Author: tirana

Këtë të hënë, arsimi parauniversitar do t’i rikthehet skenarit të mëparshëm pas një jave mësimi online . Nxënësit e ciklit fillor nga klasa e 1 në të 5 si dhe maturantët do të shkojnë në shkollë. Ndërsa nxënësit e klasave nga e 6-ta në të 11 do të vijojne me procesin mësimor të kombinuar, dy ditë në shkollë dhe tre ditë në shtëpi. Orët do të jenë të reduktuara dhe variojnë nga 25 deri në 30 minuta. Mësimi online do të vazhdojë vetëm për 250 shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë dhe me përhapje të…

Read More

Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech është gati 99 për qind efektive për parandalimin e sëmurjes serioze apo vdekjes si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Izrael, teksa ka ofruar disa të dhëna pas vaksinimit të një pjese të popullsisë. Izraeli është duke udhëhequr në botë, në garën për vaksinim pasi deri tani një dozë të vaksinës së Pfizer/BioNTech, ua ka dhënë gati gjysmës së popullsisë prej 9 milionë banorëve.Rreth 2.9 milionë banorë izraelitë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se të dhënat kanë treguar se vaksina është…

Read More

Dramë familjare për Ronaldinjon. Siç raportohet nga “AS”, nëna e ish-mesfushorit të Barcelonës, Miguelina Eloi Assis dos Santos, ka humbur jetën pas një beteje kundër Covid-19 që kishte zgjatur që nga dhjetori. Ka qenë ylli brazilian, që ka informuar për gjendjen shëndetësore të nënës së tij: “Të dashur miq, nëna ime ka kontraktuar Covid-19 dhe po lufton për një shërim të shpejtë. Ajo është në një njësi të kujdesit intensiv dhe po merr të gjithë kujdesin e mundshëm. Unë ju falënderoj paraprakisht për të gjitha lutjet, energjitë pozitive dhe afeksionin që më tregoni gjithmonë. Eja mami”. Por megjithë përpjekjet e…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit tek të moshuarit personalitet, proces i cili po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ka takuar dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili po merrte dozën e parë të vaksinave. Rama e ka pyetur duke iu drejtuar si je o gjigant ndërsa Moisiu i ëhstë përgjigjur se ndihet mirë. Pjesë nga Biseda: Rama-Moisiut: Gjigant si je mirë? Moisiu: Mirë! Rama: Do të ulesh pak se është procesi. Manastirliu: Kjo është salla ku bëhet vaksina, që monitorohet nga mjekët dhe urgjenca kombëtare për çdo problem.

Read More

Këtë paradite në ambientet e stadiumit “Air Albania” është duke u kryer vaksinimi i personaliteteve mbi moshën 80-vjeç. Regjisori i njohur Piro Milkani, është pjesë e listës së personaliteteve që do të vaksinohen gjatë kësaj të diele. Teksa doli nga ambientet ku po kryhet vaksinimi, Milkani tha se ndihet shumë mirë dhe shtoi se vaksinimi është në dobinë e të gjithëve. Regjisori bëri një krahasim me gripin spanjoll, të ndodhur 100 vite më parë. Milkani nënvizoi se ndryshe nga pandemia e atëhershme, ku humbën jetë miliona njerëz, këtë herë ai shpreson se do i rikthehemi shumë shpejt normalitetit. “Pas 6…

Read More

Policia e Korçës ka goditur këtë të diel një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë…

Read More

Rama i ka cilësuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar si ‘kastë’ që e kthyen drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet dhe nëse nuk do të ishte ky abuzim i tyre politikanët nuk do të ishin treguar kaq të papërgjegjshëm. Rama tha se shteti i së drejtës duhet të vetëdijesohet dhe nëse do të kishte ndodhur më parë do kishim këto raste ekstreme duke iu referuar rastit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxhës, e cila u arrestua nga SPAK. “Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë…

Read More

Një i moshuar, 91 vjeç, ka shkuar sot në “Air Albania” për të marrë vaksinën kundër koronavirusit, ndonëse nuk ishte njoftuar se sot ishte radha e tij për t’u vaksinuar. Në “Air Albania” po vaksinohen sot personalitetet e moshuar, ndërsa para gazetarëve, 91-vjeçari tha se edhe ai është personalitet sepse është veteran lufte. Pavarësisht se gazetarët i thonë se a nuk mund të vaksinohet, nëse nuk është lajmëruar, i moshuari drejtohet drejt qendrës së vaksinimit, me bindjen se i takon të marrë dozën e vaksinës. “Unë jam 91 vjeç, kam ardhur për të bërë vaksinën , nuk më lajmëroi njeri,…

Read More

Pas arritjes së 7.020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër, thotë në një intervistë për DË drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Sipas saj vaksinimi po kryehet pa probleme. Në “Planin Kombëtar të Vaksinimit anti Covid-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të popullsisë që do të marrin së pari vaksinën. Sipas tij, ka filluar vaksinimi i personelit të vijës së parë të luftës kundër virusit covid-19, pra ata në spitalet anti covid, personeli…

Read More

Nëse jeni një person që tentoni të shmangni diellin, vuani nga alergjitë në qumësht ose i përmbaheni një diete të rreptë vegane, mund të jeni në rrezik për mungesë të vitaminës D. E njohur si vitamina e diellit, ajo prodhohet nga trupi në përgjigje të lëkurës që ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Padyshim që gjatë dimrit, mungesa e vitaminës D është më e theksuar. Por, cilat janë pesë shenjat që gjenden në sytë tuaj duke paralajmëruar se mund të keni mungesë të D? Uveiti është ënjtje e uveas që përfshin irisin, trupin ciliar dhe enët e gjakut që mbështesin pjesën…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët e Elbasanit. Rama foli edhe për vaksinimin e personaliteteve 80-vjeç, duke theksuar se sipas tij reagimet pas komunikimit të këtij vendimi ka qenë i padrejtë. Gjithashtu ai tha se nisja me personalitete të moshës 80-vjeç është më shumë një shenjë sensibilizmi apo ndërgjegjësimi për ata persona që dyshojnë tek efektiviteti i vaksinës. “Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me disa personalitet që janë 80-vjeçare për të dhënë një mesazh përkujdesjeje për ta sepse shoh njëfarë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një rrjedhje fjalësh për…

Read More