Pas tërmetit të fuqishëm pak ditë më parë me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter në Greqi i cili u ndje edhe në Shqipëri, një tërmet 3.7 ballë ka lëkundur Maqedoninë e Veriut dhe lëkundjet e tij janë ndjerë deri në Peshkopi. Raportohet se thellësia e tërmetit të ndodhur në orën 20:40 ishte 1 kilometër. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Author: tirana
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i pyetur mbrëmjen e sotme në lidhje me kohëzgjatjen e shpalljes së rezultatit të votimeve të 25 Prillit, u shpreh se për kolaicionet e partitë shpreson që të dalë brenda 48-72 orëve, ndërsa sa i takon votimeve dhe kandidatëve do të ketë vonesa. Sipas tij vonesat krijohen për shkak të sistemit. “Të shpresojmë që rezultati për partitë e koalicionet të dalë në një kohë të shkurtër 48-72 orë, por i gjithë rezultati për votimin dhe kandidatët do të marrë shumë kohë në rastin më të mirë duhen 30 minuta deri në një orë për të…
Analisti Afrim Krasniqi e ka konsideruar ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta në selinë e FRD-së, një incident të panevojshëm, të evitueshëm dhe të dëmshëm për Shqipërinë. Sipas tij në raste të tilla duhet të veprojnë institucionet në mënyrë që të shmangen incidente e rënda në fushatë. “Duhet të veprojnë institucionet, nëse nuk veprojnë në raste të tilla imagjino nëse na ndodhin incidente të rënda në fushatë. Nuk është veprim presidencial dhe nuk është as funksion i presidentit të shkojë kur ka incidente dhe nuk është këshillë e mirë e atij që e ka këshilluar për të shkuar. Ajo që bëri…
Ngjarjet e fundit në “Përputhen” kanë bërë që Arjan Konomi përmes një videoje të publikuar në Instagram, të sqarojë qëndrimin e tij dhe të emisionit duke iu përgjigjur kritikave të publikut. Fillimisht Arjani i adresohet çështjes së Elvisit, i cili u largua dje nga “Përputhen”, pas sherrit për një foto me litar që ai kishte postuar. Arjani shprehet se ai në emision ka rolin e një prindi dhe sigurisht që do të ndërhynte për t’i ‘tërhequr veshin’ njërit e për të mbrojtur tjetrin. Më pas opinionisti i përgjigjet kritikave për faktin që Tea dhe Bearti u ftuan në emision, pavarësisht…
Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste. Peza ka deklaruar se kjo parti ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë transparente. Sipas tij, procesi i PS ishte më mirë se në PD, ku disa kandidatë edhe pse nuk u përzgjodhën nga strukturat u futën sërish në lista. “Unë mendoj se ‘Deputeti që duam’ ishte një nga elementët e procesit. PS vjen pas dy mandatesh dhe strategjia e përzgjedhjes është ndryshe. Ajo çfarë u pa ishte tre elementë: përzgjedhja ka kaluar përmes një procesi në qarqe. Kemi një sistem…
Silva Heijnema rrëfeu për herë të parë përballjen e mundimshme me Covid 19. Prej nisjes së intervistës Silva u përlot, tha se ka reflektuar dhe se e konsideron një jetë të dytë këtë që po jeton tani. “Unë isha shumë rëndë. Shanset për të jetuar ishin 18-25 %, edhe pse mjekët më thanë 35 % për të mos u shqetësuar. Në fillim luftova, por në të gdhirë të datës 18 u dorëzova dhe kisha dëshirë të vdisja. Ula fëmijët në gjunjë dhe iu thashë “unë po iki”. S’ lejova as të më jepnin përqafimin e fundit. Bëra gati dhe testamentin”,…
Aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit foli për sfidën e re të politikës. Malaj deklaroi se ndonëse nuk është në vend të sigurt në listat e kandidatëve . Ai iu përgjigj edhe zërave të atyre që thonë se Rama po e përdor duke deklaruar se nuk do e lejonte një gjë të tillë ndërsa premtoi se zëri i tij do të buçasë në parlament për problemet e qytetarëve. Malaj tha se Rama e ka ftuar tre herë për ta bindur të kandidojë, duke zbuluar edhe një kritikë që i ka bërë atij për…
Vllaznia është mposhtur sot nga Bylisi në shtëpi dhe tashmë mësohet se trajneri gjerman, Thomas Brdaric, është larguar drejtimi i ekipit, sikurse bën me dije gazetari i ABC, Simon Shkreli. Edhe pse në vend të parë në kampionat për momentin, kuqeblutë ishin futur në një krizë rezultatesh prej 8 javësh. Vetëm fitorja me Apoloninë është shumë pak për Vllazninë, ndërkohë që tani me shumë mundësi drejtimin e skuadrës do e marrë Elvis Plori.
Presdienti Ilir Meta, ka reaguar sërish pas incidentit të sotëm që ndodhi tek zyrat e FRD-së. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta krahas një video nga protesta e 2 marsit 2020, ku Presidenti mblodhi në kryeqytet mijëra qytetarë për mbrojtjen e Kushtetutës, shkruan se kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri e drejtësi, ndërsa kur populli ka frikë nga qeveria ka tirani.
Një nga personazhet e njohura në vendin tonë, Linda Rei ka rrëfyer më shumë mbi jetën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites”, ajo deklaroi se është shtatzënë. Linda Rei ka thyer tabutë e shoqërisë shqiptare, pasi doli hapur në media duke treguar shndërrimin e saj nga gjinia mashkullore në atë femërore. Pavarësisht pyetjeve nga moderatori, ajo nuk pranoi që të zbulonte më shumë se nga jeta e saj.
Një zjarr i frikshëm ka shpërthyer rreth orës 15:30 të pasdites, në anijen Cruises MSC Lirica. Mjeti lundrues ishte vendosur në portin e Korfuzit dhe kjo që nga 30 janari, për shkak të qëndrimit të saj dimëror në port. Pas shpërthimit të flakëve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të zjarrfikësve, teksa në bord ndodhen 51 persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca në aeroportin “Nënë Tereza”. Të pranishëm në pritjen e vaksinave, kryeministri Rama, Manastirliu dhe Ahmetaj.