Ju kishte munguar? Më në fund, moderatorja Kiara Tito po rikthehet në ekran dhe s’do të presim shumë gjatë! Siç na kishte lajmëruar, projekti i ri i titulluar “Style Star” është gati dhe në llogarinë e saj në Instagram, Kiara ka ndarë videon promo të emisionit. “Pritjes se gjate i erdhi fundi, jemi gati te fillojme 😍 Style Star, spektakli unik i sfidave te stilit. Special thanks to my super team 💙”- ka shkruar Kiara krahas videos. Emisioni që do të nisë transmetimin tashmë në pranverë, do të transmetohet në “Abc News” dhe do të jetë një spektakël ku pjesëmarrësit…
Author: tirana
Përfaqësuesit e PD, Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan në SPAK padinë për koncesionine ri të qeverisë Rama në fushën e hidrokarbureve, duke kryer të paktën 3 vepra penale. Në fjalën e tij, ish-deputeti i PD, Agon Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një “pazar të pistë” që do rrisë çmimin e karburanteve për qytetarët. Sipas Shehajt, “Rama po bën marrëveshje të ndyra e të korruptuara që të rrisin cmimin e karburantit në Shqipëri. Asnje tjeter pervec Edi Rames nuk ka pushtetin qe te vendose per dhenien e 100 mln eurove në duar të tre…
Jona Spahiu është ndër ato vajza të ekranit që nuk ka hequr kurrë dorë nga palestra. Ajo ka qenë gjithmonë shumë aktive dhe rezultatet janë më se të qarta në linjat e saj trupore. Këtë mënyrë jetese ajo po përpiqet ta kalojë edhe tek djali i saj, Raiden. Së fundmi Jona ka ndarë në rrjete sociale një video, në të cilën shihet duke u stërvitur në shtëpi me bashkëshortin, Frenklin dhe vogëlushin e tyre. Të tre ata shihen duke kombinuar disa mënyra të ndryshme ushtrimesh dhe këtë moment e kanë shijuar shumë. Edhe i vogli Raiden i ka shoqëruar deri…
Dashi Nëse ndiheni të lënë pas si pasojë e suksesit të një tjetri, mos u shqetësoni, çdokush do e ketë momentin e tij. Me rëndësi është që të mos hiqni dorë nga dëshira për të përparuar. Demi Mundohuni të kaloni më shumë kohë në natyrë nesër. Bëni një shëtitje të gjatë jashtë. Kjo do t’ju ndihmojë që të tejkaloni çdo stres të akumuluar përgjatë këtyre ditëve. Binjakët Roli në jetë ndryshon, askush nuk mund të jetë në vendin e “shoferit” gjatë gjithë kohës. Por nesër ju mund të prisni një ndryshim më radikal. Një mik apo një partner papritmas do…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 488 raste me koronavirus, pas testimit të 2.886 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 2 mars janë regjistruar tetë viktima. ”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, është thënë në njoftim. Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 270 persona, derisa 8.236 raste vazhdojnë të jenë aktive. Prej…
Javët e fundit kanë hyrë në programin e “Për’puthen” disa djem të rinj, mes tyre edhe Arsim Abdyli, i cili vjen nga Maqedonia. Në prezantimin e tij, ai tha se prej vitesh jeton në Zvicër dhe se ka një firmë me një mikun e tij. Por jo vetëm kaq! Arsimi ka zbuluar se është edhe baba i një djali 3-vjeçar, Lion. Konkurrenti ka bërë tatuazh portretin e vogëlushit në krahun e tij. Abdyli u shpreh se i biri jetonte me nënën e tij në Zvicër dhe se e takonte gjatë fundjavave. E teksa deri tani vetëm kishim dëgjuar për Lion,…
Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe si trombozë ka një ndikim negativ në të gjithë organizmin. Mpiksja e gjakut mund të shkaktojë ishemi dhe arrest kardiak,. Akumulimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut në një vend të vetëm shkaktohet nga anemia, sëmundjet kardiovaskulare, kolesteroli, tensioni i lartë, sëmundjet e mëlçisë dhe mbipesha. Ushqimet Më Të Mira Për Qarkullimin e Gjakut Farat e Linit Këto fara janë të pasura me minerale dhe acide yndyrore omega-3 të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e tij. Mund t’i përdorni në gatime të ndryshme. Piperi I…
Mes Turqisë dhe Greqisë ka pasur tensione të larta që prej vitit të kaluar për shkak të kërkimeve sizmologjike nga Ankaraja në Mesdheun lindor, një zonë e diskutuar mes dy shteteve për shkak të Zonave Ekskluzive Ekonomike. Presionet janë të larta dhe natyrisht kjo gjë ndikon edhe në diskursin publik. Një analist turk duke folur për mediat vendase ka thënë se Turqia ka kapacitete të mjaftueshme ushtarake për të hyrë në Athinë për 12 ditë. “Nëse në çfarëdo lloj rasti Forcat e Armatosura greke marrin vendimin që të sulmojnë Republikën Turke nga deti ose nga toka, nuk do ta kenë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetarët ku bisedoi për hallet dhe shqetësimet e tyre. Basha shkoi në shtëpinë e një qytetarje që vuan nga ishemia dhe bashkëshorti i saj i shprehu shqetësimin e madh për çmimin e lartë që i shkon për tu kujdesuar dhe kuruar gruan e tij. Por, kryedemokrati rrëfeu një detaj të jetës së tij personale dhe zbuloi se një sëmundje të tillë e ka kaluar 3 herë tek të afërmit e tij të ngushtë. Basha u zotua se PD në pushtet do të ketë prioritet shëndetësinë dhe moshat…
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku ka ndjekur nga afër injektimin e vaksinave anti-Covid tek të moshuarit. Rama shkruan se vaksnimi i bluzave të bardha në të gjithë vendin është drejt përfundimit. Ndërkohë, ai njofton se me ardhjen e dozave të AstraZenecas, do të nisë edhe vaksnimi i mësuesve. “Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç. Drejt përfundimit vaksinimi i bluzave të bardha. Në mes të muajit nisim vaksinimin e mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca” – thotë Rama.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për të dalë i pari në zgjedhje. Sipas saj, kryeministri Rama nuk do të ketë mundësinë të dalë as i katërti në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se garuan në dy lista të ndara për t’u dhënë mundësi më shumë të rinjve dhe të rejave për t’u përfaqësuar.E pyetur nëse do të bënte koalicion me Ramën, ajo tha: ‘Sot është ditë historike, për herë të parë ka qenë një marrëveshje mes një partie të majtë dhe…
Ish deputeti i PD-së, Enno Bozdo e ka cilësuar koalicionin paszgjedhor të firmosur sot mes Bashës dhe LSI si objektiv për të marrë fitoren. Bozdo tha se ai nuk donte që partitë të garonin me lista të përbashkëta pasi do të humbte identiteti i partive. “Një listë e përbashkët do të sillte humbjen e identitetit politik të dy partive. Këtë unë nuk e doja. Në fund të ditës që Rama kërkonte të provokonte ishte pikërisht kjo që partitë politike të hynin në një kazanë madh opozitar që në fund të humbte identiteti i tyre”, tha Bozdo