Real Madrid ka ndryshuar prioritet për sezonin e ri, nuk është më Mbappe objektivi kryesorë, kjo e kushtëzuar nga vështirësitë financiare që paraqet një transferim i tillë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Erlind Haaland është kthyer në prioritet, pavarësisht se drejtuesit e B.Dortmund insistojnë se sulmuesi norvegjez nuk do të largohet përpara vitit 2022. Së fundmi ka pasur një krisje ndërmjet agjentit të Haaland, Mino Raiola dhe drejtuesve të verdhezinjve, një tjetër detaj që mund të dërgojë biondin drejtë Madridit. Në çdo rast edhe për Haaland, presidenti Perez duhet të bëjë gati një paketë të rëndësishme ekomomike, afro 270 milion…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta tregoi nga Korça pse u shfaq mëngjesin e sotëm pa truproja, në takime me qytetarët në Maliq. Duke folur për media, Meta tha se nuk ka nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferin, që sipas tij, është i detyruar ta marrë, pasi nuk mund t’i japë makinës vetë. “S’kam nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferit, sepse kuptohet Presidenti edhe kur udhëton është i detyruar të punojë dhe s’mund t’i japë makinës. Nëse do t’i jepja, nuk do të isha në funksion të detyrës, sepse do të isha ai personi i përgjegjshëm”, u shpreh ai. I pyetur nga gazetarët…
Ditën e sotme Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier. 33-vjeçari, Indrit Alushaj banues në Fier ka spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku mësuesi 33-vjeçar, kishte menduar që të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës arsimore dhe më pas i ka vënë zjarrin, gjë e cila alarmoi stafin e punonjësve. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar…
Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, në një intervistë të dhënë për emisionin “Fitstation” në “News 24” me Cenkuela Hasën, ka treguar se si e ka parë ndryshimin e gazetarisë ndër vite në Shqipëri dhe pasionin e të rinjve për këtë profesion, duke zbuluar dhe pagën e tij të parë si gazetar. “Sot ka gazetarë më të infromuar se sa ishim ne për shkak të rrjeteve sociale, por vë re që ka më pak pasion sot se sa kishte në atë kohë. Pasioni për gazetarinë ishte impresionues, përshembull unë për gazetën “Studenti” kam punuar pa asnjë pagesë 2 vjet, se…
Kryeministri Edi Rama, në një takim në Lezhë, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke e akuzuar se nuk ka bërë asnjë punë, pavarësisht se ka shumë vite në politikë. Sipas Ramës, Basha nuk ka nguluar asnjë gozhdë, ndërsa e ironizoi lidhur me premtimin që bëri kur ishte kryebashkiak për ‘tramvajin në Tiranë’. Kryeministri i kërkoi Bashës, që të paktën të gatuajë makarona për demokratët, por edhe për këtë kishte dyshime se “i tund thjesht në momentin kur filmohet”. “Çfarë pune ka bërë një jetë? Një punë që të thotë shiko se unë kam ngulur këtë gozhdën në filan mur. Të…
Është shënuar viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm, që tronditi Greqinë pak ditë më parë. Mediet greke raportojnë se ditën e sotme ka humbur jetën në spital një i moshuar 83-vjeçar. I moshuari u transportua në spital nga ekipet e shpëtimit, pas tërmetit me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, por fatkeqësisht nuk i shpëtoi dot plagëve të marra. 83-vjeçari Christos Gekas dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në banesë në momentin që ra tërmeti, i cili iu shkatërroi plotësisht shtëpinë.
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka bërë një urim ndryshe për mësuesit këtë 7 mars. Basha shfaqet në një foto me të bijën, Viktorian, duke mbajtur një pankartë në duar ku shkruhet: “Gëzuar ditën e mësuesit”. Ndërsa në mbishkrimin mbi foton e publikuar Basha shkruan: “Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut ) Gëzuar 7 Marsin!”.
Siç u njoftua nga Olsa Muhameti, Tea dhe Bearti do të jenë këtë të dielë të ftuarit specialë në “Përputhen Prime”. Mirëpo pas këtij lajmi opinionisti Meridian Ramçaj e ka thumbuar keq në rrjete sociale. “Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”, shkroi ai në një status në Instastory. Meridiani nuk e ka lënë me kaq. Mëngjesin e sotëm ai ka bërë një status tjetër, po aq thumbues. Ai ka publikuar një video të Teas, të modifikuar me një çmim Oscar në duar. “Mos harroni sonte ndarja e çmimeve Oscar. Regjia më e mirë, skenari më i mirë…
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë. Të afërm të familjes kanë treguar se at e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor, madje djali kurohej shpesh. Fill pas ngjarjes 25 vjeçari u arrestua nga blutë e Fierit.
Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Ka disa ushqime që duhet të shmangni. Pijet e gazuara e me sheqer Sheqeri konsiderohet si armiku kryesor i shëndetit. Ai luan një rol të fortë në rritjen e kolesterolit dhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se heqja dorë prej këtyre produkteve është hapi më i rëndësishëm në uljen e kolesterolit. Mishi i përpunuar Ekspertët thonë se konsumi i mishrave të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve kronike të zemrës. Ata rekomandojnë një regjim ushqimor mesdhetar i cili përfshin sasi të kufizuara të mishit të kuq e pa dhjamë. Konsumi i moderuar…
Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e madhe e Evropës dhe Botës, po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre. Ai mori shembullin e Gjermanisë, e cila sipas Ramës është duke negociuar me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e prodhuara prej tyre. Po ashtu, kryeministri nënvizoi se pjesa më e madhe e vaksinave është shpërndarë mes 10 shteteve, ndërsa shtoi se shumë shpejt presin të reja në lidhje me sigurimin e…
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe tanimë artistja e re, Melisa Lleshi ka fituar mijëra fansa në vendin tonë. Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit të rejat nga jeta dhe karriera e saj. Melisa vendosi më herëtqë të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”. Ndërkohë, është aluduar herë pas here në rrjet për një lidhje të mundshme mes Andit dhe Melisës. Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit…