Ditën e sotme në emisionin e “Shqipëria Live” u fol për vajzat që punojnë si striptiste në lokalet e natës. I ftuar në studio ishte eksperti i ekonomisë, Armand Mala, i cili tregoi edhe shumat marramendëse që mund të fitonte një vajzë në një punë të tillë. “Këto vajza, nuk e kanë zgjedhur me dëshirë. Kanë përfunduar aty për disa rrethana të jetës. Për një pasojë nga e shkuara, nga jetimorja, nuk ka njërin prind e shumë të tjera. A ofrojnë seks? Është një ambient i tillë, ku në kushtet e muzikës, alkoolit dhe kërkohet seksi, por që nuk ofrohet.…
Author: tirana
Një 26-vjeçar me iniciale O.M. është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe për nxitje të përdorimit të drogës. Dyshohet se i riu ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur dhe më pas e ka detyruar që të konsumojë lëndë narkotike.
Mungesa e fluorit në ujë është një nga arsyet se përse shumica e shqiptarëve kanë probleme me dhëmbët. Fluori është po aq mirëbërës për kërcet e fëmijëve, sa edhe për kockat e të rriturve, nëse merret në dozat e duhura. Për çfarë shërben dhe ku gjendet? A është i detyrueshëm dhe i këshillueshëm për fëmijët? Cilat janë rreziqet e mbidozës dhe ç’duhet bërë në jetën e përditshme… Për çfarë shërben Roli i tij kundra karies është zbuluar në fillim të shek. XXtë. Banorët e krahinave, ku uji përmbante fluor, nuk kishin gati fare karie. Në fakt, fluori forcon rezistencën e…
Presidenti Ilir Meta ka qenë për një vizitë në Fier, ku ka dhënë edhe një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se shpreson që të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e votës që do të ketë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama, i cili bëri ironi me foton e tij duke pirë raki. “Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do të isha i shqetësuar, unë kokainën nuk e pi po do jem një shembull për të gjithë politikanët”,- tha Meta.
Kryeministri Rama e ironizoi pak më parë kreun e LZHK-së Dashamir Shehi për raportin e tij me pijen. Në një intervistë për “News24”, Shehi shprehet se nuk ndjehet i turpëruar se ka pirë me shokët e tij dhe se sulmet e kryeministrit tregojnë frikën nga humbja. “Nuk, as ndjehem i bullizuar, po më bën reklamë të madhe ky. Do ia di për faleminderit. Marioneta të Ramës. Nga të gjithë, shumë mirë dhe ia them ekipit socialist që për foto z.Rama ka kryefoton, është pa brekë burrë e grua. Kjo është hera e fundit, sepse z.rama mendon se po shfrytëzon këtë…
Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Rama është ndaluar një nga një te disa nga kandidatët kryesorë të PS dhe të PD, duke ironizuar kundërshtarët. “Është për të qarë me oiii se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Zef Hila i Shkodrës is Hilë Mosi. Ai që vaj me det dogji shkollën bashkë me kuti votimi dhe me fletë. Po kur thonë Shqipëria fiton. O Zot. Po si fiton. Më kë fiton? Ma thoni me kë fiton? Më ishte përgjigjur qirje Vangjeli me disa fjalë që kam thënë për të. Atyre fjalëve nuk…
Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte e treta që u takua me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.Para se të hynte në ambientet ku do të mbahej takimi Monika Kryemadhi bëri batuta me gazetarët, duke i thënë se ndodhej atje për një kafe relaksi. Kryemadhi: “Pritje madhështore. Mirë do ishte të filmonit njerëzit që s’kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama sesa të na filmoni ne që hyjmë dhe pimë kafe për pushim.” Gazetari: “S’është kafe, është takim.” Kryemadhi: “Unë po të isha për takim, e bëja në Tiranë në zyrë. Ka nevojë të relaksohet ambasadorja.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë publikisht porositë ndaj socialistëve! Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti ka kërkuar prej tyre që të harrojnë gjithçka është arritur për 4 vite dhe të punojnë dhe të dalin kudo para qytetarëve. Ndërkohë nuk ka harruar që të përmendë edhe kundërshtarët, duke i cilësuar si problemin më të madh që kanë. Rama tha se programet e tyre nuk i frymëzojnë. “Në këtë minutë të parë dëshiroj t’ju them që iu lutem harrojini sondazhet. Avantazhet! Harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate, dhe sa shumë kemi punuar. Harrojini të gjitha. Ndeshja fitohet kur kalojnë…
Nga Ian Bremmer, Time Gjatë 18 viteve të kaluara, Rexhep Tajip Erdogan ka qëndruar më shumë në pushtet se çdo udhëheqës që nga Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë moderne. Ai ka transformuar politikën e Turqisë, është përballur me një grusht shteti ushtarak dhe ka rishkruar kushtetutën e vendit. Por stili i tij luftarak dhe instiktet autokratike kanë bërë që ai të kritikohet shumë si brenda edhe jashtë vendit. Problemi i tij më i madh politik për momentin është ekonomia: niveli i papunësisë ka shkuar në 14%, inflacioni mbetet përsëri në dy shifra dhe pandemia po shënon shifra alarmante. Presidenti dhe…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar ditën e sotme drejtuesin politik të PS-së në Elbasan, Taulant Balla. Ambasadorja Kim pati rreth orës 12.00 takim me drejtuesin politik të PD-së për këtë qark, Gazmend Bardhin.Ajo që ra në sy ishte shmangia e takimit mes dy drejtuesve politikë në qarkun e Elbasanit, të cilët edhe pse u shkëmbyen nuk patën një takim. Aktualisht ka filluar takimin me Kryemadhin.
Moderatori i emisionit PolitikOn në Ora News, gazetari Alfred Lela dhe kryeredaktori i DITA, Adrian Thano kanë folur në studio pas shpalljes së listave të partive për deputetët e 25 prillit. Në studio ishte thirrur dhe një nga eksponentët e opozitës Fatbardh Kadilli, i cili në momentin e fundit, pasi nuk ka parë emrin në lista ka anulluar pjesëmarrjen. Emisioni ka nisur me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli në lidhje direkte, e cila foli mbi listat e partisë së re, që ka krijuar. Thano i tha Topallit se ajo nuk e kishte kartën morale për të sfiduar status-quon. Më pas, Lela ka…
Javën e kaluar, Ronela Hajati zbuloi se do të publikojë një album të ri vizual, tekstet dhe muzikën e këngëve të të cilit i ka krijuar vetë ajo.Ky projekt vjen pas 20 vitesh karrierë dhe albumi do të titullohet “Rron”, nisur nga emri i këngëtares që ia ka zgjedhur babai, si dhe për arsyen që gjërat të rrojnë edhe pasi të mos jemi më në këtë botë. Ndërsa i është përkushtuar karrierës, artistja prej kohësh është single dhe këtë e ka pranuar edhe gjatë bashkëbisedimeve me ndjekësit në Instagram. Nisur nga kjo, këngëtarja ka publikuar disa video, ku shihet në…