Anxhela Peristeri ka publikuar ditën e sotme videoklipin zyrtar të këngës ‘Karma’, me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”. Ajo ka zgjedhur që këngën ta mbajë të pandryshuar në gjuhën shqipe, por edhe më shpërthyese nga varianti fillestar. Në videoklip, Anxhela shfaqet në dy version, e veshur me të bardha dhe e revoltuar, edhe me të kuqe më me gëzim për jetën. Mesa duket kënga zyrtare është pëlqyer shumë nga fansat e “Eurovisionit”, të cilët kanë komentuar menjëherë duke e komplimetuar këngëtaren shqiptare. Pak ditë më parë, faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram publikoi disa fotografi të këngëtares…
Author: tirana
Stresi pandemik, përqendrimi në fytyra gjatë bisedave video dhe komoditeti i fshehjes nën një maskë kanë nxitur një bum të kirurgjisë kozmetike në Shqipëri, por operatorët mashtrues po vënë disa pacientë në rrezik. Mjekët të enjten thanë që rritja është nxitur nga kërkesa e grave kryesisht të reja. Por në një vend ku ekonomia joformale është e gjerë, shumë pacientë po joshen në qendra joprofesionale dhe të pajisura keq, të cilët po reklamojnë çmime të lira. Sallone të reja po shfaqen çdo ditë me oferta për një sërë trajtimesh pa aprovim ose mbikëqyrje mjekësore, tha Dr Monika Fida, një profesore…
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për zgjedhjet e 25 prillit. Por, a do të jetë Lleshaj pjesë e garës me PS? “Këtë nuk mund ta them unë, por PS. Garën e organizon PS. Unë kam qenë vetëm njëri nga aktorët e përfshirë në ekipin drejtues, vazhdoj të jem pjesë në ekipin politik. Nuk mund të them cili do të jetë konkluzioni i formulave. Shoh me kënaqësi të madhe faktin që PS po vjen në zgjedhje me portrete të reja. Këtë gjë unë e konsideroj shumë pozitive”, tha ish-ministri për A2.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur nga Brukseli në Tiranë, ku priti edhe sasinë tjetër të vaksinave nga Pfizer i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu. 15,210 doza të vaksinave të kompanisë Pfizer mbërritën pak më parë në Rinas. Ndërsa kryeministri Rama tha se në prill do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer, me qëllim vaksinimin intensiv: Sot kemi marrë konfirmim nga Pfizer që do marrim 30 mijë doza në prill, pra vijojmë pa ndërprerje procesin. Kam shumë besim që shumë shpejt do kemi lajm shumë të mirë se kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të…
Fiks Fare denoncoi një skandal të ndodhur në spitalin e Dibrës së Madhe , në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me bonuset që Ministria e Shëndetësisë ka akorduar për personelin që shërben në repartin e Covid 19. Personat që luftojnë në vijën e parë me virusin covid 19 në Dibër në Maqedoninë e Veriut përfitojnë nga Ministria e Shëndetësisë 30.000 dinarë bonus (rreth 600 euro). Por këtë bonus nuk e kanë marrë pikërisht këta njerëz siç është stafi i urgjencës që shkon në shtëpi të njerëzve që shfaqin shenja të sëmundjes. Edhe pse rrezikojnë shëndetin e tyre dhe…
Këngëtarja Çiljeta Çilaga ka treguar mbrëmjen e sotme që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka bërë një nder të madh kur i vdiq babai, por nuk dëshiron ta thotë se çfarë. Çiljeta komentoi, gjatë një interviste për “Jashtë loje”, dhe përballjen Rama-Basha, duke thënë se Ramës i uron fitoren e ndërsa Bashës iu drejtua me ironi “suksese në jetë”. “Lulzim Bashës do i thoja- Suksese në jetë dhe në karrierë, ndërsa Edi Ramës do i thoja: Urime fitoren! Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje…
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe masat e marra deri tani nga Komiteti Teknik për koronavirusin. Brataj u shpreh se deri në këto momente situata është nën kontroll. “Shqipëria nuk ka pasur mbyllje totale që prej marsit të vitit të kaluar, siç pati në vende të tjerë, për shumë faktorë. Me këtë model që kemi krijuar, deri në këto momente situata është nën kontroll. Të gjithë treguesit janë brenda atyre normave limite që shtojnë më tej masat shtrënguese. Masat shtrënguese janë marrë. Sipas meje, ora e darkës ishte më e tmerrshmja.…
Të puthësh partnerin tënd nuk është vetëm një shenjë që tregon dashurinë, por ka edhe përfitime shëndetësore. Për shembull, ju mund të mos jeni në humor për të puthur partnerin kur keni një dhimbje koke, por kjo është pikërisht ajo që mund t’ju ndihmojë ta hiqni qafe atë! 1. Arteriet tuaja mund të jenë më të shëndetshme. Një studim zbuloi se njerëzit që putheshin më shpesh kishin nivele më të ulëta të kolesterolit. Kur jeni duke u puthur, trupi juaj fillon të prodhojë më shumë oksitocinë. Ky hormon ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ankthit, që mund të kontribuojë në…
Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për mediat ka deklaruar dhe zbuluar se çfarë gabimi nuk i fal bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI. “S’më intereson fare se çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që unë nuk ia fal zonjës Kryemadhi është lënia e mandateve në Parlament…”- tha Meta. Pjesë nga deklarata e Metës: Si mund të ketë një njeri më të nderuar se unë që jam ulur në karriken numër një të Shtetit. Më vjen keq për këtë pyetje. Siç mund të ketë parti të tjera që regjistrohen, ishin edhe këta. Një gjë u kam bërë të…
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Korçës në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa raportohet për 4 të lënduar. Policia dhe mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve.
Nga Dashamir Biçaku Behar Sofia u ekzekutua e u shua krejt pa zhurmë buzë rrjedhës së Lanës mesditën e 25 shkurtit, vetëm pak metra larg pallatit shumëkatësh në qendër të Tiranës, ku kishte investuar shtëpinë e tij luksoze. Sigurisht që te familja dhe të njohurit e tij shkaktoi dhimbje e hidhërim. Më tej, qe e natyrshme buja që rrodhi në media për vetë gjurmët e lëna në jetëshkrimin e tij profesional, atë të trafikut ndërkombtar të drogës Turqi-Shqipëri e gjetkë. Për një aferë të tillë, me 200 kg heroinë të kapura nga policia turke vite më parë, 66-vjeçari është dënuar…
Epidemiologët besojnë se vala e tretë e Covid-19 në Shqipëri u përmbyll me muajin shkurt, një muaj rekord për rastet e infektimeve të reja dhe viktimat. “Normalisht mund të themi se kemi kaluar valën e tretë. Ditët e fundit, fatmirësisht numri i rasteve ka filluar të ulet dhe unë do të prisja që në Mars ky numër të vazhdojë të ulet. Koha po hapet, njerëzit nuk do të qëndrojnë më në ambiente të mbyllura, do fillojnë të dalin, shtëpitë ajrosen më shumë…”, thotë për TV Klan epidemilogia Rovena Daja. Megjithatë përhapja e koronavirusit tek moshat e reja shihet po aq…