Pas më shumë se dy muaj nga zhdukja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli në Pukë, autoritetet italiane kanë zhvilluar hetimet në drejtime të tjera. Mediat italiane raportojnë se prokuroria po heton vetëm në dy pista, atë të “vrasjes” dhe të “trafikut të drogës”, duke përjashtuar kështu pistën e vetëvrasjes apo të ngjarjes aksidentale që hetojnë autoritetet shqiptare. Sipas tyre, është pothuajse e pamundur, që zjarri që ka përfshirë makinën që udhëtonte biznesmeni, të ketë shkrumbuar skeletin por jo celularin dhe orën e gjetur në automjet. Ditët e fundit, hetuesit e Seksionit të Krimit të Organizuar kanë marrë në pyetje disa…
Author: tirana
Një 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vrarë ditën e sotme në Bari të Italisë. Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në në zonën Libertà të Barit, ku shqiptari është qëlluar tre herë me armë zjarri. Sipas mediave ai mori plagë në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku për fat të keq nuk ia doli që të mbijetonte.
Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takaur me disa të rinjë në Lushnje. Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Kryemadhi teksa shihet me të rinjtë, thotë se këto të fundit do të votojnë për herë të parë për LSI-në. Krahas videos, Kryemadhi, thotë ndër të tjera se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi i tyre personal nuk është thjesht për karriget në 4-vjeçarin e radhës, por që të mbajmë rininë në Shqipëri. “Këtu jemi me yjet e Lushnjes, votuesit për herë të parë të LRI-s, grupi i punës që po punon. Lushnjen…
Një tjetër qytetar i Kavajës është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi humbën luftën me koronavirusin. Viktima është efektivi i policisë Harun Hasa. Polici u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Disa ditë pas infektimit gjendja e tij u rëndua duke mos e përballuar sëmundjen. “Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare efektivi i Policisë Harun Hasa. Ngushëllime Familjes dhe miqve! Qoftë i Xhenetit” shkruan një nga faqet e qytetit të Kavajës në Facebook.
Agjencia Evropiane e Ilaçeve i dha dritën jeshile vaksinës së kompanisë Johnson&Johnson kundër koronavirusit, e katërta e miratuar për përdorim në bllokun europian pas asaj të Pfizer dhe BioNTech, të AstraZeneca-s dhe Moderns. Vendimi erdhi pavarësisht faktit se kompania ka njoftuar ligjvënësit e Bashkimit Evropian se vaksina nuk do të ketë mundësi të dërgohet deri në mesin e muajit prill. Vaksina e Johnson&Johnson është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Fakti që ajo merret vetëm me një dozë dhe ruhet në temperatura frigoriferike normale, e bën mjaft të përshtatshme. Rezultatet e testimeve me rreth 44,000 pjesëmarrës kanë treguar…
Gazetari Investigativ Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook ka komentuar debatin me shkëmbim akuzash në distancë mes Petrit Vasilit nga LSI-ja dhe ish-it të kësaj partie, që tashmë ka kaluar në radhët e PS-së, Lefter Koka. E ndërsa ka postuar një foto të disa viteve më parë ku shfaqen Ilir Meta duke kërcyer me Lefter Kokën, Bes Kallakun dhe Ard Daullxhiu, personazh i njohur jo vetëm në Durrës, Artan Hoxha thotë se e shqetëson heshtja e Narit (Leonard Koka), i cili është vëllai i Lefter Kokës dhe që njihet si kumbari i marrëveshjes Rama-Meta në 2013. “Nuk me çudit…
Për analistin Besnik Mustafaj nuk ka listë të përsosur dhe për rrjedhojë kjo sjell edhe hatërmbetje mes funksionarëve të partisë. I ftuar në studion e ABC me Endri Xhafon, Mustafaj i cili ka qenë pjesë i Komisionit të Rivlerësimit të kandidatëve në PD, tha se hatërmbetje janë tipar i njerëzve që kanë ambicie. “Deri në vitin 2005 dhe që nga viti 91 kam qenë pjesë grupit të punës me Berishën që kam marrë pjesë në hartimin e të gjitha listave. Lista e përsosur, harmonike nuk ekziston. Problemi është që në listë të ketë vlerë që ti ofrohen elektoratit. Uria, gatishmëria,…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3077 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste…
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama vuri përballë kandidatët e partisë së tij me ata të opozitës, duke bërë komente që janë lexuar si fyese dhe denigruese. Ndër më të diskutuarit ka qenë komenti për politikanen Grida Duma, për të cilën kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim. Duma ishte kapur në momentin kur kishte gojën hapur, ndërkohë që mbante mikrofonin para. Analisti Mustafa Nano e cilësoi komentin e Ramës si të papranueshëm dhe seksist: “Nuk mund të përdorë çdo mënyrë. Çdo shoqëri ka një standart të caktuar, mua një gjë më bëri përshtypje seksismi ndaj…
Pas mitingut të kreut të PD, Lulzim Basha në Kavajë, ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Policia e Shtetit shpreh shqetësim për atë që ajo e cilëson thyerje flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. “Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve. Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim…
Ditën e djeshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kthehu listat e kandidatëve për korrigjim 6 subjekteve politike, mes të cilave edhe Partisë Socialsite dhe koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim. Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ listat e korrigjuara të kandidatëve. PS pati probleme me dokumentacionin për shkak të mosrespektimit të kuotës gjinnore në renditjen e kandidarëve për deputetë në qarkun e Elbasanit dhe mangësi në plotësimin e formularëve të dekriminalizimit të 4 kandidatëve për deputetë.Ndërkohë Partia Demokratike kishte më shumë probleme në lista, pasi nuk kishte respektuar kuotën gjinore në Tiranë dhe Korçë,…
Agron Shehaj që këtë radhë ka ardhur nga Vlora si kandidat në Tiranë, ka nisur një fushatë të pazakontë. Përmes Facebook, ai u kërkon qytetarëve që ta ftojnë për kafe, me qëllim që të njihen më mirë. Shehaj thotë se ka shumë dëshirë që të bisedojë nga afër me njerëzit. “Do doja të bisedoja me secilin nga ju, për shqetësimet e sotme e shpresat e të ardhmes. T’ju njoh e të më njihni nga afër. Dua të jem përfaqësues i qytetarëve dhe të përfaqësosh do të thotë të dëgjosh. Çdo ditë. Çdo kënd’ – shkruan Agron Shehaj.