Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama më shumë ka injektuar propagandë sesa ka sjellë vaksina anti-Covid në vendin tonë. Spahia thekson se Rama nuk ka siguruar vaksinë më shumë se për pesë mijë njerëz dhe se pjesa tjetër është vetëm një propagandë qeveritare. Postimi i ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia: EDI RAMA PO INJEKTON PROPAGANDE NE VEND TE VAKSINES ANTI-COVID! Edi Rama është bërë qesharak teksa sillet lart e poshte si Robert Camcakëzi dhe flet për proces vaksinimi kur në fakt më i madh është shpenzimi për propagandën se numri i…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë nga Korça, duke u shprehur se Korça dje dhe sot ka ndryshuar si nata me ditën. Rama shprehet se përpos ndryshimit rrënjësor të qytetit jug-lindor, janë shtuar edhe të ardhurat e ekonomisë vendore. Po ashtu, Rama shprehet se me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale.
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Baldushk të Tiranës. Një i ri, 21 vjeç është gjetur pa shenja jetë, i vetëvarur në një pemë. Policia shprehet se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja të tjera, përpos ato të vetëvarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.
Tirana duket se është kthyer në viktimën e preferuar të Teutës. Skuadra durrsake e mposhti sërish skuadrën bardhe-blu në ‘Selman Stërmasi’ me rezultatin e ngushtë 1-0. Njeriu që vendosi ndeshjen në favor të durrsakëve ishte Lorenzo Vila me golin e shënuar që në minutën e 21 të sfidës. Teuta zhvilloi një lojë relativisht të mirë duke mos e lejuar Tiranën që t’i shkaktojë ndonjë problem gjatë gjithë 90 minutëshit, edhe pse bardheblutë i patën rastet e tyre, duke marrë këto 3 pikë që e ngjisin për momentin në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa edhe Laçi që…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka denoncuar prokurorin e Elbasanit. E ftuar në ‘Kjo Javë’ në News24, Kryemadhi tha se prokurori po përdor pozicionin e tij për të intimiduar e kërcënuar kandidatët e LSI-së për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllain e tij, Besjan Ajazi. Kryemadhi shtoi më tej se Besjan Ajazi është këshilltar i Taulant Ballës dhe kandidat për Partinë Socialiste në qytetin e Gramshit. Kryemadhi kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të rishikojë emërimin e Ajazit në prokurorinë e Elbasanit. “Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht…
Prej javësh shifrat e infektimeve në vendin tonë kanë arritur rekorde, duke detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të vendosin kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Por pavarësisht këtij kufizimi, numri i infektimeve nuk ka ndryshuar, ndaj mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero rekomandon që shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme të qëndrojnë mbyllur deri në fund të marsit. Gjithashtu, Pipero kërkon që gtë reduktohet edhe orari i aktiviteteve të lokaleve dhe restoranteve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. “Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Beratit. Meta shprehet se ka kaluar një pasdite frymëzuese në Berat, duke shtuar se zhvilloi takim me të rinj, të cilët punojnë me përkushtim për qytetin. Postimi i presidentit Ilir Meta: Sot, një pasdite frymëzuese në Berat, i ftuar nga “Rinia për Zhvillimin e Beratit”, me Isufin, Miltiadhin, Avenirin, Alketin e shumë të rinj profesionistë, të cilët punojnë plot përkushtim dhe besojnë në të ardhmen e qytetit të tyre të zemrës. Koha për ide të reja dhe rizgjim të shoqërisë civile.
Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane janë ezauruar dhe spitalet rajonale janë hapur për të trajtuar pacientët që vuajnë nga koronavirusi. Familjarët e këtyre pacientëve që kanë zgjedhur Kosovën për t’u kuruar kanë deklaruar së spitalet në Shqipëri nuk kanë siguri, duke shtuar se shërbimi është i dobët. Ata gjithashtu tregojnë se doktorët në spitalin e Prizrenit nuk i kanë kërkuar asnjëherë para, dhe madje nuk i pranojnë kur këta kërkojnë t’i japin. “Ka shumë ndryshim me Tiranën. Në radhë të parë doktorët janë…
Në emisionin “Kjo Javë” në News24 kanë ardhur edhe dëshmitë e infermierëve dhe pacientëve me COVID-19. Gazetarja Nisida Tufa ka qenë sot në urgjencën e Spitalit Infektiv ose ndryshe COVID 1 ku ka parë çfarë ndodhme mbërritjen e pacientëve. Kryeinfermierja Suzana pohoi se fatkeqësisht sa vjen dhe pacientët vijnë në spital në gjendje më të rënduar. “Pacientët vijnë në gjendje të rëndë. Kemi një menaxhim të mirë, e lodhshme për stafin por është trajnuar për këtë punë”, tha ajo. Po kështu ka ardhur dhe zëri i pacientëve, disa prej tyre të përmirësuar ndjeshëm pas mbërritjes në spital. “Staf i mrekullueshëm,…
Dashi – Të kapshëm dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, ju do të tregoni aftësi të madhe në marrëdhënie, duke i përballuar të gjitha problemet. Do të jetë një fundjavë e këndshme me miqtë, por paksa e paqëndrueshme për zemrën, të cilën do ta ndjeni si një anije në det të stuhishëm. Sigurisht, dëshirat tuaja do të jenë të nxehta. Do të keni raport të mirë me Binjakët dhe Luanin dhe diskutime me një Dash tjetër. Demi – Nëse organizoni një udhëtim ose duhet të diskutoni me dikë, kushtojini vëmendje keqkuptimeve pasi mund t’ju shkaktojnë të papritura të bezdisshme. Fundjavë për…
Ish-drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Greqisë, njëkohësisht edhe regjisori i njohur, Dhimitris Ligniadhis është arrestuar pak minuta më parë me akuza për abuzime seksuale dhe përdhunime të herë pas hershme jo vetëm ndaj aktoreve por edhe ndaj minoreneve siç shkruajnë mediat greke. Kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë pas disa denoncimeve të bëra ndaj tij, ndërsa vetëm dje ministrja e Kulturës në një konferencë shtypi ka pranuar se nuk kishte dijeni për këtë anë të karakterit të tij. Sipas korrespodentit të Top Channel në Greqi, ai ka abuzuar edhe vajza shqiptare. Ndërkohë gjithë partitë opozitare greke kanë…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu ka bërë apel qytetarëve që kanë marrë gjoba nga policia për masat antiCOVID t’iu drejtohen gjykatave. Kjo, pasi sipas saj, policia e shtetit nuk mund t’iu vendosë gjoba pasi është institucioni i higjienës ai që gjobit. Kryemadhi tha në “Kjo Javë” në Neës24 se policët e terrenit janë më të egër se ajo vetë kundër qeverisjes dhe janë prezentë në takimet e saj nëpërmjet të të afërmve “Iu jam shumë mirënjohës policëve të terrenit që janë më të egër se unë kundër qeverisjes së Edi Ramës. Ata janë prezentë, ndoshta jo vetë por me…