Analisti Frrok Çupi ka komentuar në “Open” listën e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Çupi e cilësoi listën e PD si “fustanin e një basme turke” dhe theksoi se tenton të jetë një kopje e PS, por ka dështuar. Sa i përket listës së PS, e cilëson si të pastër dhe pa dilema. Frrok Çupi: Lista e PS është bërë shumë e studiuar, është e matur. Ndërsa lista e PD është bërë dora dorës, deri në orët e fundit ka pasur ndërhyrje. Lista e PS…
Author: tirana
Një grup alpinistësh nga Peja kanë ngjitur majën e malit Midzor, që është maja më e lartë në Serbi. Ata udhëtuan 600 km me makinë për të arritur në vendndodhjen Babin Zub prej nga nisën dhe aventurën e tyre. Më pas grupi i udhëhequr nga alpinisti Arianit Mula valëviti flamurin shqiptar në lartësinë 2169 m në shenjë krenarie për këtë arritje. Përgjatë kreshtës kishte pamje të bukura nga të dyja shtetet, Bullgarisë dhe Serbisë çka e bëri edhe më interesante ecjen e tyre.
Nga Ylli Pata Deri tani komentet mbi përballjen e listave të PS-së dhe PD-së kanë qenë ose me batuta ose sipërfaqësore. Juristi i njohur Ylli Manjani i dha një qasje xhenerike ku tha se makina e ka motorin para, e ajo e PS-së mbrapa. Në fakt politikisht përballja duhet të cekë qasjen politikë të forcës politike, përfaqësimin, por edhe mesazhin apo sinjalin që ato i sjellin zgjedhësve. Listat nuk janë kot, janë skuadra politike elektorale e partisë që del para njerëzve për të marrë vota. Pra skuadra që hyn në betejë, nuk futet thjesht me fanelën, por merr pjesë në…
Aksident në Gjirokastër, këmbësori i mitur dërgohet me urgjencë drejt Tiranës Një 11-vjeçar është plagosur pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë në vendin e quajtur “Ura e Çapos”. I mituri u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 11-vjeçari ishte këmbësor në momentin kur e ka goditur makina e drejtuar nga një 45-vjeçar nga Saranda. Ky i fundit është arrestuar në flagrancë. NJOFTIMI I PLOTE Gjirokastër. Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S.…
Sot në Top Talk ishte i ftuar gazetari Artur Zheji për të folur mbi zhvillimet më të fundit të politikës, listat e kandidatëve. Duke folur për emrat që kryesojnë listën e PS , ai tha se ajo është një mënyrë për të arritur tek elektorati gri, ndërsa shtoi se kryeministri është “djali shpirtëror i Sali Berishës”. Sipas tij , Rama bëri gabim që nuk vlerësoi siç duhet emrat që kanë dhënë për PS. “Është një moment që Rama e di dhe vetë që mandati i tretë është një mision i pamundur, e di dhe vetë që nëse dhe humbet ,…
Partitë e “vogla” që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë kryesisht adresa fiktive. Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare rezultoi që selitë ose i kishin të mbyllura dhe nuk shkonte asnjëri, ose i kishin dhënë adresa që nuk ekzstonin. Kjo situatë vazhdon prej vitesh, por rreth dy vjet më parë, pas daljes së opozitës nga Parlamenti ato që përfituan ishin pikërisht partitë e “vogla”. Të vendosur në lista si aleatë të PD-së, kryetarët e tyre e gjetën vetën rastësisht deputet në Parlamentin Shqiptar. Sot në prag të zgjidhjeve të reja…
Më 4 mars mjeku Tritan Kalo lajmëroi largimin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i njohur, me një karrierë të spikatur, thotë se ai zyrtarisht në 18 Korrik 2021 mbush moshën e pensionit dhe nuk ka ndërmend t’i bashkohet politikës. “Intervistoni ata që dinë të flasin me gjuhën e politikës… U duhet për 25 prillin… Unë zyrtarisht në 18 Korrik 2021 mbush moshën e pensionit”, kjo ishte përgjigja e doktorit Tritan Kalo, ndaj ftesës së emisionit “Vetting” për të shprehur mendimin e tij. Mëngjesin e 4 marsit, ndërkohë që doktor Kalo deklaroi dorëheqjen nga komiteti teknik, Najada Çomo, një prej…
Në një vjetorin e nisjes së pandemisë në vendin tonë zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi se koronavirusi Covid-19 doli përtej parashikimeve krahasuar me pandemitë në vite. E ftuar ën Ditari në A2, Tomini theksoi se tashmë jemi në një përballje më të sigurt me virusin, por sipas saj trajtimi dhe vaksinimi përmbyllin transmetimin “Po të flisnim si sot një vit më parë do ishim para një situate me shumë të panjohura, rezistencën e virusit në mjedis e objekte dhe ecurinë e pandemisë. Covid-19 doli përtej parashikimeve përtej një viti sikurse pandemitë e tjera përgjatë viteve. Jemi në përballje më…
Pas një beteje të gjatë për mos shembjen e Teatrit Kombëtar regjisori Robert Budina iu bashkua Partisë Demokratike si dhe u bë pjesë e kandidatëve potencialë për listën përfundimtare të deputetëve. Por ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare të kandidatëve, dhe mes emrave nuk ishte ai i Robert Budinës. Kjo mesa duket ka revoltuar regjisorin e njohur por edhe vëllain e tij Edmond Budina, i cili ka qenë më i drejtë dhe më i ashpër teksa ka shprehur mllefin ndaj listave të kandidatëve, raporton newsbomb.al. Ky i fundit madje i ka quajtur kandidatët në listat e partive si…
Analisti Mentor Nazarko thotë se dy ditët e fundit për Lulzim Bashën kanë qenë ditë ferri: “Basha i ka patur dy ditët e fundit, dje supozoj edhe sot, ditë ferri, për shkak të pakënaqësive që janë krijuar nga përjashtimi i atyre që konsiderohen si njerëz me kontribute, që i kanë dëshmuar luajalitet dhe devotshmëri gjatë periudhës së kësaj opozite, që kanë treguar cilësi dhe nuk e di të them se cilat kanë qenë arsyet që kanë dominuar, a ka demokraci në këto përzgjedhje apo jo.” Nazarko shtoi se gjithë situata e krijuar te PD është shumë e kuptueshme dhe e…
Një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar është padyshim dhe Ermal Fejzullahu. Prej shumë vitesh në tregun muzikor, Ermali ka arritur ta bëjë për vete publikun me këngët e tij hite. Gjatë një interviste që ka dhënë për Top Albania Radio, këngëtari është ndalur familja, fëmijët dhe sigurisht tek situata që në të cilën i ka lënë pandemia. Duke folur për koncertet, Ermali rrëfeu dhe një situatë të pazakontë që i ka ndodhur në Itali, ku i është ofruar të paguhej me drogë. “Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na…
Luçiano Boçi ishte një rikthim në minutat e fundit mbrëmë teksa PD-ja po dorëzonte listat në KQZ. Mes Lulzim Bashës dhe Boçit ka pasur një telefonatë. “Ka pasur një komunikim telefonik mes Bashës dhe Boçit duke i kërkuar të kontribuojë duke qenë i shtati në listë, pasi është marrë konfirmimi do të jetë i shtati” tha gazetari i ABC. Në Kryesinë e PD-së, tha më tej Juxhin Mustafaraj nuk ka pasur debate, por pakënaqësi po, pasi janë sakrifikuar shumë demokratë. “Në Kryesinë e PD-së nuk ka pasur debate. Lista ka sakrifikuar shumë demokratë që kanë qenë të angazhuar në opozitë.…