Author: tirana

Sonte “Për’puthen Prime”, do të vijë në një format tjetër, dy ish-konkurrentet e emisionit, Ana dhe Shqipja do të rikthehen në Prime. Këtë e bëri të ditur autorja e emisionit Olsa Muhameti përmes një videoje të publikuar bashkë me Shqipen dhe Anën. “Ju prezantoj me opinionistet Prime”, ka shkruar ajo në një foto të postuar në Instastory. Ndryshe, në këtë përgjegjësi nuk i kemi parë asnjëherë do ta shohim se çka do të ndodh sonte në emision.

Read More

Dita e sotme do të jetë më një mot të mirë, diell dhe rritje të lehtë të temperaturave. Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të ngrohta mbi territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit, herë pas here do kemi kalime vranësirash nëpër territor. Edhe nata VIJON në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar ne det dallgëzim të ulët.

Read More

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë. Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptar nga Kosova Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, të cilit hapën dyert për të gjithë ata qytetarë në nevojë. Madje treguan edhe njëherë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e traditën shqiptare – se duhen ndihmuar të tjerët në ditët më të vështira. Ari dhe Blinera këto ditë kanë shërbyer…

Read More

Florian Marku mposht Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e tetë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja. Në raundin e katërt Marku e tronditi keq anglezin Charlton. Raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë. Në raundin e nëntë përfundoi gjithcka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar.…

Read More

“South Park” do të rikthehet pas një viti me një episod të veçantë muajin e ardhshëm. Regjisorët Trey Parker dhe Matt Stone kanë deklaruar se po sjellin “Specialen e Vaksinimit” për admiruesit. Ndjekur nga episodi “Speciali i Pandemisë”, episodi i ri do të paraqesë qytetarët që tentojnë të sigurojnë vaksinat kundër Covid-19, shkruan NME. Episodi i ri vjen pas konfirmimit për datën e premierës së sezonit të 24 të serive të animuara, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Read More

Një nga çiftet që publiku pëlqente shumë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur Jonida duke deklaruar se është single. Mirëpo ndonëse Jonida e tha së fundmi ndarjen, në fakt ajo dhe Romeo nuk janë bashkë që prej nëntorit. “Prive” raporton se ndarja ka qenë paqësore, aq sa kur shkëmbehen në rrugë nuk ia kursejnë njëri-tjetrit një përshëndetje. Arsyet e ndarjes dyshja nuk i kanë bërë të ditur akoma. Kujtojmë se ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi së aktori Romeo Veshaj ka nisur një romancë me vajzën e ministrit të Mbrojtjes,…

Read More

Debatet, zënkat, hatërmbetjet, shpeshherë janë shkaktarët që çojnë pjestarë të një familjeje të shkëpusin marrëdhënien dhe komunikimin me njëri-tjetrin për vite të tëra. Ndonjëherë ndodh që midis motrave dhe vëllezërve për shkak të një debati të krijohet një distancë e madhe midis tyre dhe familjeve që kanë krijuar. E tillë ishte edhe historia e Izabelës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Izabela në studio rrëfeu historinë se si kishte nisur debati midis tezes, Shqipes dhe nënës së saj, Verës. Sipas Izabelës, Vera dhe Shqipja kishin qenë gjithmonë shumë të afërta me njëra-tjetrën…

Read More

Izmir Smajlaj është shpallur sërish kampion i Ballkanit në salla të mbyllura. Atleti i njohur shqiptar i kërcimit së gjati tregoi edhe një herë cilësitë e tij në garën e zhvilluar këtë të shtunë në Stamboll. Smajlaj kërceu 7 metra e 91 centimetra duke kaluar të gjithë kundërshtarët. Sportisti tjetër shqiptar Franko Burraj mori medalje argjendi në 400 metra, duke u shpallur nënkampion i Ballkanit me kohën 47 sekonda. Të dy atletët do të marrin pjesë në Mitingun e Beogradit pas pak ditësh, ndërsa në në fillim të marsit do të garojnë në Kampionatin Europian në Poloni.

Read More

Sabinella Ayazbaeva i ka pesë fëmijë të vegjël. Ajo vijon kurse të psikologjisë në universitet dhe mban një punë me orar të shkurtuar në një qendër rinore në qytetin e saj në Kazakistanin qendror. Por ajo ndan kohën e saj për të marrë pjesë në fushatën kundër ekstremizmit, të cilën e ka organizuar ky shtet. Fushata ka për qëllim paralajmërimin e të rinjëve kundër rreziqeve nga grupet terroriste, të cilat synojnë rekrutimin e anëtarëve të rinj në internet, përmes përdorimit të fesë. Ayazbaeva është e veja e një luftëtari të grupit militant të ashtuquajtur, Shteti Islamik (IS). Ajo bën pjesë…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar debatet mes kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Kryemadhi thotë se kryeministrit i kanë shteruar mendimet. Sipas saj, Rama nuk është më i përqendruar tek problematikat, ndaj merret me presidentin. Ndërsa për Institucionin e Presidentit, Kryemadhi thotë se është në krye të detyrës. “Shikoj një shterim të mendimit të kryeministrit, shikoj një mungesë qartësie të një kryetari partie që është në fushatë. Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja se ku ikën Ilir Meta, u shqetësoka Rama. Marrëdhënia e Metës me Ramën është marrëdhënie që Rama ka qenë shkaktari jo i shpartallimit të…

Read More

Si pasojë e ngjarjeve të fundit që janë zhvilluar në Fushë Krujë policia ka ngritur postoblloqe në rrugë. Postoblloqet  janë ngritur me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tjera kriminale apo për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Gjithshtu nga burimet mësohet se në rrethin e Krujës do të jenë Forcat e armatosura dhe përfaqësues nga ministria e Mbrojtjes. Ndër të tjera mësohet se në postobllok do të kontrollohet nga efektivët e policisë çdo automjet që duket i dyshimtë.

Read More