Maqedonia e Veriut ka vendosur që të furnizohet me 100 mijë vaksina ruse kundër koronavirusit, pas vendimit të mëhershëm për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka njoftuar se u ka dhënë institucioneve udhëzimet për kontraktimin e marrëveshjes së furnizimit me vaksina “Sputnik V”. “Të shtunën mora informacion nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce se ne kemi kapacitet, në përputhje me marrëveshjet e përfunduara dhe ato të paguara, të porosisim 100,000 doza të vaksinave tjera që do të plotësonin planin e përgjithshëm, dhe nuk do të shkaktojnë vaksina të tepërta…Unë kam dhënë udhëzimet për furnizim me…
Author: tirana
Dashi Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin. Demi Horoskopi i kësaj të hëne sugjeron që ta shfrytëzoni më mirë këtë ditë, për të planifikuar diçka të bukur për javën. Në dashuri është e rëndësishme që të bëni zgjedhje të arsyetuara mirë. Bëni mirë të rrini me këmbët në tokë. Binjakët Do të keni mundësi të shumta për të riparuar disa shkëputje në…
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi efektet anësore më të zakonta që kanë raportuar amerikanët, pasi kanë marrë vaksinat e Covid-19 të Pfizer apo Moderna. Të dhënat janë bazuar tek mesazhet në tekst të dërguara tek agjencia dhe sistemi i raportimeve të efekteve anësore nga Vaksina, që është një program i mbikqyrjes së sigurisë. Analiza përdori të dhëna nga muaji i parë i vaksinimit, mes 14 Dhjetorit dhe 13 janarit, kur u adminstruan mbi 13.7 milionë doza. Agjencia deklaroi se kishte 6,994 raporte të efekteve anësore pas vaksinimit, përfshirë 6,354 që klasifikoheshin si jo serioze dhe 640 si…
Ende nuk është zbehur nga kujtesa skandali i lidhjes së fshehtë mes Teas dhe Beartit, pasi Tea doli e përputhur nga emisioni me Andin. Disa foto të publikuara mga vetë Tea treguan se si qendron e vërteta dhe lidhjen e saj me djalin nga Kosova. Protagonistët e këtij skandali akuzuan autoren e emisionit, Olsa Muhameti se ajo i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka. Në lidhje me këto debate, pak ditë më parë, në një intervistë autorja e programit Olsa u shpreh se kishte indikacione që ata njiheshin bashkë dhe se madje se kishte…
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 398 raste pozitive dhe një 39-vjeçar i vdekur nga Covid-19. Të prekurit me koronavirus janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë.…
Luhet derbi i Milanos për javën e 23-të të Serie A dhe Interi ka kaluar në avantazh. Ishte pikërisht Lautsto Martinez, që shënoi në minutën e 5-të. Hakimi dha një pasim shumë të bukur nga prapavija për Lukakun, i cili e mbajti topin shumë mirë dhe i vetëm gjeti mundësinë të dërgojë një top të telekomanduar te partneri i tij në sulm. Lautaro u gjend i vetëm në zonë dhe nuk e pati aspak të vështirë të shënojë këtë gol kaq të rëndësishëm për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe të Serie A.
Bashkëshortja liderit demokrat Lulzim Basha, Aurela vijon së fundmi të ndajë detaje nga jeta e familjes së saj në llogarinë e saj në Instagram. Këtë të diel, zonja Basha ka postuar një fotografi të shkrepur në një librari ku ndodhet bashkë me vajzën, Dafinën. Vajza duket se i ka mbushur krahët plot me libra, ndërsa njëri, siç thotë edhe nëna e saj në postimin e bërë në Instagram, është për babin, Lulzim Bashën. View this post on Instagram A post shared by Aurela Basha (@basha_aurela)
Pas këtyre tre tipave të grave, burrat mendojnë se fshihet një grua që nuk do t’i dojë dhe kanë frikë të dashurohen me to, sepse mund të duket sikur këto 3 tipa të personalitetit të grave s’kanë nevojë për një burrë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Ja cilat janë këto gra: Gruaja e fortë Kjo është gruaja që ka një bërthamë të brendshme ose e thënë ndryshe, një karakter të fortë. Jo negativ dhe mizor, por të vendosur. Bëhet fjalë për një person që ka parime në jetë, bindje, forcë vullneti dhe disipline që përballon çdo të papritur…
Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti foli gjatë dhe me detaje për situatën e pandemisë në vend. Ai shprehet se Covidi për të rinjtë mund të jetë i ngjashëm me gripin, por për mshat mbi 50 vjeç e lart Covidi merr një vrull më të madh. Enkel Demi: Shqipëria është më keq se vendet e tjera? Ilir Alimehmeti: Duhet marrë parasysh që duhet të kemi të njëjtën metodologji për të krahasuar shtete të ndryshme. Shteti jonë nuk e ka të njëjtën metodologji, shtete të ndryshme kanë ndjekur disa të ndryshme, pra nuk mund ta bëjë dot të lehtë këtë krahasim dhe brenda Shqipërisë…
E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë me emrin Besi e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës. Besi tregon se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e saj dhe ishte mjaft e lirshme për t’i treguar çdo gjë që i ndodhte asaj në jetë. Ajo është dashuruar me bashkëshortin që ka kur ishte 18 vjeç kurse ai ishte 22 vjeç dhe vendosën që të krijojnë një familje. Ajo ngeli shtatzënë në moshën 19 vjeç, por e kishte shumë të vështirë t’ja tregonte të atit…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Vili Minarolli ka bërë një reagim në lidhje me vdekjen e mjekut, Petro Shamo. Minarolli shprehet se mjeku është një ndër shokët e tij të fëmijërisë dhe të gjimnazit. Një person të cilin ai e përkufizon si gojë ëmbël dhe të dashur që e donin të gjithë. Ish-deputeti shprehet se Shanos nuk iu gjend një vend në spitalin ku punoi për rreth gjsmë shekulli.
Ish deputeti Gledion Rehovica ka folur menjëherë pas largimit të 112 grave të LSI-Berat. Ai ka deklaruar se po vazhdon pastrimi i LSI-së nga “llumi”. “Ju e patë edhe sot që jemi në kuadrin e vazhdimit të pastrimit të LSI-së nga llumi, pastrim që do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim”-,ka thënë Rehovica. Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme është njoftuar se112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.