Author: tirana

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkruajtur një fjali në faqen e tij zyrtare në facebook, mirëpo një fjali që duket më shumë si një status i atyre faqeve që kërkojnë të rrisin interaktivitetin e tyre në rrjete sociale. Basha i kërkon ndjekësve të tij, por jo vetëm, që nëse janë të lodhur nga 8 vitet e Ramës dhe duan ndryshim, të shkruajnë në koment “ndryshim”. Me këtë kërkesë stafi i kryetarit të PD kërkon të shohë edhe reagimin qytetar dhe t’u masë “tensionin” njerëzve, nëse janë apo jo të pakënaqur dhe sa janë që kërkojnë ndryshimin. “Pas 8 vitesh…

Read More

Një tufë elefantësh të egër janë fotografuar pranë një rezidence në Afrikë dhe janë afruar drejt pishinën për t’u freskuar në ditët e nxehta tropikale. Paul Andrew Schofield, kapi momentin në Rezervatin e Lojërave Amakhala, Afrika e Jugut. Pasi punuan në shtëpizë për dhjetë vjet, elefantët tani i besojnë aq shumë Palit sa për t’i sjellë të vegjëlit e tyre pranë pishinës. Ai shpjegoi: “U emocionova që tufa ndihej mjaft e sigurt për t’i sjellë të rinjtë afër pishinës ndërsa unë isha atje,sepse normalisht ata janë shumë mbrojtës dhe i mbajnë të vegjëlit larg çdo figure apo qenie të çuditshme“.…

Read More

Ditën e premte do të mbërrijnë në Shqipëri 38400 dozat e para të vaksinës nga AstraZeneca përmes mekanizmit COVAX. Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se me ardhjen e kësaj dërgese do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve. “Pasnesër mbërrijnë 38400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi pasditen e sotme se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin dhe se deri tani janë kryer 21 613 vaksinime në total në radhët…

Read More

Konkurrentët e Përputhen sot do të rrëfejnë të gjitha rastet kur kan thyer rregulloren e emsionionit. Dy të parët ishin Sara dhe Elvisi. Rrëfimi i Sarës: Dy-tre herë jemi mbledhur te lokali Atdheut, dhe nje here jam takuar me Erin dhe Arsimin duke menduar që s’do kthehesha me në emision, Për Andin s’kam asnjë lloj pëlqimi. Andi: më vjen mirë që e ke theksuar, as unë s’të shoh më shumë se shoqe. Arjani: S’më duket Sara si ndonjë vajzë që ka komplekse, e besoj rrëfimin e saj. Jasmina: S’kam koment Arjani: kushedi se çfarë gjërash të tjera kanë ndodhur dhe…

Read More

Mjeku popullor, Ylli Merja këshillon që çdo person që është shëruar nga koronavirusi duhet të vazhdojë të kujdeset dhe tregon disa produkte që ndihmojmë në rikuperimin e plotë të organizmit. Merja tregon ushtrimin që mund të bëni për të kuptuar nëse mushkëritë janë shëruar plotësisht: “Ngjisni shkallët, tre katër kate me hap të shpejtë, ose ngjisni rreth 550 metra një malore dhe nëse nuk keni këputje të muskulaturës së këmbëve nga prapa, mushkëria është shëruar plotësisht. Në të kundërt vazhdoni të konsumoni lëngu mishi dhe çaj për kollën për një kohë më të gjatë”. Ai veçon lëngun e mishit, çajra…

Read More

Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për t’i lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj. Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Muratajn në krye të Prefekturës së Tiranës i cili vjen nga një eksperiencë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të qarkut të Tiranës. Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqësisë. I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë…

Read More

Rezultatet e palestrës nuk varen vetëm nga koha që kaloni në të, por edhe mënyra e jetesës që keni ndërkohë që krijoni një rutinë edhe më të shëndetshme. Ka disa rregulla që duhet t’i keni parasysh para se të stërviteni dhe që do ju ndihmojnë të arrini më shpejt rezultatet e dëshiruara sipas ‘Healthline’: Mos pini shumë ujë para aktivitetit fizik Eshtë e rëndësishme të jeni të hidratuar, por shmangni konsumin e tepërt të ujit, pasi mund t’ju shkaktojë të përziera apo siklet gjatë stërvitjes. Bëni kujdes të visheni siç duhet. As më trashë dhe as më hollë Edhe në…

Read More

Helga Vukaj anëtare e Komisonit Rregullator i është drejtuar me një kërkesë KQZ që të mos regjistrohen në zgjedhje kandidatit me cilësi të papërshtatme për deputet. Kërkesa e plotë: Ne cilesine e anetarit te nje prej organeve drejtuese te KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem permes kesaj kerkese zyrtare, qe ne kuader te garantimit te procesit zgjedhor dhe sigurimit te standarteve me te larta qe mund t’i ofrohen qytetareve shqiptare, per zgjedhje te pandikuara nga krimi, paraja, e forma te tjera te paligjshme (te drejta apo te terthorta), ne baze te nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa…

Read More

Brazili po shkon drejt kolapsit total. BBC shkruan se sistemet shëndetësore në qytetet më të mëdha të Brazilit janë drejt falimentimit si dhe spitalet Covid janë të tejmbushura plotë me pacientë. Autoritetet shëndetësore në vend kanë deklaruar se 80% e shtretërve në Brazil janë me pacientë. Sipas ekspertëve varianti i ri brazilian i Covid ka lënë pas shumë dëmtime si dhe ka rritur shkallën e infektimeve. “Brazili është një kërcënim për njerëzimin,” tha epidemiologu Jesem Orellana. Mutacioni brazilian i Covid është një nga variantet më të rrezikshme në botë. Ai cilësohet si 40 deri në 70% më ngjitës së të…

Read More

Duke filluar nga data 11 Mars në orën 20 të mbrëmjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të Unazës së Re në Tiranë. Siç shihet nga pamjet semafori aktual në kryqëzimin e Astirit është zëvendësuar me një rrethrrotullim të ri provizor. Pasi kalohet rruga “Aleksandri i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek pjesa mes semaforit dhe Bulevardit “Migjeni”. Ndërsa dalja nga Bulevardi “Migjeni” sipas ARRSH nuk do të ketë kalim në…

Read More

Në ditët e sotme, shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur problemit të mbipeshës. Problemi është, që ndërsa të tjerët kalojnë orë të panumërta në palestra, disa njerëz kënaqen duke ngrënë ushqim plot me yndyrë. Epo, nuk ka asgjë të keqe të hani atë që ju pëlqen, përveç nëse kujdeseni për shëndetin tuaj. Por, përveç se do të shëndosheni, do të keni dhe një sërë problemesh shëndetësore, që mund të çojnë dhe në vdekje të parakohshme. Pra, kilet shtesë jo vetëm që ju mbajnë larg pamjes perfektë, por helmojnë trupin tuaj nga brenda, pasi nuk ka asnjë mënyrë që…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar…

Read More