Policia e Tiranës vijon kontrollet për të parandaluar ngjarjet me pasoja të rënda dhe gjatë 72 orëve të fndit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur. Ndërkohë janë pezulluar 150 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia bën apel që shoferët të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, të bëjnë kujdes dhe të shmangin sjelljen agresive. Njoftimi i plotë Në funksion të parandalimit të aksidenteve…
Author: tirana
I pyetur se sa mandate synon të marrë në zgjedhjet e 25 prillit, Basha iu shmang duke thënë vetëm se ai dëgjon vetë dy fjalë ‘Rama ik’ duke mos dhënë një numër se sa synon opozita. Basha iu rikthye edhe një herë deklaratave se më 25 prill do të sjellë ndryshimin Pyetje: Pse peshë figurave politike dhe jo akademike? Sa mandate synoni? Basha: Ndryshimi do të vijë përmes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve me votë. Këtë e dëgjoj përditë, unë dëgjoj dy fjalë vetëm Rama ik. Ndryshimi do të jetë i thellë. Papunësia u rrit, emigracioni u rrit 10 herë më…
Eglantina Gjermeni reagon pas publikimit të listave për deputetë të PS, ku emri i saj bën pjesë te ata kandidatë që nuk kanë marrë besimin për të rikandiduar për një mandat tjetër. Gjermeni falenderon drejtuesit e PS dhe kolegët me të cilët bashkëpunoi 3 mandate, qytetarët të cilët përfaqësoi dhe familjen e saj, që siç thotë i ka hyrë pak në hak, por ata e kanë mbështetur pa kushte. E rëndësishme sipas saj është të dalësh “me faqe të bardhë”, Postimi i Gjermenit: Të dashura mikesha, të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për gjithë mbështetjen, vlerësimin, respektin që më…
Kreu i PD, Lulzim Basha e cilësoi listën e PS si një çarçaf të arnuar poshtë të cilit janë hajdutët dhe bandat e krimit më të cilit Rama sipas tij ka qeverisur në këto 8 vite. Basha tha se lista e PS është një fasadë dhe nuk sjell dot ndryshimin që duan shqiptarët më 25 prill. “Nuk do të jetë një betejë e lehtë jo vetëm për faktin që qeveria në ikje e kanë vënë bastin te njerëzit pa integritet dhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera sekretë dhe kanë vjedhur paratë e rindërtimit, që fshihen…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për listën e PD e cila përfundoi hartimin dje dhe u miratua. Basha thotë se lista e PD është ajo e fitores, ndryshimit dhe normalitetit. Sipas tij dëshirën e ndryshimit të shqiptarëve nuk e fsheh as fytyra e Edi Ramës që simbolizon të keqen e vendit. Pë Bashën, me listën e PD, së bashku me aleatët dhe LSI fillon edhe marshimi drejt 25 prilli teksa pranon se nga dje ka marrë qindra mesazhe. “Edhe unë kam marrë me dhjetëra e qindra mesazhe, shumicat s’kam hapur t’i lexoj. Konstatimet kanë…
“S’më besohet që ka kaluar një vit!”- Kështu e nis dedikimin prekës për të atin e ndjerë Hygerta Sako. Moderatorja publikoi sot një foto në Instastory, ku shihet varri i babait të saj, Pandeli Sako. “Më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund babush, por dashuria është më e fortë se vdekja. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruante më tej Hygerta. Një vit më parë, lajmin e trishtë e ndau me të gjithë vetë ish-misi duke publikuar një foto me të ndjerin. Babai i saj ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, duke e lënë moderatoren “zemërthyer” e “shpirtcopëtuar”, siç ajo vetë…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Në dashuri, ju nuk e dini në cilën mënyrë të shkoni dhe çfarë zgjedhjesh të bëni. Ata që jetojnë së bashku mund të përjetojnë një pranverë për t’u vendosur në momentin e fundit. Këshilla është që të mos hiqni dorë nga asnjë rrugë. Demi Këto janë ditë për t’u shfrytëzuar, edhe nëse flasim për një periudhë disi të veçantë për paratë. Në këto kohë, do të nevojitet kujdes më i madh në investime dhe shpenzime.…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e PR për të lejuar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas dokumentit, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishohë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit. Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale, por tashmë që fushata ka filluar për zgjedhjet e 25 prillit PR ka lejuar me anë të një kërkese lejimin e tyre. Pritet të shihet çfarë do të vendosë Komiteti Teknik.
Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Rama e quajti sot Dodën, “Dezdemona”, personazhin e William Sheakspeare, dhe sot ajo i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Në një reagim në rrjetet sociale, Doda thotë se nuk ka në plan ta lidhë Ramën me zinxhirë, siç tha ai, pasi kjo është detyrë e “Ofelisë”, (e dashura e Hamletit në tragjedinë e famshme referuar Linda Ramës). REAGIMI I PLOTË: Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë…është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të…
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 444 persona dhe janë raportuar 13 viktima. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje, pasi dje janë raportuat 587 raste pozitive me virusin, ndërsa për sa i përket viktimave, numri është dyfishuar. Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë…
“Kam dijeni të një rasti, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka, por nuk dua të jem në këtë pozicion. I thash kush nuk do s’ka problem.”- kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama, në bashkëbisedimin me mediat, mesditën e sotme, ndërsa nuk përmendi emrin e kandidatit në fjalë. Burime për ‘BalkanWeb’, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për deputetin Alket Hyseni, të cilin PS e ka renditur në vendin e 11 për qarkun e Vlorës. I kontaktuar nga ‘BalkanËeb’, Hyseni pranoi të jetë tërhequr nga kandidimi në…
Një 47-vjeçar, Ilirjan Lezo ka vetëvrarë veten me armë zjarri në rrugën “Taulantia” në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Lezo është punonjës policie i burgjeve. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.