Author: tirana

Çdo partie politike apo koalicioni zgjedhor që ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një listë kandidatësh për deputetë me numër më të madh, nga çfarë saktëson ligji, do t’u kthehet mbrapsht për plotësim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar një vendim, i cili shkon më së shumti për Partinë Demokratike, në listën e kandidatëve për deputetë të së cilës rreshtohen 213 emra. Edhe pse Kuvendi përbehet nga 140 deputetë, në listën e kandidatëve për deputetë, duhet të jenë 153 emra, të ndarë sipas 12 qarqeve. Shtesa e emrave të kandidatëve vjen si pasojë e faktit se çdo listë kandidatësh…

Read More

Regjisori, Robert Budina kishte shprehur dëshirën për t’u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, por emri i tij nuk ndodhej në listë. Së bashku me vëllanë, Edmond Budinën, Roberti ka qenë protagonist i kauzës për mbrojtjen e teatrit, kauzë që u mbështet dhe nga opozita. Si rrjedhojë, regjisori thotë se shpreh dëshirën për t’u përfshirë në politikë, krah PD-së. “Unë nuk u futa në kauzën e Teatrit Kombëtar për të qenë përfaqësues në parlament, jo vetëm imi por dhe shumë të tjerëve ishte shumë i drejtë për të mbrojtur artin, kulturën, trashëgiminë. Për mënyrën si është…

Read More

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte! Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia. Në hyrje të intervistës, Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta. Intervista vazhdoi me rrëfimin e sinqertë të çiftit…

Read More

Presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, DPS-së, Milo Gjukanoviç, e ka akuzuar Beogradin për punën e projektit të “Serbisë së Madhe”, duke theksuar se Mali i Zi është në qendër të këtij plani. “Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe, është…

Read More

Floriana Garo ka bërë sot daljen e parë publike pas angazhimit të saj pranë Partisë Demokratike. Ish-moderatorja ka marrë postin e zëdhënëses së fushatës në PD. Nga selia blu përmes një konference për shtyp Garo tha se Rama dështoi në tetë vite. Sipas Garos Lulzim Basha mund ta bёjë ndryshim. Ajo shtoi se lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, shpresёs dhe e njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju.

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, deklaroi se në daljen më herët, Rama vallëzonte si balerinë. Kryemadhi thekson se më 25 prill, Rama as qafën nuk ka për të lëvizur dot. Ajo shton se Rama thërret “luleshtrydhe” minisitren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që ka shkatërruar shëndetësinë. Sipas Kryemadhit, LSI ka listën fituese. “Për shkak të fatkeqësisë që ndodhi, të vdekjes së shokut tonë, kisha detyrim që të merrja pjesë në lamtumirën e tij. Rama sot shfrynte dhe turfullonte. Turfullonte e shkumëzonte sepse kishte listë humbëse dhe ka përballë listën fituese. Rama vallëzonte si balerinë, por e…

Read More

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i renditur në vendin e 8 në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Ndoka është shprehur në një intervistë për A2CNN se Basha nuk e ka respektuar marrëveshjen politike më të, por shtoi se interesi it ë gjithëve është për të larguar Edi Ramën. “Negociatat ishin intensive, por ne u fokusuam më shumë në të gjithë qarqet e vendit për të ofruar kandidatë si vlerë për opozitën. Nuk është momenti se interesi publik është për largimin e Ramës. Megjithatë, pati një marrëveshje politike me Partinë Demokratike, të cilën në mënyrë të…

Read More

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu siç duket është larguar përfundmisht nga ky program. Ai ka dhënë një deklaratë në InstaStory, duke e konfirmuar njëherë e mirë largimin. “Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu. Ky largim dyshohet që ka lidhje me sulmin ndaj lokalit të tij nga disa të rinj, gjë që shkaktoi mjaft trazira në emision. Ndërkohë pak javë më parë marrëdhënia mes Atdheut dhe Sarës në “Për’puthen” ishte shumë e afërt dhe puthjet mes tyre në emision bënë xhiron e rrjetit, duket se gjithçka ka përfunduar. Për punë ditësh,…

Read More

Komisioni Evropian, ditën e sotme ka bërë me dije se ka arritur një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech, për furnizimin me “Ruters”, bën me dije se dozat për të vaksinuar 2 milionë njerëz do të dërgohen tek vendet që janë më të prekura me sëmundjen vdekjeprurëse. Ursula von der Leyen, presidentja e KE u shpreh: “Për të trajtuar variantet agresive të virusit dhe për të përmirësuar situatën në pikat e nxehta, veprimi i shpejtë dhe vendimtar është i nevojshëm.” Ndërkohë, bëhet me dije se një zëdhënëse e BioNTech tha se dozat shtesë ishin rezultat i një “përmirësimi të efikasitetit”.

Read More

Ambasadorja e SHBA në Elbasan, Yuri Kim, në një deklaratë për mediat, theksoi se janë tre emra që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, të dyshuar të përfshirë në çështje korrupsioni. Yuri Kim nënvizon se disa kandidatë që janë në lista mund të skualifikohen, duke shtuar se ata që blejnë votat, po shkelin ligjin e po turpërojnë veten. “Janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar. Nuk kam për të folur emrat e tyre, por mund t’i shiikoni dhe të gjeni. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Partitë e kanë marrë në konsideratë,…

Read More

Ambasadorja e amerikane Yuri Kim ka folur sërish nga Elbasani për kandidatët për deputetë. Ambasadorja tha se SHBA-të kanë qenë të qarta për pritshmëritë për kandidatët duke theksuar se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat. Ajo pati një apel dhe për votuesit shqiptarë. “Kam qenë në Elbasan para disa muajsh vetëm për një orë për fushatën e kancerit të gjirit. Sikurse e dini kjo javë është e rëndësishme sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Në të shkuarën mendoj që gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se do ishte një kohë e…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju e gjeni veten në një gjendje të lodhjes së madhe. Gjithashtu për sot mbani mend se ka akoma disa probleme ekonomike me të cilat duhet domosdoshmërisht të përballeni. Demi Viti filloi me shumë projekte konstruktive, por tani po kërkon garanci të reja. Ju do të keni shumë oferta për të vlerësuar, për të marrë kohën tuaj pa u udhëhequr nga impulsiviteti dhe për të vlerësuar atë që është më e mira për ju. Binjakët…

Read More