Author: tirana

Ligji i dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike. Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentW penale në të kaluarën e tyre. Ky që po shikoni është një dokument i lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri dhe i njofton për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për shtetasin shqiptar të Rezeart Tusha. Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej…

Read More

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë transmetimit të një emisioni sportin vë Kolumbi në kanalin ESPN. Teksa ishin në transmetim ‘live’, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar. Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë. Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku po merr shërbimin mjekësor. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. UnbelievableCarlos Orduz of ESPN Colombia was somehow not injured here.pic.twitter.com/FBrJy9hpWm— Balls.ie (@ballsdotie) March 10, 2021

Read More

Ish-deputeti i LSI-së Lefter Koka ka reaguar për herë të parë pas publikimit të listave nga partitë politike. Ai i është përgjigjur ashpër opozitës duke u shprehur se “në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!”. Kujtojmë se Edi Rama renditet i 8-të, e ndërsa Lefter Koka, i ardhur nga LSI-së është renditur në vendin e 7-të në Vlorë. “Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them. Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot kreu demokrat i cili përmes një video live nga makina deklaroi se është bllokuar në trafik. Duke folur për ABC, Veliaj deklaroi se Basha nuk do të kishte mbetur në trafik nëse në tre vite PD nuk do të kishte bllokuar punimet tek unaza. Veliaj theksoi se Lulzim Basha e shiti protestën tek unaza sapo mori makinë, sikurse bëri dhe me protestën tek rruga e Kombit që e la në mes sapo mori katin e parë të një hoteli për kunatin e tij. “Pashë lulin dhe tha kam ngel në trafik. Po s’do kishte ngel…

Read More

Teksa iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha zbuloi se është një tifoz i flaktë i Gjermanisë. Ai tha se për këtë ka edhe mosmarrëveshje me babain e tij, i cili është me Holandën. Lulzim Basha u shpreh se me Gjermaninë ka qenë që i vogël dhe ky qëndrim nuk ndryshoi as kur ishte me studime në Holandë. Ndërsa me skuadrat shqiptare, Basha bën tifoz për “Tironën” siç tha ai. “Me Tironën dhe Bajernin e Mynihyt , tifoz shqiptar i Bajernit të Mynihut dhe nga skuadrat ndërkombëtare ka një keqkuptim që meqë kam studiuar në Holandë.…

Read More

Dega e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës është përfshirë në një konflikt masiv. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mes kandidatëve të listës zgjedhore të 25 prillit, është diskutuar ndarja e zonave për secilin. Drejtuesi politik i qarkut Edmond Spaho ka kërkuar që ish deputeti Ervin Salianji të drejtojë qytetin e Korçës për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve. Burime të brendshme, treguan për gazetën DRITA se drejtuesi i degës dhe kandidati për deputet Andrea Mano, ka hedhur poshtë propozimin duke adresuar një sërë akuzash ndaj Spahos dhe Salianjit. Mësohet se debati ka agravuar në përplasje, sharje vulgare, ofendime, deri…

Read More

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka theksuar se me vaksinën e AstraZenecas do të vaksinohen të gjitha grupmoshat në vendin tonë. Bino ndër të tjera ka theksuar se studimet dhe provat e zhvilluara në Britani kanë treguar se vaksina është e përdorshme te të gjitha grupmoshat dhe jo vetëm për personat nën 65 vjeç. “Vaksina do të përdoret në të gjitha grupmoshat siç përdoret Pfizer, kjo është kthyer edhe nga ato vendet që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur pak minuta më parë në Kavajë, ku do të zhvillojë një takim me qytetarë dhe strukturat e partisë, dhe për të mbështetur Grida Dumën, kandidate për deputete atje. Sapo mbërriti në qendër të Kavajës, Bashën e pritën qindra qytetarë, ndërsa vetë kryedemokrati u ngjit mbi makinën e tij, një fuoristradë tip “Range Rover”. Por, kur vendi po përballet me një situatë të rëndë për shkak të Covid-19, kreu i PD i shkeli vetë rregullat me të dyja këmbët.Nga pamjet e mëposhtme që i ka shpërndarë dhe vetë Lulzim Basha në Facebook, shihen qindra qytetarë, pa…

Read More

Deputeti socialist Alket Hyseni ka folur për rikthimin e logos së vjetër të Partisë Socialiste, trëndafilit të kuq për fushatën e 25 prillit 2021. Hyseni tha se logoja nuk është hequr asnjëherë dhe se është një zgjedhje artistike. “Aty ka qenë logo. Nuk është hequr. Ka qenë në statut. Ngjyrë mavi ishte por logo ka qenë. Është zgjedhje artistike. Socialistët sot më të angazhuar se para 4 vitesh. Vihet për një mandat të tretë. Socialistët janë më të angazhuar se kurrë”, deklaroi ai në “Real Story”.

Read More

Një shqiptar është arrestuar në Greqi për protestat, që nisën për shkak se policia dhunoi një qytetar. Vala e arrestimeve në Athinë ka vijuar edhe sot, ndërsa mes personave që janë futur pas hekurave raportohet nga mediat greke se është edhe një shqiptar 22 vjeç. I riu akuzohet se ka marrë pjesë në sulmet kundër policisë. Policia gjurmoi 22-vjeçarin pas një “gabimi fatal”, pasi të riut i ra portofoli në vendin e sulmit. Brenda portofolit, policia gjeti dokumentet e identifikimit. I riu shqiptar, po sipas medieve greke, u shfaq menjëherë pas incidentit dhe tentoi që të denonconte humbjen e portofolit…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ka komentuar videon që ‘theu rrjetin’ ku ajo u shfaq duke kërcyer më një koreograf në Instagram, teksa të pranishëm në sallë ishin edhe një grup të rinjsh. E ftuar në ‘Çim Peka Live’, kandidatja socialiste për deputete në Tiranë, Spiropali, u pyet nga Çim Peka se përse ishte pa maskë në një vend ku ishin më shumë se dhjetë persona. Ministrja u shpreh se është futur rastësisht në atë qendër kërcimi, pasi ia kishte këshilluar stafi teksa kalonte në Kamëz. Pjesë nga biseda: Çim Peka: Në kohë pandemie keni gjobitur do aktivitet të kryetares së LSI në…

Read More

Krahasimet që bëri sot kryeministri Edi Rama mes emrave të listave të tij dhe të opozitës, me pak ironi dhe nota “tallëse” për kundërshtarët, ka ndjellë debat në sferën social-politike në vend. Në studion e “open” Gjekmarkaj tha se kjo që po bën Rama është diçka e shëmtuar dhe që nuk i ka hije një kryeministri. Kur i erdhi radha për të folur juristi Spahiu u nxeh dhe kërkoi të lërë emisionin, ndërkohë që moderatorja Vasili ia ka kthyer “me të njejtën monedhë”. Gjekmarkaj: Kjo që po bën Rama është e papranueshme, është e shëmtuar. Pse duhet të merret me…

Read More