Përfundon gjithçka në “Elbasan Arena”, Partizani mund Kukësin me shifrat 2-1. Çinari u dha avantazhin të kuqve e më pas, Murataj shënoi të dytin. Por në një gjëst të veçantë Fair Play, meqë goli ishte shënuar me dy futbollistë të Kukësit të shtrirë në tokë, të kuqtë lejuan Limajn që të shënonte në katërkëndorin e Hoxhës i pashqetësuar. Partizani kthehet kështu në vendin e dytë në renditje, tashmë me vetëm 4 pikë diferencë ndaj Vllaznisë kryesuese. Ndërsa Kukësi vazhdon të shohë skuadrat që ka më sipër të largohen dhe gjendet 7 pikë larg zonës së Europës që është objektivi i…
Author: tirana
Një ndërtesë e amortizuar dhe e hapur nga te 4 anët është ish trikotazhi i Korçës. Brenda saj qëndrojnë lëndë kimike të cilat u aktivizuan duke çliruar gazra toksike dhe rënduar situatën në të gjithë Zonën sidomos për familjet që jetojnë pak metra më tutje. Edhe pse gjatë gjithë natës u desh ndërhyrja e specialisteve për të neutralizuar dy vatra aktive te reaksionit kimik që shkaktoi alarm për banorët , kimikatet janë ende këtu të ekspozuara dhe shpërndara gjithandej ndaj ngacmimi më i vogël nga faktorët atmosferike apo elementë të jashtëm mund të sjelle riaktivizimin e tyre. Nuk ka asnjë…
Italia ka regjistruar 13,452 raste të reja me Covid-19 dhe 232 viktima në 24 orët e fundit. Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 2,8 milionë, ndërsa bilanci i viktimave është 95,718. Që në fillim të pandemisë, numri i personave që janë shëruar nga Covid-19 në Itali është 2,324,633.
Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet edhe këtë të diel në terren, me qytetarë të Tiranës, për të dëgjuar dhe parë më nga afër ecurinë e sipërmarrjeve të tyre të vogla. Por duket se rastësia e ka bërë të takohet me ish-zëdhënësen për shtyp të Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, që sot shihet në ekranet e gjithkujt, me emisionin e mëngjesit “Wake Up”. Në një postim në “Instagram”, Nebiaj nuk i kursen fjalët e mira për miken e saj. View this post on Instagram A post shared by Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj)
Është një prej bosëve më të fuqishëm të momentit në botën e nëndheshme meksikane. Por edhe pse është më brutal dhe i pamëshirshëm sesa El Chapo, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si El Mencho, mund të mos përfundojë kurrë para drejtësisë. Në një intervistë për “The Sun”, Mike Vigil, ish-shefi i DEA-s amerikane, e cila prej dekadash tashmë është vënë në gjueti të bosëve të karteleve meksikane të drogës, thotë se El Mencho tashmë ka shumë më tepër pushtet sesa kishte El Chapo. Ai ka një ushtri të armatosur “deri në dhëmbë” për të mbrojtur perandorinë e tij me…
Lokalet në fundjavë, por jo vetëm janë të mbushura plot. Për ekspertët e shëndetësisë lokalet klasifikohen si një ndër vatrat më të mëdha të përhapjes së koronavirusit. “Restorantet e lokalet janë të mbushura, qytetarë rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, numri i rasteve rriten”. Por për Komitetin Teknik të Ekspertëve masat e marra që konsistojnë së fundmi vetëm në rritjen e orës policore janë të mjaftueshme. “Po bëhet një monitorim i vazhdueshëm dhe kundrejt gjobëvëniës për shkak të mos zbatimit të protokolleve të sigurisë”. Për shkak të popullsisë së madhe dhe qarkullimit së dendur Tirana mbetet në krye të listës si qyteti…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi nga qyteti i Kavajës, se Lulzim Basha po kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të mos kandiduar Sali Berishën për deputet.“Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enverit nuk festohet më nga PD-ja. Për sa kohë që Saliu ka kapur moshën e Enverit dhe kërkon të rikthehet për herë të tretë në krye të punëve të vendit, do të thotë se Enverin e kanë zëvendësuar me mumjen që quhet Sali Berisha. Partia që medemek krenohej me lëvizjen antikomuniste, është kthyer në një kopje të shëmtuar të atij regjimi, ku ende diskutohet a do kandidojë…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin,…
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në bulevardin Republika. Paraprakisht dyshohet se makina është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti që kishte pasur, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e plotë të shpërthimit të flakëve.
Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij, në katin e 10 të një pallati, në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për B.Canin, i cili dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. I moshuari nuk iu ishte përgjigjur në telefon fëmijëve që ka jashtë shtetit, të cilët dërguan një të afërm në banesë për t’u interesuar mbi shëndetin e babait. Në momentin që i afërmi ka hyrë në katin e 10-të të apartamentit që banonte në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellesit, e ka gjetur pa jetë. Megjithatë nuk dihen…
Zv/ kryeministri Erion Braçe u ka uruar “jetë të gjatë” dhe i ka falënderuar “për artin dhe vlerat” personalitetet mbi 80-vjeç që u vaksinuan sot në stadiumin “Air Albania”. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist ka një mesazh edhe për presidentin dhe opozitën. “Jete te gjate dhe, faleminderit per artin, punen, vlerat, dinjitetin tuaj! Ne ane tjeter ja vlen te kujtoj se, sot eshte dita per te bere bilancin: Ne fillim na thane se nuk ka covid, eshte konspiracion per te ndalur protestat, pastaj se po mbyllni vendin per te mbyllur ne shtepi kundershtaret, me tej se nuk keni spitale,…
Mesatarisht 5 vjedhje në ditë kanë ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020. Por numri i tyre mendohet të jetë edhe më i lartë, për shkak se një pjesë e qytetarëve nuk i denoncojnë ato. Në 2020-ën, u regjistruan 1344 vjedhje. Numrin me ta lartë të tyre e mbanin banesat dhe automjetet që në disa raste janë përdorur në ngjarje kriminale. Policia ka mundur të zbulojë vetëm 884 prej tyre. Gjithsej janë ndaluar e arrestuar 536 persona, 312 janë larguar nga vendngjarja, ndërsa pjesa tjetër janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Statistikat e publikuara nga ABC, tregojnë se krahasuar me…