Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për të folur rreth dashurisë ose për të sqaruar situatat e hutuara të dashurisë: gjithashtu mund të bëni plane me partnerin tuaj. Sa për punën, mos u shqetëso. Demi E nesërmja do të fillojë ngadalë për ju por nga pasditja gjërat do të fillojnë të shkojnë më mirë. Mundohuni të shmangni konfliktet. Në punë, ka një lajm të mirë për bashkëpunimet. Binjakët Përfitoni nga mëngjesi për të…
Author: tirana
Një intervistë e Edi Ramës botuar në portalin “Bota Sot” rezulton të jetë e rreme. Kryeministri ka reaguar ashpër pasditen e sotme duke u shprehur se ky është një maskarallëk mediatik. Rama thekson se intervistën në fjalë nuk ia ka kërkuar askush dhe as e ka dhënë për median në fjalë. “Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale” – thotë Edi Rama teksa publikon adresën e intervistës së rreme.
Koronavirusi hyri në jetën tonë rreth një vit më parë. Bota po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të frenuar përhapjen e virusit dhe sigurisht, duke qënë se jetojmë në epokën virtuale, edhe teknologjia hyri në betejë për të luftuar pandeminë. Në një situatë të tillë, Google nuk mund të lihej jashtë betejës. Në përpjekje për të ndihmuar qytetarët të shmangin zonat me ngarkesë të lartë virale, gjiganti i teknologjisë ka shtuar një përditësim të ri në Google Maps. Në fakt, Google i informon përdoruesit për rastet me Covid-19 në zonën e tyre dhe në të gjithë botën. Aplikacioni…
Lazio U19 u mund me rezultatin 1-3 nga Inter U19 në kampionatin e Primaverave. Sidoqoftë kjo ishte një ditë mjaftë e mirë për futbollistin shqiptar, Etien Tare, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Lazio-s. Djali i legjendës së futbollit shqiptar, Igli Tare luajti për 75 minuta dhe realizoi golin në minutën e 58-të, duke rihapur sfidën në 2-1, por skuadra e tij e pati të pamjaftueshëm, pasi zikaltërit shënuan edhe një tjetër gol, duke i çuar shifrat e përgjithshme në 3-1.
Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste. Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale. Peza sqaroi se nga kryeministri Edi Rama i ka ardhur një ftesë, por ai e ka refuzuar. Postimi i plotë: Të dashur miq! Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit. Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet…
Detektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili është shprehur se 70% e njerëzve në çift tradhtojnë 40 vjeç e lart. Në një intervistë për “e diell” ajo është shprehur se kjo moshë tradhton pasi kanë shumë vite të martuar dhe sipas saj sikur dashuria konsumohet. “Mosha 40 vjeç e lart po, 70% tradhtojnë në këtë moshë. Kur kanë shumë vite martesë sikur konsumohet dashuria mes tyre dhe fillojnë të lulëzojnë në vende të tjera pastaj”, u shpreh ajo. Lili e diplomuar për juridikun prej katër vitesh punon në këtë fushë dhe ka një ekip me katër persona.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombardues me rreze të gjatë në Norvegji për herë të parë. Katër bombardues B1 do të veprojnë nga baza ajrore Oland gjatë javëve të ardhshme. Kjo lëvizje po shihet si një mesazh për Moskën, që SHBA janë të gatshme të mbrojnë aleatët e tyre në rajonin e Arktikut të kontestuar strategjikisht, i cili është i pasur me naftë dhe gaz. Sipas ligjit ndërkombëtar, Poli i Veriut dhe oqeani që e rrethon nuk janë në pronësi të asnjë vendi.
Politikani dhe eksperti Kreshnik Osmani ka bërë një urim të pazakontë për Festën e Mësuesit. Ai shkruan në rrjetet sociale që mos e gëzoftë 7 Marsin asnjë që kontribuon në formimin e kësaj shoqërie dhe hipokrite si kjo. Sipas tij, asnjë mësues që shpërndan injorancë në vend që t’iu ofrojë dije brezave të ardhshëm nuk duhet ta gëzojë këtë ditë. “Mos e gëzoftë 7 Marsin dhe asnjë ditë të vitit çdokush që është aksioner/e tek formimi i një shoqërie kaq të paditur dhe hipokrite sa kjo. Injoranca është nëna e të gjitha të zezave dhe ajo po na shuan si…
Moderatori i njohur Ardit Gjebrea, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur vetë ai më herët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se ka mposhtur Covid-19 dhe se ndihej më mirë sepse po rikuperohej dita-ditës. Mes të tjerëve ai falenderoi edhe bashkëshorten e tij, Anilën, të cilën e quajti engjëlli mbrojtës. “Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit…
Astrologia Susan Miller ndau me shikuesit disa detaje mbi vitin 2022. Sipas parashikimit të saj, viti që vjen do të ngjasoj me këtë që po jetojmë. Përsa i përket pandemisë, ajo shprehu se do të jetë prezente edhe përgjatë 2022, por situata do të normalizohet. Pandemia mund të zhduket nga viti 2023, sipas detajeve të zbardhura nga Miller. “Vitin tjetër situata do të përmirësohet. Është një vit i mbarë. Më pëlqen 2022. Di që nga mesi i Marsit do ta kemi më në kontroll situatën. Do të mbetemi me këtë virus deri në fillim të vitit 2023. Por kjo do…
Në një takim me arsimtarë, ish –deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u njoh me problematikat që ka arsimi sot. Tabaku tha se kjo është pasojë e indiferencës që ka treguar Edi Rama ndaj këtij sektori, duke mos e financuar dhe duke e politizuar atë. “Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe anaflabetizmi vetëm rritet siç tregojnë të dhënat e UNDP”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se “mungesa e investimeve është baza e problemeve në arsim. Arsimtarët treguan se portali për arsimin nuk ofron asnjë të…
Pas një periudhe të gjatë jashtë politikës, është rikthyer në PD Eduart Halimi. Emri i tij nuk pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputetë, por do të mbajë postin e Koordinatorit të Posaçëm Politik në Partinë Demokratike. “Pranova ftesën e Bashës, nuk do të kandidoj për deputet por do të merrem me çështjet zgjedhore. Do të koordinoj punën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit”, mësohet të ketë thënë Halimi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë nga 2011 në 2013. Për disa vite Halimi u tërhoq nga politika duke u angazhuar…