Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqendruara përgjatë relieveve malore. Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites. Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë.
Author: tirana
Duket se në Nismën Thurje ka pasur një përçarje pak kohë para zgjedhjeve. Mjeku Artan Koni është larguar nga kjo nismë. Kujtojnë që Shabani e prezantoi atë vetëm pak ditë më parë si një figurë shumë të lartë dhe si një nga profesionistët më të mirë në Shqipëri. Por ditën e sotme që u zbuluan dhe emrat e kandidatëve, u vu re se vendin e tij në Durrës e kishte zënë vetë Endri Shabani. Ende nuk dihet se përse ka ndodhur kjo përçarje, kur mjeku Koni ishte planifikuar për listën e Durrësit.
Dy mutacione të reja të koronavirusit që u zbuluan në Atikë kanë shkaktuar alarm në vendin fqinj. Sipas OPEN, dy mutantët e rinj u identifikuan nga Instituti për Kërkime Biomjekësore të Akademisë së Athinës. Të dy rastet janë variante të llojeve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Mutacionet e shoqëruara me raste në Afrikën e Jugut dhe Brazil janë më shqetësuese për shkencëtarët, pasi duket se e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës. Greqia është një vend ballkanik, që ka njohur shumë raste vdekjeje dhe rastesh nga koronavirusi.
Infermierja Geralda Alsula është në pritje për t’u bërë nënë por çdo ditë u shërben pacientëve me COVID në spitalin Infektiv. Që prej ditës së parë të pandemisë në vendin tonë Geralda shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në këtë spital. Foton e saj e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërsa e ka vlerësuar për punën e vështirë. Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën në reanimacionin e këtij spitali, shkruan ministrja. “Prej ditës së parë të epidemisë në vend, Geralda Alsula shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në Spitalin Infektiv. Me përkushtim e…
Një aeroplan i ‘Air France’ që ishte nisur nga Parisi për në New Delhi bëri një ulje emergjente të premten në Aeroportin e Sofjes në Bullgari, për shkak të një pasagjeri, thanë të shtunën zyrtarët bullgarë. Sipas Reuters, pasagjeri, një shtetas indian, filloi të grindej me pasagjerë të tjerë, duke sulmuar një stjuardesë si dhe duke goditur derën e kabinës, tha Ivailo Angelov, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Hetimit. Sjellja e tij agresive e shtyu komandantin e fluturimit të kërkonte një ulje emergjente në qytetin e Sofjes. Burri, emri i të cilit nuk u zbulua, u mor nga avioni…
Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Ura e Dajlanit në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi. Kjo është një video e siguruar nga Top Channel, teksa shihen tre vajza pranë urës së dajlanit në Durrës. Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn? Prostituta: Unë dal për bukën…
Mjeku endrokrinolog Geront Hysi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po kurohet nga Covid në një spital të Stambollit. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Pëllumb Pipero. “Sapo lexova në një portal një lajm jo të vërtetë, për fat të mirë, për Dr Geront Husi, endokrinologun tonë të talentuar, i cili po përballet me Covd 19 në Spitalin Mecical Park në Stamboll! Para vetëm 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjtë, është në gjendje jo të mirë shendetësore, por me parametra jetësore normale, në terapi intensive, por…
Afrimi i ditës së shpalljes së listave po tregon një diferencë të thellë mes listës së PD dhe LSI nga një anë dhe listës së partive të vogla dhe Partisë Socialiste nga ana tjetër sa i përket debatit për vendin e sigurt. Në Partinë Socialiste , duket se Edi Rama do ti vendos gjithë drejtuesit politik të qarqeve në vijën e zjarrit, pra në numurin rendor ku është pritshmëria e mandatit të fundit. Fjala vjen, nëse në një qark janë marrë 8 mandate, drejtuesi politik pritet të jetë i teti, nëse diku janë marrë 10 pritet të jetë i dhjeti,…
Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. “Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare. Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee. Imuniteti i madh i popullatës është…
Ditën e sotme Nisma Thurja ka prezantuar 12 kandidatët që do të kryesojnë listat e saj në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari Endri Shabani do të kandidojë në 4 qarqe, pasi ia lejon Kodi Zgjedhor, por vetëm në Durrës do të jetë i pari në listë. Listën e Tiranës do ta kryesojë ekonomisti Panajot Soko, ndërsa në Lezhë është vendosur Rigerta Loku. Deputetja Rudina Hajdari do të kryesojë listën në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që Fieri i është besuar Andi Demos. Lista e plotë: Tirana Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist Nr.2 Endri Shabani – Pedagog…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Instagram” shkruan se Rama ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje. Basha thekson se PPP-të janë një bombë me sahat për vendin, duke shtuar se koncesionet nuk raportohen si borxh, por se kanë kosto pa kontroll. “Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës? Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime…
Frikat po shtohen për një shpërthim madhor vulkanik në jugperëndim të Islandës, pas rritjes masive të aktivitetit sizmik. Vetëm gjatë javës së kaluar gjeologët vendas kanë regjistruar 17,000 tërmete në gadishullin Reykjanes, ku gjendet sistemi vullkanik Krýsuvík. Tronditjet e shpeshta të tokës janë nga me të fundit e aktivitetit që ka nisur thuajse prej një viti, dhe normalisht janë shenjë e akumulimit të magmës në afërsi të sipërfaqes së tokës. Me ngritjen e magmës, shtohen shanset e çarjes së sipërfaqes dhe erupsionit të vullkanit. Autoritetet kanë nisur përditësimin e planeve të emergjencës, edhe pse shpërthimi i vullkanit nuk është diçka…