Author: tirana

Ora 19:30 do ta gjej shtabin elektoral socialist dhe kryesinë e partisë përballë Edi Ramës në finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë që do t’i shkojnë KQZ-së. Strategjia e formimit të listës finale do të jetë e njëjtë me atë të 2017-tës. Ata që njihen si senatorët e PS, do të jenë në kufirin e ambicies që ka PS në këto zgjedhje pas bërë dallim në asnjë qark. Nga disa burime në PS gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar disa prej ndryshimeve të mundshme në 7 nga 12 qarqe. Ndryshime e pritshme janë: 1-TIRANË Ikin Besnik Baraj…

Read More

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arrestuar pasi u kap nda policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool. Më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit. Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave. Arrestohet në gjendje të dehur Sokol Skura,…

Read More

Pas disa orësh kërkime, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin një tjetër trup të pajetë nga banesa e djegur në Berat. Pas nxjerrjes së trupit të Jovan Vangjelit, është nxjerrë i pajetë edhe trupi i djalit të tij Mateo Vangjeli, 36 vjeç. Trupi i 36-vjeçarit është gjetur në një cep i mbledhur edhe ky i djegur, pas zjarrit të rënë në banesën e tyre në mesnatë.

Read More

Kjo e hënë është dhe dita e fundit ku pritet që Partia Socialiste dhe të gjithë partitë e tjera pjesë e listës për zgjedhjet e 25 prillit duhet që të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet në KQZ-së. Nga listat e PD-së janë tërhequr Vasilika Hysi, Besnik Bare dhe Sadin Vorpsi, ndërsa risia e listës në këto zgjedhje është doktoresha Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo. QARKU TIRANË: 18 nga 36 Elona Gjebrea Arben Pëllumbi Klotilda Ferhati Arben Ahmetaj Sadri Abazi Pandeli Majko Eljo Hysko Ervin Bushati Ogerta Manastirliu Fatmir Xhafaj Ulsi Manja Xhemal Qefalia Mimi Kodheli Fidel Ylli Elisa…

Read More

62 persona me Covid-19 ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në Reanimacion. Ndërkohë situata në këtë qytet është akoma më shqetësuese pasi 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe në zonën e Spitallës në Durrës, raportohet se janë të infektuar me Covid. Po ashtu numri i mësuesve si edhe ai nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet është në rritje.

Read More

Ghada Arnaut tërhoqi vëmendjen me kandidaturën e saj për postin e kryeministrit në Liban. Ajo është një emër i njohur jo vetëm në Liban por dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, e cila prej vitesh është zhvendosur në Kanada. Ghada ka pranuar se është më origjinë shqiptare dhe mbiemri i saj Arnauti tregon edhe më shumë për origjinën e saj. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se shqiptarët u zhvendosën në Liban në kohën e otomanëve. “Në fakt nuk mendoj se do të bëhem një kryeministre për një vend të vështirë dhe të…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në vijim të prezantimit të planit të tij për zgjedhjet e 25 prillit, sot në fokus ka pas emigrantët. Rama është shprehur se në listat e 25 prillit mes kandidatëve për deputet do të jenë edhe shqiptarë që kanë emigruar e punuar për shumë vite jashtë vendit. I pari që Rama ka prezantuar si pjesë të listave të PS-së është, Lavdrim Krashi nga Dibra, prej vitesh emigrant në Londër. “Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki”,…

Read More

Luljeta Nallbani është një pensioniste 64-vjeçare, e cila jeton në Fier dhe është bërë pjesë e Për’puthen +40. Ajo është një zonjë pa komplekse dhe pavarësisht moshës, bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive. Në hyrjen e saj, bëri disa ushtrime squats me opinionisten Elona Duro dhe iu përgjigj disa prej pyetjeve të saj. “E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën. S’jam tek lekët. Dua udhëtime se më pëlqejnë”, u shpreh Luli.

Read More

Gilberta Simoni, 43 vjeç, është konkurrentja e parë që i bashkohet “PërPuthen 40”. Ajo është nga qyteti i Lushnjës, me profesion mësuese, ndërsa iu bashku këtij programi pasi tha se e konsideron momentin e duhur në jetën e saj për të njohur partnerin e jetës. Ndonëse pranoi se nuk ishte i lehtë të merrte vendimin për t’ju bërë pjesë e emisionit, ajo tha se megjithatë vendosi ta provonte. “Vendosa të vij në “PërPuthen” sepse është momenti i duhur për të njohur partnerin e jetës dhe aty kam më shumë mundësi. Ka qenë e vështirë të vendosja. Lushnja qytet i vogël…

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sfiduar sërish ndërkombëtarët duke kërkuar nga shqiptarët që të mbajnë ndezur zjarrin për bashkimin kombëtar. Teksa përshëndeti të gjithë ish-bashkëluftëtarët dhe politikanët e pranishëm në natën ku përkujtohet familja Jashari, Haradinaj u shpreh se sakrifica sublime e familjes Jashari nuk duhet harruar. “Në natën përmbyllëse të natës së zjarreve kam nderin të ju drejtohem si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime të familjes Jashari dhe sot për Natën e Zjarreve të premtojmë se do ta mbajmë ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar” tha ai në Natën e Zjarreve në Prekaz. Manifestimi…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan: Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit. SHBA-të kanë qenë jashtëzakonisht të qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër. Kështu kanë qenë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për…

Read More

A e dini që Erion Veliaj ka një lidhje të veçantë me këngëtaren Marsela Çibukaj? Lajmin e bëri të ditur vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili gjatë një interviste në News 24 deklaroi se Marsela është një kushërirë e tij e largët. Çibukaj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Prej moshës 8-vjeçare ka jetuar ne Itali ku dhe përfundoi studimet për Juridik, shkruan tirananews.al. Në vitin 2011, Marsela Çibukaj ishte finaliste në The Voice of Albania 1, ku merr vendin e dytë dhe do të bëhej një ndër këngëtaret e preferuara dhe më të dashura…

Read More