Lediana Fratari, ka reaguar për herë të parë, pasi Partia Demokratike e pozicionoi në vendin e 26-të në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Fratari edhe pse thuajse është në pozicionin, thotë se i ka kërkuar Bashës që të kandidojë në këto zgjedhje dhe ky i fundit nuk e ka anashkaluar kërkesën e saj. Ndër të tjera ajo thotë se si kandidate në listën e Tiranës do të vijë si përfaqësuese e shtresës së të: Përndjekurve plitikë dhe pronarëve, sipërmarrjes dhe rinisë.
Author: tirana
Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar çmimin me drejtorin e MEICO. E gjen veten në një takim me bossin e “Albademil” Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe një djalë të ri misterioz që iu duk sikur ishte shefi i tyre. Ata i kërkuan të nxirrte nga loja Trebickën dhe biznesin e paketimit do ta merrte Delijorgji. Kjo u zbulau në përgjimet e bisedave telefonike mes Diverolit dhe Trebickës Diveroli: Nuk të hoqa unë nga kjo punë. E kupton këtë? Nuk kam unë gisht këtu. Këtu është Pinari që ma kërkoi, është ai që po më detyron, unë kurrë nuk e…
Kosta Trebicka ishte dëshmitari kyç që zbardhi trafikun e municioneve drejt Afganistanit dhe nxorri zbuluar pushtetarët e korruptuar. Papritur, ai u gjet i vdekur. Çuditërisht, grupi hetimor i fokuson veprimet vetëm në pistën e aksidentit, pavarësisht se ai ishte kërcënuar pas denoncimit të aferës së fishekëve. Shumë momente kanë mbetur të pasqaruara dhe lënë ende hije të forta dyshimi mbi atë që i ndodhi biznesmenit 50-vjeçar. Ishte data 11 Shtator. Kosta Trebicka kishte drekuar në vilën e tij në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në Tiranë. Rreth orës 15:20 minuta, del nga banesa me mjetin Nisan Patrol me Targa TR 8843…
Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Tiranës ka renditur në mesin e saj disa figura të rëndësishme politike si Pandeli Majko (19), Fatmir Xhafaj (23 apo Spartak Braho (28) duke mos e pasur të garantuar mandatin e deputetit. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba shpjegoi gjatë emisionit “Ilva Now” se nëse PS do të marrë në Tiranë 18 mandate, Pandeli Majko duhet të marrë mbi 10 mijë vota në mënyrë që të jetë në Parlamentin e ri. “Do të shikohet se sa vota ka marrë në total PS dhe sa mandate i korrespondojnë.…
Është shoqëruar me tensione mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike në Vlorë, për shkak të debateve të pakënaqësive me listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët e kryesisë së kësaj force politike në Vlorë thanë pas mbledhjes se drejtuesi demokrat për këtë qark, Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen. Sipas tyre ai e ka dhënë dorëheqjen që dje. Ndërkohë mësohet se në qytetin bregdetar ka mbërritur edhe Agron Kuliçi. Kjo situatë vjen një ditë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur sot në “Real Story” në News24 për listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe vendosjen e saj e 21-ta në listën e Tiranës. Kodheli tha se pavarësisht renditjes ajo do ta fitojë mandatin dhe do të marrë 11 mijë vota, duke e shpallur këtë një lloj sfide. “Listat janë një miks i meritokracisë me prurjet e reja. Ju e dini kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor në gjykimin tim ka një ngërç që duhej rregulluar. Ne duhet të kemi një start të barabartë. Është një miks mes proporcionalit dhe maxhoritarit. Duhej një rishpërndarje. Për…
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në banesën e Arben Pllumbit në Fushë Krujë në fshatin Halil. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi tritoli ishte vendosur në oborrin e banesë së Arben pëllumbit. Kësaj banese i është vënë për herë të dytë tritol, ku dhe herën e parë ka pasur vetëm dëme materiale. Më parë edhe vëllait të Arben Pllumbit , i është vendosur tritol në banesën e tij në Krujë. Vëllai i tij jeton në Itali. Arben Pllumbi dhe i vëllai i tij nuk kanë precedent penal apo konflikte, por vetë historiku i vendosjes së lëndës eksplozive tregon…
Deputetja Socialiste Mimi Kodheli ka zbardhur për herë të parë sot disa prapaskena të përzgjedhjes së bazës së Kuçovës nga NATO. Duke folur në Neës 24, Kodheli deklaroi se projekti për kthimin e bazës së Kuçovës në një bazë të NATO-s ka nisur dhe është përfunduar gjatë administratës së saj. “Unë jam krenare për çfarë arrita në ato 4 vite. Aq sa për ato projektet, kanë pasur një sukses më pas. Ju flisni për një njollë të NATO-s në Shqipëri, projekt të Kuçovës që do jetë bazë logjistike. Që është e filluar dhe e përfunduar nga Mimi Kodheli si Minstre…
Vetëm një ditë pas dorëzimit të listave në KQZ, kandidati i PS Eljo Hysko ka nisur fushatën. Nisur dhe nga sistemi i ri i votimit me lista të hapura, Hysko u kërkon votuesve në qarkun e Tiranës që të votojnë nr 32. “Ja nisim! Familjes, miqve e socialistëve të mi i falenderoj nga zemra për mbështetjen e tyre deri më sot e i kërkoj votëbesimin për një mandat të ri! Me zëmër dhe energji e pranë njërëzve, ashtu sikundër e di çdokush që ka punuar me mua si aktivist, kryetar i FRESSH apo deputet do të shërbej edhe në 4…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folsur sërish rreth situatës së pandemisë në vendin tonë. E ftuar në emisionin “RealStory” teksa ka folur për bilancin e Covid-19, që prej 1 viti, ajo ka thënë se deri më tani janë kryer 20 mijë vaksinime, sakaq shton se brenda kësaj jave do të mabrojë edhe vaksinimi i personelit shëndetësore. Më tej, Manastirliu, ka thënë se deri në maj në Shqipëria do të ketë 120 mijë doza, sakaq ka shtuar se vendi ynë po përpiqet që të bëjë kontrata për sigurimin e dozave edhe me vende të tjera.
Teksa ishte në një lidhje me Skype në “A show”, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhit i ra disa herë zilja e telefonit. Kjo gjë bëri që gazetari Adi Krasta t’i thoshte Kryemadhit që të hapte mesazhet. Ajo i lexoi dhe tha se i ka shkruar një djalë dhe një pastore. Pjesë nga biseda: Adi Krasta: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh tani, hape pak… Monika Kryemadhi: Po ja, një sekond se kam… Adi Krasta: Kush ju ka shkruar? Monika Kryemadhi: Është një djalë, Nard Maçi në fakt që më ka shkruar dhe një shoqja ime, pastore, Elona,…
Sot, një vit më pas duket normalitet të dëgjosh shifra infektimi me Covid-19 mbi 1000 në ditë në Shqipëri, por para një viti, lajmi për infektimin e pacientit të parë brenda kufijve tanë, shkaktoi frikë dhe pasiguri. Frika do të pasohej shpejt me llahtarinë që përcillej ekraneve nga kryeministri e Komiteti i tij i Ekspertëve. Më datën 9 mars 2020, pacienti zero u konsiderua një djalë 28 vjeçar,i cili kishte udhëtuar nga Italia drejt Shqipërisë dhe kishte shfaqur shenjat e Covid-19. Bashkë me të, shfaqi shenjat e infektimit edhe i ati. Mjeku Rexhep Muja, identifikoi pacientin zero, ndërsa rasti ishte…