Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Rrogozhinë, ku edhe zhvilloi një takim me qytetarët, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit. Veliaj tha se socialistët e kanë të shenjtë detyrën dhe nuk e lënë në mes, duke mos i kursyer “kunjat” ndaj ‘kundërshtares’ demokrate, Grida Duma, e cila e sfidoi publikisht. “Listën tonë për qarkun e Tiranës do ta drejtojnë dy profesoresha. Një prej tyre është Luljeta Bozo, profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit, që dhe në atë moshë është më e papërtuar se disa çupëlina që vijnë këtej vërdallë. Kur e dëgjova…
Author: tirana
“The Economist” Pasi ekspertët theksuan se varianti B.1.1.7 i SARS-CoV-2, i zbuluar për herë të parë në Anglinë Juglindore, ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurës sesa virusi origjinal, kryeministri britanik Boris Xhonson tha më 22 janar se ky variant dukej se lidhej me një vdekshmëri më të lartë. Dhje kjo është diçka e pazakontë. Zakonisht viruset priren që të bëhen më pak vdekjeprurës me kalimin e kohës. Pse ky virus nuk po ndjek këtë rregull? Që organizmat të shumohen, duhet të kopjohet me kalimin e kohës materiali gjenetik. Ndonjëherë, gjatë këtij procesi ndodhin gabime, të cilat shndërrohen në mutacione. Mutacione të tilla ndodhin tek kafshët, bimët, kërpudhat, bakteret dhe viruset. Ato janë thuajse gjithmonë fatale, ndaj pasardhësit vdesin me ta para se të mund të shumohen. Shumë rrallë, gabimi që ka ndodhur i jep një avantazh të…
Bindja Demokratike ka zgjedhur Shkodrën për të nisur fushatën elektorale. Në një aktivitet, që u mbajt sot në kryeqendrën e veriut, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi dhe koordinatori i saj në Shkodër, Tonin Uldedaj prezantuan kandidatët për deputetë të Bindjes Demokratike në këtë qark Uldedaj do të jetë pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë të listës së hapur, me të cilën Bindja do të konkurrojë në këtë qark elektoral. Në hyrje të fjalës së tij, ai shprehu kënaqësinë që është përfaqësues i kësaj force politike. “Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës…
Mutacioni brazilian i koronavirusit mund të infektojë sërish edhe personat që e kanë kaluar një herë infektimin me koronavirus. Kjo hipotezë po vërtetohet me zgjerimin e studimeve për mutacionet e reja që ka pësuar COVID-19. Më i fundit është ai prej 24 faqesh i publikuar në revistën shkencore “The Lancet”, ku thuhet se analizat e plazmës së gjakut të marra nga disa persona që e kanë kaluar një herë infektimin, treguan se antitrupat e zhvilluara prej tyre kishin kapacitet neutralizues 6 herë më të ulët përballë mutacionit brazilian. Kjo do të thotë se edhe vaksinat që po përdoren aktualisht për…
Festivali më i dashur i muzikës shqiptare, “Kënga Magjike”, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, nuk do të mungojë as këtë vit! Ditën e sotme me rikthimin në “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea zbuloi listën me artistët BIG që do të marrin pjesë këtë vit në festival. Sipas traditës faza e parë prezantuese e këngëve do të jetë në programin “E diela shqiptare” dhe do të nisë shuëm shpejt. Ndërkohë artistët BIG që do të marrin pjesë këtë vit në festival janë: Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim…
Autostradë e çarë dhe toka që ka krijuar një mini krater pas daljes së ujit, këto janë disa pamjet që ka lënë pas tërmeti i fortë që goditi zonën e Elassonas, në Greqi. Pamjet u postuan në mediat sociale nga Nënkryetari i Bashkisë së Punëve Teknike dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Elassona, Giannis Dragatsikis. “Fotot në asfalt janë nga Vlachogianni dhe fotot në fusha janë nga vendi që uji doli nga toka pas tërmetit. Ju bëj thirrje ekspertëve se fenomeni sipas fotove është midis Vlachogianni-Varko-Pretori dhe jo poshtë në Tyrnavos”, shkruan ai. Dy tërmete me magnitudë 6,2 dhe 5,9 që…
Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, Drejtuesi Politik për të gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se lista me të cilën do të prezantohet Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit vendos një standard të ri mbi detyrimin e përgjithshëm, 1 grua në 3 kandidatë burra. “Ne do të kemi përfaqësinë më të madhe ndonjëherë të grave në grupin tonë parlamentar. Partia Socialiste e bëri ligj që 1/3-ta…
Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme: -Stresi: problemet e punës ose familjes mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë edhe ciklin menstrual. Në periudha të një presioni të veçantë,…
Mesditën e sotme arritën në Maqedoninë e Veriut 3000 dozat e para të vaksinës ruse “Sputnik V”. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori rus Sergej Bazdnikin u shprehën se në ditët në vazhdim do të mbërrijë dërgesa e dytë nga 200 mijë dozat e porositura në Rusi. Vaksinimi me “Sputnik V” parashikohet të nisë të mërkurën. Të parët do të jenë qytetarët më të moshuar që vuajnë nga sëmundje kronike. Shqipëria e ka refuzuar vaksinën ruse dhe kineze me argumentin se nuk janë certifikuar nga “FDA” dhe “EMA”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3372 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 819 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga…
Në takim me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamëz pa respektuar rregullat kundër koronavirusit, selia blu njofton se drejtuesi politik, Flamur Noka diskutoi rreth çështjeve dhe problematikave më shqetësuese të arsimit. Noka u shpreh se sot, për fat të keq, Shqipëria po përballet me një arsim të shkatërruar. “Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si arsimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftë edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme. Është e dhimbshme të shohësh, se si pas 8 vitesh qeverisje, Rilindja shet si investim…
Prej një sezoni është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin bërë të ditura. Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit nga angazhimi i saj në biznesin privat jashtë vëmendjes së publikut, ajo po përgatitet për rikthim. Duket se Ilda nuk bën dot pa ekranin dhe njoftimin për këtë rikthim ua ka dhënë ndjekësve me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruan: “Shihemi së shpejti!”. Burime pranë saj tregojnë se ajo ka punuar për një projekt televiziv në fushën e sportit,…