8 Marsi është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit. Partia Demokratike dhe 12 parti të tjera aleate do të dalin me një listë të përbashkët, ndërsa Partia Socialiste dhe LSI do të dalin me listat e tyre pa asnjë koalicion.Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i vendosë në provë drejtuesit politikë në qarqe, pasi nuk do t’i vendosë ata në vende të sigurta në lista, raporton newsbomb. Qëllimi i PS është të përsërisin fitoren e vitit 2017 me 74 mandate, ndaj edhe Rama ka vendosur që…
Author: tirana
Nga Mero Baze Eduard Halimi u tregua deputeti më inteligjet i legjislaturës që po shkon. Në vitin 2018, ai ndjeu se Lulzim Basha nuk kishte ndërmend të rrinte në parlament, dhe i hapi rrugë deputetit pasardhës, duke shëndoshur dhe financat e tij. Disa muaj më pas, të gjithë shkuan në shtëpi, por jo aq të kënaqur sa Eduard Halimi. Për të maskuar ikjen, ai njoftoi se ishte “angazhuar në një projekt rajonal”, me pretendime të forta profesionale. Në fakt ishte e gjitha një gënjeshtër. Ai u kthye në punën e tij private si avokat, ku është dhe sot. Sot njoftoi se do të kthehet…
Kandidatja për deputete e PS, Luljeta Bozo ka folur tek emisioni i Ola Brukos në News24 ”Dola te Ola” ka folur për pranimin e ftesës së kryeministrit Rama për të garuar në zgjedhje. Bozo thotë se pranoi me njëfarë hezitimi por thotë se dy arsyet pse pranoi ishte vlerësimi nga kryeministri dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë. Më tej ajo thotë se nuk ka frikë nga jeta parlamentare, edhe pse e di se do jetë më e vështirë dhe do ketë më shumë vështirësi.Profesoresha Luljera Bozos garanton se nuk do të ndryshojë pavarësisht nëse futet në Kuvend, dhe…
Austria ka pezulluar përkohësisht injektimin e vaksinës së AstraZeneca tek qytetarët e saj. Shkak është bërë vdekja e një gruaje pas injektimit të kësaj vaksine, si dhe një grua tjetër pësoi komplikacione. Zyra Federale për Sigurinë dhe Kujdesin Shëndetësor në Austri tha se gruaja 49-vjeçare që vdiq pësoi mpiksje të gjakut. Megjithatë, kjo zyrë ka deklaruar se nuk ka ende një lidhje shkak/pasojë me vaksinën anti-Covid të AstraZeneca. Por deri në përfundim të hetimit të rastit, vaksinat e AstraZeneca janë pezulluar përkohësisht si një masë paraprake. Televizioni austriak ORF ka raportuar se dy gratë punonin si infermiere në të njëjtën…
James Petifer dhe Miranda Vickers, dy autorë të njohur të botimeve mbi Ballkanin dhe njohës të hershëm të zhvillimeve në rajon e kanë përshkruar ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha si “miqësor me shërbimin e fshehtë francez”. Berisha, një ushqyes i përhershëm i konfliktit politik dhe bashkëautor i ngjarjeve te renda kriminale në 30 vitet e fundit nuk i komenton keto deklarime. Por ato mbështeten edhe nga ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i cili ka publikuar në mars 2019, raportin e operativit të Sigurimit, Ali Anadolli: “Ky është personi që e ka rekrutuar Berishën në 1967″ –…
Eni Çobani e ka nisur rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare duke uruar të gjithë mësuesit 7 Marsin. Ajo ka bërë edhe një urim mjaft të veçantë për nënën e saj, ku kjo datë përkon me profesionin dhe mëmësinë e saj. “Sot jemi në një ditë të veçantë është 7 Marsi dhe nesër është 8 Marsi, një urim të veçantë të gjithë mësuesve para të cilëve i ulemi dhe përulemi me shumë respekt për dashurinë e jashtëzakonshme dhe mësimet e vyera që ata na kanë dhënë. Ne jemi sepse ata na kanë edukuar të tillë. Një urim të…
Atentat ndaj ministrit serb të Familjes dhe Demografisë, Ratko Dmitroviç! Vetë ministri është shprehur i sigurtë për mediat vendase se dikush është përpjekur që ta ‘heqë qafe’. “Kur dikush heq vidat nga gomat e makinës suaj, ai sigurisht nuk dëshiron t’ju urojë për ditëlindje, por t’ju vrasë,”-u shpreh ai teksa komentoi incidentin që i ndodhi kur po kthehej nga një takim pune në Nish. Ndërkohë shtoi se hetimet e nisura ende nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Dmitroviç po kthehej nga një takim në Nish më 22 shkurt, por para se të hynte në autostradë për në Beograd, goma doli nga…
Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listës së tyre garuese për 25 Prillin. Drejtuesve politik në 12 qarqe i është kërkuar të kenë gati listën paraprake, e cila do të diskutohet pasditen e të Hënës bashkë me kryesinë e partisë. Objektivi socialistëve për Tiranës është jo vetëm ruajtja e rezultatit të 2017-tës me 18 mandate, por edhe fitimi 2 mandateve plus. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, raporton se pritet të konfirmohen për të qenë pjesë e listës së Tiranës zëvendës ministrat Etien Xhafaj dhe Romina Kuko bashkë me perfektin e Tiranës Toni Gogu. Drejtoresha e IKMT-s Dallëndyshe Bici…
Vendimi që ndeshjet të luhen pa tifozë për shkak të pandemisë, duket se nuk i bind dot tifozët e zjarrtë, të cilët duan të ndjekin ndeshjet e skuadrës së tyre. Në kërkim të mënyrave se si mund të shohin ndeshjen jashtë stadiumit, tifozët sarandjotë kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale, por që për pak desh u kthye në tragjedi për jetën e tyre. Në tentativë për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre, disa tifozë kanë hipur mbi tarracat e shtëpive të vjetra, të cilët jo që nuk janë të sigurta, por nuk kanë mbajtur dot peshën e madhe dhe…
Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” është bërë Emineja dhe djali i saj Albani dhe ka ardhur në vend të vëllait Valisit. Emineja prej 7 vitesh kujdeset mbesën e saj e cila është braktisur nga e ëma që në moshën 3 vjeç. Ata jetonin të gjithë në Turqi, por nusja vendosi që të ndahej nga partneri i saj dhe të largohej në Francë. Emineja ka sakrifikuar dhe e ka rritur vetë mbesën sepse edhe djali i saj ka ikur në Francë dhe ka krijuar familje tjetër. Emineja: Unë kam ardhur nga Shkodra, më ka ndodhur në Turqi një ngjarje që unë…
Italia ka regjistruar sot 20765 të infektuar të rinj me koronavirus, shifër kjo në ulje nga dita e djeshme, ashtu si edhe më e dukshme është ulja e viktimave, 2017 sot kundër 307 të 24 orëve më parë. Por numri i testimeve i reduktuar e bën më të lartë nivelin e pozitivitetit, që sot ka shkuar në 7.6%. Lombardia me 4397 dhe Emilia Romanja me 3056 vijojnë të jenë rajonet më të goditura, të ndjekura nga Kampania dhe Piemonte, rajone këto që kanë filluar të marrin masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së virusit, që në Itali me…
Gazetari i Elton Qyno teksa dha detaje të reja nga vrasja e 3 marsit në Vlorë, ku humbi jetën 31-vjeçari Tauland Manaj, foli edhe për fenomenin e të zhdukurve në qytetin bregdetar. Sipas tij, ky fenomen duhet parë në dy aspekte: në persona realisht të rrëmbyer e më pas të zhdukur dhe në persona që për shkak borxhesh apo konfliktesh të tjera largohen me dëshirën e tyre nga banesa. Sipas Qynos, Vlora së bashku me Shkodrën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin rënditet mes qarqeve me aktivitet të lartë kriminal. “Vlora gjithmonë ka qenë potencial apo pulla e kuqe sa i përket…