Author: tirana

Opinionisti nga Kosova Rron Gjinovci ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pressing”, ku është shprehur se Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu nuk ka folur kurrë shqip. Sipas tij, edhe në Kuvendin e Lezhës të mbajtur më 2 mars 1444, princat e mbledhur kanë folur në latinisht ose osmanisht.Ai u shpreh se Skënderbeu nuk ka folur kurrë shqip për shkak se është rritur gjithë jetën në oborrin e osmanëve.“Në Kuvendin e Lezhës kanë folur latinisht, osmanisht. Skënderbeu u rrit tërë jetën në oborrin e sulltanit dhe ju mendoni se ai dinte shqip.  

Read More

Sa i përket shtrëngimit të masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit mjeku Pëllumb Pipero mendon se fillimisht ka vend për zbatimin e atyre ekzistuese. “Fillimisht ka vend për zbatimin e atyre ekzistuese”, u shpreh Pipero për abc news. Ndërsa rastet e të prekurve po njohin rritje Pipero i bën thirrje qytetarëve të shmangin vendet me shumë njerëz e të përdorin maskë. Aktualisht në Shqipëri janë të prekur nga Covid 19 mbi 35 mijë persona ndërsa më shumë se 1800 kanë humbur jetën prej tij.

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka regjistruar koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike “PD-Aleanca për Ndryshim”. “Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi. Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë më vete në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu, KQZ regjistroi edhe koalicionin “Aleanca” që përbëhet nga partitë e Shtjefnit, Selami Jenishehrit, Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës. Gjithashtu është miratuar edhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të aplikohet në ZAZ nr. 40 në Tiranë, njësia 10. “Do të japim cdo…

Read More

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Greqi ka shkarkuar nga detyra një numër të madh drejtuesish të ushtrisë greke gjatë mbledhjes së sotme. Vendimet e marra sot, siç raportojnë mediat lokale, kanë larguar një numër të madh gjeneralësh, lietnantësh si edhe oficerë të ndryshëm nga detyra duke i zëvendësuar me të tjerë. Ndryshimet kanë përfshirë të gjithë ushtrinë siç janë aviacioni, këmbësoria, forcat e blinduara si edhe marina. Këto ndryshime vijnë në kulmin e krizës me Turqinë ku të dyja vendet flasin herë pas here edhe me retorikë lufte ndaj njëri-tjetrit.

Read More

Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka kanë vazhduar sherrin në rrjete sociale, pas debatit që ndodhi në emisionin “EXPULS”. Gjatë emisionit Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”. Gazetari i kërkoi Xhensilës ta prisnin pjesën e debatit nga intervista, por ajo nuk pranoi dhe tha se mban përgjegjësi për çdo fjalë të thënë. Ndërkohë Ronaldo shkruajti në Instastory: “Mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur tronditjet e…

Read More

Është mbyllur gjykata e Pogradecit pasi kane rezultuar me COVID-19 punonjës së këtij institucioni. “Balkanweb” shkruan se sipas burimeve, bëhet e ditur se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në datën 17 mars, pasi janë prekur nga COVID, 3 gjyqtarë,4 sekretare dhe drejtuesja e Prokurorisë. Ka qenë njëra prej sektetareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët. Po të njëjtat burime shtojnë se do të merren tamponë edhe për kontaktet e ngushta të tyret, ndërsa kryetarja e gjykatës rezulton ta ketë kaluar Covidin më herët edhe për këtë me shumë…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet me disa fëmijë. Ndërkohë, krahas videos, kreu i opozitës ka përcjell dhe një mesazh të rëndësishëm, duke thënë se fëmijët janë e ardhmja jonë. Ndër të tjera, shkruan se për fëmijët duhet të sjellim shpresën dhe ndryshimin, për të cilën kanë nevojë. Siç dëgjohet në video Basha i thotë fëmijës që të bëjnë së bashku një foto, sakaq i kërkon që të nxjerr dhe dy gishtat, si simbol i partisë demokratike.

Read More

Rrudhat që formohen në qafë mund të shkaktojnë probleme në paraqitjen e jashtme të një gruaje. Një ndër faktorët që ndikon në krijimin e rrudhave në këtë zonë, është dhe pozicioni që marrim gjatë gjumit. Një fytyrë e mbështetur në jastëk, duke fjetur anash ose me fytyrë mund të lërë shenja që mund të duken të përkohshme, por me kalimin e kohës “zënë rrënjë” në lëkurë dhe nuk zhduken kurrë. Një tjetër armik i lëkurës së qafës si dhe i fytyrës është dielli, i cili lë shenja, njolla dhe krijon thatësi në lëkurë duke shkaktuar rrudha. Me kalimin e kohës,…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e kësaj gjykate, Manuela Mallakuçi, dhe të gjithë personat e tjerë të arrestuar për veprën penale të korrupsionit në Gjykatën e Krujës. “Balkanweb” skruan se gjyqtarja dhe zyrtarët e tjerë, të përfshirë në skemën e korrupsionit, janë lënë në arrest me burg. Nga hetimet e SPAK rezulton se gjyqtarja dhe personat e tjerë dyshohet se merrnin para në këmbim të uljes së dënimit për personat që vuanin dënimin në Burgun e Krujës. Pas vendimit të GJKKO, gjyqtarja Hoxha, avokati Tabaku…

Read More

“Për’puthen” është një nga emisionet më të ndjekur aktualisht dhe konkurrentët e programit kalojnë në lupën e teleshikuesve. Këtyre të fundit dhe ndjekësve në rrjete sociale nuk ju shpëton asgjë që publikojnë konkurrentët, sidomos vajzat. Në lidhje me këtë gjë, Sindi ka marrë një koment shumë të papërshtatshëm nga një ndjekës i saj në Instagram. Sindi ka zhvilluar një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj dhe dikush e ka pyetur përse vesh një fustan fallco të krijuar nga Philip Plein. Sindit nuk i ka shpëtuar kjo pyetje dhe ajo i është kthyer keq personit në fjalë. “Nuk e mbaj veten…

Read More

Apeli i GjKKO-së ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti duke lënë në fuqi vetëm atë të pezullimit nga detyra. Mjeku Edvin Prifti u la në burg më 13 shkurt, pasi Prokuroria e akuzoi për korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, në kuadër të një operacioni që vuri në pranga 9 persona, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra. Kontrollet në…

Read More

Drejtuesi politik i Qarkut të Durrësit, Edi Paloka, ka deklaruar se kryeministri Rama është në panik, pasi sipas tij, e ka kuptuar se ka nisur fundi i qverisjes. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku ka publikuar dhe një foto të kryeministrit, Paloka thotë se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë, shpresë të re dhe plane serioze në të gjitha fushat, ku sipas tij, qeverisja ka dështuar. POSTIMI: Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim…

Read More