Nuk ka qetësi në Greqi, tjetër tërmet trondit vendin Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë mesditën e sotme. Epiqendra raportohet pranë qytetit të Larisa, ku ra një tërmet i fort 6.3 pak ditë më parë. Sipas vlerësimeve paraprake të ESMC tërmeti i sotëm raportohet të ketë qenë me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Platanoulia, Larissa, me një thellësi prej 2 km, çka ka bërë që lëkundjet të ndjehet të forta. Lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët, ndërsa nuk raportohen dëme materiale.
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Mihal Gjika. Meta thekson se i paharruar mbetet talenti, virtuoziteti, sukseset dhe rezultatet e shkëlqyera sportive të arritura nga futbollisti aq popullor dhe i pamposhtur. Postimi i presidentit Ilir Meta: Të paharruara do të mbeten talenti, virtuoziteti, sukseset dhe rezultatet e shkëlqyera sportive të arritura nga futbollisti aq popullor dhe i pamposhtur Mihal Gjika, mjeshtri i mbrojtjes së ‘Labinotit’, ‘Partizanit’ dhe Ekipit Kombëtar. Energjik dhe plot autoritet në çdo ndeshje të luajtur, betejat e ‘Lakes’ në fushën e blertë kujtohen edhe sot nga sportdashësit, veçanërisht për…
Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetian 85-vjeçar, ka marrë vaksinën e parë të koronavirusit të shtunën, në një spital në qytetin verior të Indisë, Dharamshala. Pasi mori vaksinën ai i kërkoi njerëzve të bëheshin të guximshëm dhe të paraqiteshin për tu imunizuar. “Në mënyrë që të parandalojmë probleme serioze, vaksina është e domosdoshme“, tha ai. Mjekët që kryen edhe vaksinimin e Dalai Lamës, thanë se ai ishte mbajtur nën vëzhgim pas administrimit edhe për 30 minuta. Ata edhe konfirmuan se ai kishte zgjedhur të shkonte vetë në spital, si një njeri i zakonshëm, që të vaksinohej. Edhe 10 persona të tjerë…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar me një video në rrjete sociale, 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt vendeve fqinje të Europës. Basha përmes një shënimi në facebook thotë se edhe sot pas 30 viteve po ikin masivisht të rinjtë, ndërsa premton se ai dhe PD do e shërojë këtë plagë në familjet shqiptare. Shënimi i Bashës 30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar…
Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që shqetësojnë sot qytetarët, të cilët përballen me dilema sapo iu nisin simptomat e para të COVID-19. Jorgji tha se kurimi për koronavirusin varion sipas simptomave të secilit pacient. Mes të tjerash ai tha se e gjitha bota po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID, ndërsa shtoi se problematikë për përhapjen e virusit janë bërë fëmijët dhe të rinjtë. Po ashtu, mjeku sqaroi edhe rolin e grafisë, apo dhe dita kur është e këshillueshme bërja e skanerit. PJESË…
Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, mori një pyetje nga këngëtari i njohur, Dashnor Diko. Këngëtari tha se ka kaluar Covidin dhe se tani ndjen pak lodhje. Mjeku deklaroi se në këtë rast, z.Diko duhet që të bëjë stërvitje të vogla, fillimisht pak, e duke shtuar fluksin stërvitor. Pyetje: Kemi një pyetje nga këngëtari Dashnor Diko. Ai shprehet se e ka kaluar Covidin, por se ndjen lodhje Mjeku pneumolog Adrian Jorgji: Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë dhe temperaturë të lartë. Me siguri që ka dëmtime si pasojë e Covid. Me lëvizje të…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shkruar ditën e sotme në Kavajë, ku ka takuar disa banorë të fshatit Blerimaj. Gjatë bisedës së saj me banorët, Duma ka sfiduar Kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Duma ftoi Veliajn që të heqë dorë nga Tirana e të kandodojë në Kavajë, duke shtuar se nëse ai do të arrijë të marrë 7% të votave, ajo vetë do e lërë mandatin. Gjithashtu banorët, i kanë treguar Dumës për problemet që kanë në fshat si dhe kanë kërkuar zgjidhjen e tyre nga ana e autoriteteve kompetente. Ndërkohë që Duma në fjalën e saj,…
Njeriu që u shkaktoi shqiptarëve emigrimin e dytë më masiv në 30 vite del e flet për eksodin! Tallja me shqiptarët nuk ka fund! Nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, 500 mije shqiptarë u detyruan të emigrojnë në 8 vite dhe qindra mijëra të planifikojnë të ikin. Sot duhet të reflektojmë dhe te bashkohemi që të largojme të keqen e madhe! Mos të largohen shqiptarët nga vendi i tyre por të largojmë Edi Ramën! Më 25 prill, Lulzim Basha i kthen Shqipërinë shqiptarëve! Rama humbet dhe Shqipëria Fiton!
Sërish shifra të larta të rasteve me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja dhe 21 humbje. Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor. Por, kreu i Qeverisë maqedonase, ka thënë se për këtë gjë duhet të ketë me kë të bisedojë, pasi për një çështje të tillë, siç ka thënë ai, nuk ka besim te lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zaev ka thënë se për propozimin e tij do të hapë debat edhe brenda partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate. “Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për…
Kryeministri Edi Rama nga Brindizi, ku u zhvillua një ceremoni në kuadër të 30-vjetorit nga eksodi masiv, ku anije me shqiptarë që niseshin nga Durrësi dhe Vlora, mbërritën në Itali, për një jetë më të mirë në vitin 1991. Kreu i qeverisë shqiptare i dha një mesazh politikës italiane, ndërsa theksoi se ata nuk duhet të kenë frikë nga varkat pasi nuk sjellin fundin e botës, por mundësinë për t’u hapur më tej. Ndër të tjera Rama shprehu falënderime dhe mirënjohje për kryebashkiakun e asaj kohe, Enrico Dalfino, që mikpriti shqiptarët, duke i dhënë një leksion edhe sot politikës italiane.…
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino këtë të shtunë ka qenë në Gjirokastër ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve mbi 90 vjeç. Bino është shprehur se deri më tani procesi vijon normalisht vaksinimin në disa nga bashkitë e vendit. Ajo ka theksuar se vaksina nuk është e detyrueshme dhe se ato që nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë do të duhet të plotësojnë dhe një formular vetëdeklarimi. “Procesi po vijon normalisht në Gjirokastër si në të gjithë bashkitë e tjera. Prefektura e Gjirokastër fillimisht ka nisur…