Hapat e para drejt suksesit, vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj i patën në spektaklin e humorit “Al pazar”. Një ndër mbështetësit më të mëdhenj në rrugëtimin e tyre artistik ishte padyshim Agron Llakaj. Ndonëse pas largimit nga spektakli, u përfol për një krisje të raportit mes tyre, duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe këtë e ka bërë me dije vetë Romeo me postimin që ka bërë. Aktori i humorit ka vendosur t’i shprehë mirënjohjen Llakajt me 7 Mars për mbështetjen që iu ka dhënë, duke e cilësuar si mësuesin e tyre. “Gëzuar 7 Marsin mësues! Je njeriu i…
Author: tirana
Edmond Gjata, 30 vjeç, është dënuar me 16 muaj burg pasi u kap duke u fshehur në papafingon e një ferme kanabisi në Britani. Arrestimi i tij u bë me 3 maj të vitit të kaluar në një shtëpi në Bradfort, ku kishte fshehur rreth 18 kg drogë, të cilat nëse dilnin në treg arrinin në vlerën e 150 mijë paundëve, shkruan media britanike. Gjykata e Bradford tha 30-vjeçari shqiptar kishte 1.000 paund në dorë, pasaportën dhe një telefon në momentin e arrestimit. Prokurori Graham O’Sullivan tregoi se ishin 101 bimë kanabisi të mbjella në pesë dhoma. Të gjitha u…
Marsela, ish e dashura ruse e Rinianit, një nga konkurrentët e Për’puthen ka marrë guximin që të udhëtojë në mes të pandemisë për në Shqipëri. Ajo u shfaq në një lidhje me skype për emisionin duke sqaruar se gjithçka që kishte mbetur mes tyre ishte respekti dhe mbështetja, pavarësisht se rrugët e tyre janë ndarë. Por së fundmi është duke qarkulluar në rrjetet sociale një video ku ish e dashura e Rinianit shihet duke u futur në një hotel në qendër të Tiranës me një djalë tjetër të “Përputhen”. Bëhet fjalë për Ervin Kurtin, i cili shihet teksa ndihmon Marselën…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Një 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia në katin e tretë të pallatit ku banonte. Mbetet e paqartë përse vendosi të kryente këtë akt tragjik, por paraprakisht dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për rrethanat e ngjarjes. “Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.…
Një 36-vjeçar shqiptar me iniciale B.B., është prangosur nga Policia pasi ka qëlluar me thikë fqinjin e tij me origjinë marokene. Pas një sherri që nisi në orën 17:30 të pasdites, shqiptari nuk duroi dot më dhe shkoi në kuzhinë për të marrë një thikë me një teh të gjatë 21 cm, me të cilën plagosi marokenin. Sipas mediave vendase, zanafilla e sherrit ka qenë muzika e lartë me të cilën marokeni kishte shqetësuar pallatin. Pasi kishte marrë thikën, shqiptari i hyri në shtëpi dhe e qëlloi në gjoks pa i thënë asnjë fjalë. Megjithatë i plagosuri arriti të largohej dhe të…
Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka nisur vjeljen e gjobave të para të vendosura për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullin e mbajtjes së maskës si masë parandaluese për Covid-19. Në një intervistë për televizionin Klan, Elton Sevrani, administrator i kompanisë së Furnizuesit Universal me Energji, thotë se deri më sot janë arkëtuar penalitetet për 143 gjobat e para, ndërsa janë në total 1480 abonentë që janë identifikuar se kanë një kontratë me OSHEE-në dhe u ka shkuar gjoba te fatura e dritave. “Në Janar të 2021-shit dolën dhe faturat e para me këtë zë të përcaktuar në formatin…
Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se qytetarët po e kuptojnë që ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në politikë. Gjatë një takimi me qytetarët në Gramsh, ajo shtoi se ky është motivi që e shtyn të ecë përpara dhe të bëjë më shumë për njerëzit. Sipas Hajdarit, këto 30 vite kanë shërbyer vetëm për pasurimin e një grupi politikanësh. “Së bashku me kandidatin tonë Rushan Rama, takova dhe bisedova me qindra qytetarë sot në Gramsh, të cilët më dhanë kurajo dhe mbështetje. Kryefjala e çdo takimi është lodhja nga politika e cila 30 vite pasuroi pak njerëz në kurriz të gjithë…
Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në Shangai. Kjo nismë është një bashkëpunim mes Spitalit të Fëmijëve të Universitetit Fudan, “Shanghai Fosun Healthcare (Group) Co., Ltd.” dhe “Mevion Medical Systems, Inc.”, me bazë në SHBA, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar gjatë kësaj jave. Çdo vit në Kinë diagnostikohen me kancer rreth 22.000 fëmijë. Kirurgjia dhe kimioterapia janë trajtimet kryesore. Terapia me protone është një lloj i ri i terapisë rrezatuese që përdor rrezet me energji të lartë për të trajtuar tumoret, citon “Xinhua”. “Ajo mund të…
Ethet e listave zgjedhore kanë përfshirë të gjitha partitë që janë regjistruar për të qenë pjesë e garës së 25 Prillit. 24 orë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për deputetë pranë KQZ, nga kampi socialist publikisht ka shumë pak qartësi për ata që do të konfirmohen për të rikandiduar, ata që nuk do ta kenë me këtë shans apo atyre që do të përfshihen rishtazi në oborret e politikës pavarësisht nëse janë të rinj në moshe apo mund të jenë në pension zyrtarisht. Një rast i tillë i bërë publik tashmë nga vetë Kryeministri ishte…
I ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqitare ka qenë ish-deputeti i PD-se dhe njëkohësisht biznesmen, Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida. Ata kanë treguar se janë njohur në ambientet e punës. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse ka qenë xheloze për shefin sepse ishte i rrethuar nga vajza, Enida shprehet se ka qenë pak xheloze. Pasi Agroni i nda nga partneri 3 vite pasi hapën biznesi, 90 punëtorë nga 100 shkuan me partnerin e tij dhe vetëm 10 persona ngelen me të, një ndër ta ka qenë edhe Enida. Ajo tregon se qëndroi me Agronin sepse…
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Sadetja nga Kosova e cila ka rrëfyer historinë dashursë së saj me bashkëshortin 20 vite më të vjetër. Ajo ka rrëfyer se familja e saj nuk e pranoi këtë lidhje dhe udhëtuan drejt Beratit tek një mik i partnerit të saj Naimit. Aty ka dalë dhe nuse nga dera e shtëpisë së miqve të tyre, por pa asnjë familjar pranë. Sadetja: Unë isha një vajzë 18-vjeçare dhe njoha një djalë. Ai më pa në rrugë, ishte në makinë ndërsa unë po kaloja, nuk po shikoja asnjë njeri.…
Një debat i fortë ka ndodhur në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” mes ish-konkurrentes së Për’puthen, Shqipe Hysenajt dhe moderatores, Dojna Mema. Sherri mes tyre nisin pas një deklarate të bërë nga Shqipja në lidhje me biseksualët. Shqipja: Para dy javësh ti nuk ke ditur se çfarë ke thënë, ta them dhe pse. Ta kishe parë të gjithë pjesën e djalit, Gracianos ( ish-konkurrentit të Për’puthen), unë kam thënë që nuk jam kundër biseksualëve, por nuk më pëlqen ta kem për partner. Dojna: Ki dinjitet të kërkosh falje dhe mbylle si histori se po e ekzagjeron. KI dinjitet dhe trego…