Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një aktivitete me gratë për 8 marsin i ka cilësuar ato si fuqinë e vendit, pa të cilën Shqipëria nuk mund të ecë përpara. “Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë, pa gra të forta”, tha Basha i cili surprizoi 10 zonja, përfaqësuese të fushave të ndryshme duke u dhuruar lule. “Është vërtet e mrekullueshme që po takohem me ju sot. Ju kam sjellë lule për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, – u shpreh Basha ndërsa ndau buqeta me lule për zonjat. “Ju, gratë e Shqipërisë jeni fuqia e vendit tonë. Pa gra…
Author: tirana
Në 8 mars, ditën e grave, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Në 8 mars, ditën e grave, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Meta ka folur me superlativa për Turkun, si një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë. “Bashkë me urimet më të ngrohta për 8 Marsin, pata sot kënaqësinë e…
Ish-missi shqiptar Floriana Garo do të jetë pjesë e politikës. Burime bëjnë me dije se, Kryedemokrati Lulzim Basha e ka emëruar Garon, zëdhënëse të fushatës së Partisë Demokratike. Floriana Garo jeton prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, por tashmë do të qëndrojë në Shqipëri për t’i shërbyer fushatës së Partisë Demokratike. Sot është dita e fundit për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ku Basha do të vendosë për skuadrën demokrate që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur. Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit. Partia Socialiste nuk i ka përmbyllur listat e saj të kandidatëve për deputetë, ndërsa sonte është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se kryeministri Rama i ka kërkuar zt.Ulqini që të jetë në listë në një vend jo të sigurt, por ai ka refuzuar. Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika…
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka është risia e listave të PD-së për kandidatët për deputetë. Ajo pritet që të kandidojë në qarkun e Elbasanit. Por përse e pranoi ftesën dhe cfarë synon që të realizojë me kalimin në politikë? Flutura Açka në një intervistë për Abcnews.al rrëfen se ftesën për t’u bërë pjesë e PD-së ia ka bërë vetë Lulzim Basha. Por shton se ende nuk mund të flasë konkretisht për qarkun ku do të kandidojë dhe numrin në listë. “Nuk e di akoma me thënë të drejtën. Për respekt të procedura nuk mund të flas shumë hollësira. Jam rrugës…
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë e Partisë Socialiste, për festën e 8-marsit. Rama theksoi se gratë i japin vetëm nder PS-së, duke shtuar se qeveria e tij ka bërë shumë për gjininë femërore. Sipas Ramës, qeveria që ai përfaqëson, ka shumë ministre e kjo është shenjë e respektit ndaj grave. Edi Rama: Vasilika tha m’u rritën kalamajt tha dhe janë gatii që të marrin stafetën. më tha nja 7 kalamaj më duket, por dy a tre mbaj mend. Eglantina, shumë faleminderit, shumë mirënjohje dhe respekt. Eglantina Gjermani: Po iki nga politika disi para kohe, por ka…
Eglantina Gjermeni dhe Vasilika nuk do të kandidojnë më në listat e Partisë Socialiste. “Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni.”, thuhet në mesazhin e kryeministrisë.
Nuk ka asgjë më relaksuese sesa ndjesia e ujit të ngrohtë në trup pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Por mesa duket studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se një dush i ftohtë në mëngjes krahasuar me atë të ngrohtin në mbrëmje ka më shumë përfitime, si për shëndetin ashtu dhe bukurinë.Më poshtë do të lexoni 4 arsyet përse duhet ta filloni ditën me një dush të ftohtë. Ju zgjon më mirë se kafeja E dini se një dush i ngrohtë mund t’ju përgjumë, ndërsa uji i ftohtë mund t’ju zgjojë më mirë se kafeja? Kjo për…
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”. Shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, (ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Nga policia është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dashi Nesër do të ketë një rimëkëmbje në dashuri për ju por do të ketë edhe probleme në punë për shkak të Saturnit dhe Jupiterit që kundërshtohen. Mos u shqetësoni megjithatë: gjërat do të punojnë në mënyrën më të mirë. Demi Nesër yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri: ju mund të bëni zgjedhje ose të flisni me personin që ju intereson dhe të keni një shans të mirë. Në punë ka mundësi të mira, ndryshime. Mundohuni të mos lodheni shumë. Binjakët Nesër yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri: ju mund të bëni zgjedhje ose…
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, zonja Grida Duma, ditën e sotme ka takuar një familje të prekur nga tërmeti. Prej një viti e gjysmë kjo familje jeton në kushte aspak normale në një shtëpi të vjetër. Teksa tregonte tavanin që kishte rënë totalisht, kryefamiljari deklaroi se janë lënë në harresë dhe nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetjeje, madje janë urdhëruar mos të bëjnë asnjë ndërhyrje. E prekur nga pamjet që pa, zonja Duma u kërkoi durim, duke shtuar se do ndjekin ligjërisht personat përgjegjës që nuk kanë shkuar te kjo familje. Për më tepër, ajo premtoi…
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që të jetë pranë mjekeve dhe infermiereve në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”. Manastirliu i ka quajtur mjeket dhe infermieret kudo në vend, si kolonat e sistemit shëndetësor. “Sistemi ynë shëndetësor përbëhet nga 60% gra. Gratë janë kolona që mbajnë sistemin tonë shëndetësor. Janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në shëndetësi, në vijën e parë dhe në prapravijë. Zgjodha për të qenë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku 311 gra punojnë dhe luftojnë çdo ditë me të keqen, kundër armikut të padukshëm…