Author: tirana

Makthi i të fjeturit keq apo pak orë gjumë nuk është fakti si do të zgjoheni të nesërmen për në punë, por se si do t’i fshihni rrathët e zinj poshtë syve. Fillimisht vendosni një zbutës në zonën rreth syve. Kjo do i japë mundësinë pudrës që të qëndrojë më mirë. Krijoni një “V” dy-ngjyrëshe me pudër në pjesën e poshtme të syve, aty ku krijohen rrathët e tyre. Ngjyra në pjesën e syve duhet të jetë e errët, ndërsa ajo në pjesën e faqeve më e zbardhur. Përziejini bashkë. Për një efekt shkëlqyes më të madh, aplikoni një penel…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Fierit. Sipas fotografisë duket se punimet janë drejt përfundimit në strukturë, ndërsa spitali tashmë ka marrë formë. Rama vendosi bast me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e këtij spitali para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kryeministri Rama zbulon edhe emrin e spitalit “Spitali Rajonal Memorial” në Fier, emër i njëjtë me spitalin e madh të Stambollit.

Read More

Shqipëria ka regjistruar ditën e sotme 629 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Shumica e rasteve ndodhet në Tiranë, 257 teksa ndjek Shkodra me 48. Sa i përket viktimave, 3 pacientë humbën jetën në Tiranë, 2 në Vlorë dhe nga 1 në Durrës, Shkodër, Fier, Lushnje, Përmet, Tepelena, Librazhd e Gramsh. Sa i përket vaksinimeve, janë 636 qytetarë që kanë marrë dozën vetëm në 24 orët e fundit ndërsa 897 pacientë fituan betejën me COVID-19. NJOFTIMI NGA MSH COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 636 të vaksinuar, 3197 testime, 897 të shëruar, 629 raste të…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar mbledhjen e radhës plenare për katër pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë në radhën e gjyqtarëve. Këshilli ka miratuar renditjen e gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e betejës penale pasi janë verifikuar kushtet e kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre. Kandidatët që janë renditur për pozicionet e lira janë: Sokol Binaj; Klodian Kurushi; Iliriana Olldashi; Albana Boksi dhe Sandër Simoni. Njoftimi i plotë Sot, në datën 09.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në lidhje me procedurat, për emërimin në Gjykatën e…

Read More

Të gjithë e njohim gazetaren Kozeta Kurti, të cilën gjithashtu e kemi parë të shkëlqejë edhe në fushën e redaktorisë, si moderatore dhe autore, por patjetër që kemi parë edhe shkrimet shumë të sakta, që kanë paraqitur në mënyre fantastike subjektin ose situatën së cilës i janë drejtuar. Përpara një viti Kozeta, vendosi të merrte një hap të rëndësishëm për veten dhe të dobësohej. Sigurisht që për një person i cili është i mirëinformuar zgjedhja është akoma më e vështirë, t’i besosh pamjen e jashtme dhe shëndetin një procedure të vetme. Për këtë arsye, Kozeta vendosi të zgjidhte procedurën e…

Read More

ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm, ku tregon se do të ketë një tjetër devijim trafiku duke filluar nga data 11 mars. Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir). Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor. “Bulevardi…

Read More

Zv. kryeministri Erion Braçe e quan renditjen i pari në listën e kandidatëve në qarkun e Fierit një përgjegjësi të madhe dhe jo trofe apo “ofiq”. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se sot nisi një ditë tjetër, pasi kush u gëzua dje në Divjakë, Lushnjë dhe Fier duhet të bashkohet në betejë. Braçe thotë se fitorja do bashkim dhe bashkimi do njerëz por me kushtin për të qëndruar larg çdo hajduti dhe abuzuesi. “I pari” ne qarkun fier, nuk eshte trofe, nuk eshte ofiq! Eshte pergjegjesi shume e madhe! “Dita e festes” mbaroi dje. Sot…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka mbyllur konferencën me gazetarët mesditën e sotme, me një të qeshur, që nuk na ka rastisur t’ja shohim më herët. Në momentin që mbaruan pyetjet, Basha falenderoi gazetarët edhe për pritjen e mbrëmshem deri në orët e vona që u dorëzuan listat. Më pas nisi të qeshte teksa thoshte: Natën ta bëjmë ditë! “Faleminderit shumë për orët e vona të natës së kaluar. Por ju e dini, kohë zgjedhjesh. Të gjithë bashkë, deri më 25 prill, natën ta bëjmë ditë dhe të sjellim ndryshimin,”- tha Basha ndër të tjera dhe më pas…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur gjatë konferencës për shtyp lidhur me një koment për faktin se në Tiranë përballë do të ketë nga lista e PS, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon. Basah thotë se s’ka rëndësi kush është në listën e Ramës, rëndësi ka që ai nuk i shpëton dot ndëshkimit. Ai thekson se Rama nuk ndahet dot nga krimi, dhe sado makijash të hedhë pa larguar Ramën s’ka ndryshim. ”Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar. Nuk ka rëndësi kush është para, pas apo në listën e Ramës. Ai nuk ndahet dot nga…

Read More

Lisandër Hoxha, zëvendëskryetari i FRPD, gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka vendosur të japë dorëheqjen nga këto funksione. Në letrën e tij, shprehet se dorëheqja duhet të shërbejë si revoltë ndaj padrejtësive që u bëhen të rinjve, për të cilët thotë se meritojnë vlerësim dhe mirënjohje. “E kryej këtë akt i bindur se demokracia funksionon mbi bazën e parimeve dhe vlerave që na mbajnë bashkë në shoqëri dhe parti politike. Prej kohësh kam mbajtur qëndrime publike mbi rolin e Komisionit “Marku-Ruli” sa i takon transparencës së punës së tyre në raport me pritshmërinë e demokratëve. Kam shprehur…

Read More

Kryeministri Edi Rama e cilëson koaliconin PD-LSI si një marrëveshje “Meta-Berisha” për të kapur reformën në drejtësisë, por për Bashës ajo është kapur nga Edi Rama dhe po pengohet nga ai. Basha tha se ku shqiptarët të votojnë atë si kryeministër kjo gjë duhet të marrë fund. “Reforma në drejtësi ka ngelur në vendnumëro për shkak të frikës së Ramës nga drejtësia. 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të votojnë një kryeministër si ynë që do të luftojë krimin. Larg duart nga reforma në drejtësi dhe zbatim i plotë i saj. Larg duart nga drejtësia, është një…

Read More