb, me Harry Kane që realizoi dy golat në triumfin 2-0 të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho. Fitore edhe për Arsenalin, me rezultatin 1-3, kundër Olympicos. Odeggard e hapi takimin me një supergol, kurse më pas Ceballos u…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për emrin e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha në listën e PD-së, deklaroi se ish-kryeministri nuk është Joe Biden. Rama theksoi se ish-kryeministri përfaqëson gjithçka, që PD nuk duhet të jetë, për të ardhur në pushtet. “Mua më kanë nxjerrë pa brekë fare dhe nuk kam bërë kështu. Unë jam Edi Rama dhe mos më krahaso me askënd. Nuk të pengon mikrofoni i Gridës për të shkuar në Europë. Është e vërtetë që Shpëtim Idrizin e kam pasur në parti. I kam kërkuar që të mbështesë reformat. Shpëtim Idrizi sot rishfaqet.Si mund të jetë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar imazhin e një fotoje të kandidates për deputete të PD-së, Grida Duma, ku shfaqej përballë kandidatit të PS-së në Kavajë, që u komentua gjerësisht në rrjet. Përballë gazetarëve në panelin e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ Rama tha se nuk ka qenë një sulm seksist, por e cilësoi atë foto si oratori vizuale dhe jo vulgaritet. Ndërkohë, që mes tij dhe drejtorit të Informacionit në News24, Robert Rakipllari në lidhje me këtë çështje, ndërsa ky i fundit pohoi se Rama duhet të kërkonte falje. “Kam ekspozuar disa personazhe që quhet satirë politike. Lulzim Basha e…

Read More

Pas mjekëve të spitaleve publike, Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj thotë se tani po vaksinohet edhe personeli shëndetësor privat për të kaluar nga e shtuna te injektimi i dozave  nga Astra Zeneca te 45 mijë mësuesit. Por si është plani, si do të përzgjidhen mësuesit që do të vaksinohen të parët? “Grupi i mësuesve në bashkëpunim me drejtorinë arsimore, do të paraqitet te qendrat shëndetësore që mbulojnë shkollat. Mund të fillohet me shkolla të caktuara. Do të fillohet gradualisht. Mund të fillohet me moshat më të larta, do të zbardhen të gjitha këto” përfundoi ajo.

Read More

Ministri Pandeli Majko në 25 prill do të jetë i 19-ti në listën e Tiranës. Por si e shpjegon Edi Rama renditjen kaq poshtë të socialistit të vjetër? “Paneli Majko ka 30 vite që është në vijën e parë në nivelin më të lartë të PS-së. Ai, unë, Ruçi nuk mund të rrimë në majë dhe të shikojmë cfarë ndodh aty ky është objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin, jo në majë të listës” tha ai te “Real Story”. Më pas Edi Rama u ndal te Sali Berisha. “Sali Berisha në PD për historinë për gjithçka ka ndodhur…

Read More

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një përshëndetje në Tibet ndërsa në shumë vende të tjera përdoret si një mënyrë për t’ju diagnostikuar. Ju mund të habiteni, por gjuha mund të tregojë shumë probleme shëndetësore. Për një ekzaminim fillestar, mund të merrni një pasqyrë dhe ta shikoni me kujdes. Pas kësaj, mund ta krahasoni me informacionin e mëposhtëm. 1. Vendndodhja e organeve në gjuhë Gjuha është një hartë e tërë, ku çdo pjesë e saj është përgjegjëse për një organ specifik të brendshëm. Çdo ndryshim (plagë, njolla, fshikëza, etj.) Mund të tregojë një mosfunksionim të këtyre organeve. Maja e gjuhës tregon…

Read More

Shenja jonë zodiakale mund të na zbulojë edhe nëse kemi fat apo jo në dashuri. Këto dy shenja zodiakale fatkeqësisht e provojnë tradhtinë dhe kur e zbulojnë që janë mashtruar është shumë vonë. Gaforrja Gaforrja është një prej shenjave më të dashura të gjithë zodiakut, është gjithmonë e gatshme të ndihmojë dhe kujdeset për personin që ka pranë. Të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë për shumë dashuri dhe afeksion, janë të ndjeshëm dhe naivë e shpesh e gjejnë veten në një marrëdhënie me personin e gabuar. Kjo shenjë jeton për emocionet, është shumë romantike dhe jep gjithçka nga vetja…

Read More

Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se nëse qytetarët do të drejtoheshin këtë të diel drejt kutive të votimit ata do të votonin në këtë mënyrë: PS – 41.3% e votave PD – 30.8% e votave LSI – 7.6% e votaveabout:blank PDIU – 1.3% e votave Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI vërehet se ka një rënie të mbështetjes me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur pak luhatje. Votuesit e papërcaktuar, pra ata që janë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të përjashtohet nga Partia Socialiste Dritan Leli, kreu i Bashkisë Vlorë. Në mbledhjen e djeshme të asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë dhe ka ndarë zonat elektorale, koordinatori politik i qarkut, Damian Gjiknuri ka lexuar një letër porosi të Ramës. Rama i pyetur mbrëmjen e sotme në “Real Story” , tha se nuk ka pasur asnjë problem, asnjë ndëshkim publik për Dritan Lelin, thjesht është një çështje e brendshme e PS. ““S’ka ndodhur asgjë, unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar, dhe kaq.…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjet dhe ngjarjet ku janë përfshirë femrat në aktivitete kriminale. Ai tha se ngjarjen që mban mend dhe që i ka lënë përshtypje ishte një vajzë nga Erseka që vrau 4 persona. Pjesë nga intervista Hoxha: Ende nuk kemi një femër të kalibrit si Griselda Blanko, por raste kemi plot. Rasti i laboratorit ne Fushë-Kuq, ku kimiste ishte një femër, punonte dhe në Kosovë me pseudonim ‘Big Mama’. Në 97′ kam ndjekur një histori ku një vajzë 18 vjeç vrau 4 persona dhe ku në Ersekë, ishte e bujshme se vrau të fortë. Olsi Bylyku:…

Read More

Arjan Muça, prokurorit të cilit sot iu shpërthyer makina me tritol është kryepolici që ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë katër efektivë policie. Muça njihet si një nga policët që ka patur një kalvar përplasjeje në gjykatë me Dritan Dajtin, i cili kundërshtonte akuzat e ngritura për të. I lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, Arjan Muça ka rrëfyer edhe momentet e tmerrshme të vrasjes së vartësve të tij gjatë operacionit që shkoi keq më 7 gusht 2009. Në dëshminë e dhënë paraprokurorit Ardian Nezha, Muça ka rrëfyer vite më…

Read More